VMRO-DPMNE dhjetë vite premton kartela shëndetësore dhe rekomandime elektronike

Recetat dhe rekomandimet prej letre ende jepen në formë të letrës. Foto: Vërtetmatësi.

 HEQJA E LIBREZAVE SHËNDETËSORE DHE KARTONËVE TË KALTËR  

 Për momentin të qytetarët i mbajnë me vete librezat shëndetësore gjatë çdo kontrolli në shtëpitë shëndetësore, furnizimit me barna në barnatore etj.. gjegjësisht gjatë përdorimit të shërbimeve shëndetësore. Me kompletimin e plotë të sistemit në shëndetësi do të tërhiqen nga përdorimi librezat shëndetësore. Sipas shembullit të shteteve të Unionit Evropian, qytetarët që do t’i vizitojnë shtëpitë shëndetësore, barnatoret do të duhet të mbajnë vetëm kartelën elektronike shëndetësore, me ç’rast do të lehtësohet mënyra e përdorimit të shërbimeve shëndetësore, mënyrë më efikase e ruajtjes së të dhënave, etj. Bartës: Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me FSSHM-në. ( AFATI: Janar 2018)

HEQJA E RECETAVE DHE REKOMANDIMEVE NË LETËR

Deri më tani format për recetë dhe udhëzim jepen nga ana e institucionit shtetëror në letër. Sipas shembullit të shumë vendeve në BE, do të hiqen format në letër për udhëzim dhe recetë dhe vendosjen e recetës elektronike, gjegjësisht udhëzimit. Për vendosjen e e-recetës/e-udhëzimit është e nevojshme zbatimi i nënshkrimit elektronik i cili është i mundshëm me kartelën elektrike shëndetësore. Efektet nga Projekti do të zvogëlonin shpenzimet për shtypje të këtyre formateve dhe barrën e administruese të punëtorëve shëndetësor, si dhe shërbim më të shpejtë dhe më efikas për pacientët. Realizues: Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me FSSHM. (AFATI: VITI 2018)

 

ARSYETIM

 VMRO-DPMNE në programin e saj zgjedhor me të cilën e kërkon besimin e qytetarëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, në faqen 424 përfshiu edhe dy premtime të cilat në 10 vitet e fundit janë dhënë në të të gjithë zgjedhjet, duke filluar që nga vitit 2006 kur partia erdhi në qeveri. Premtimi për heqje të librezave dhe kartonëve të kaltër dhe për heqje të rekomandimeve dhe recetave të letrës, me të cilat duhej të lehtësohej puna e mjekëve dhe farmacistëve dhe që do t’ju kursente kohë si punonjësve edhe pacientëve, por  do të paraqiste edhe kursim, është realizuar pjesërisht.

 

Për herë të parë VMRO-DPMNE premtimin për sistem të integruar kompjuterik shëndetësor dhe kartela elektronike shëndetësore e dha në programin e saj zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006. Premtimet e dhëna në kapitullin e shëndetësisë ” E projekte” ( faqe 84). ndërsa afati për realizim ishte për vitin vijues 2007.

 Realizim i sistemit shëndetësor kompjuterik të integruar dhe vendosje të kartelave elektronike shëndetësore ( Afati: 2007)

Premtimi i më poshtëm është përshkruar më gjerësisht në faqe 85 – (“Shëndetësia elektronike”)

Qeveria e VMRO DPMNE-së, me qëllim të rritjes së kapacitetit të shërbimeve në shëndetësi në fund të mandatit të saj, do të sjell karton shëndetësor të vetëm dhe identifikim të ri shëndetësor në formë të çipit (kartela shëndetësore elektronike) me mundësi të arkivimit të një numër të madh të të dhënave të secilit pacient…

Premtimin për kartela shëndetësore e gjejmë edhe në programin e VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2008, në pjesën Kujdesi shëndetësor primar, faqe 167, me çka këtë herë afati për realizim është viti 2010,

 Vendosja e kartelave elektronike dhe kompjuterizim i shëndetësisë do ta zvogëloj administratën dhe do të mundësoj përmirësim të efikasitetit dhe qasjes deri tek informatat për të siguruar dhe mjekët ( Afati: 2010)

Në pjesën ” Barnat” në faqe 169, sërish, e hasim premtimin për receta elektronike, sipas shembullit të Izraelit, ndërsa si afat theksohet shtatori i vitit 2008.

Do të mundësojmë qasje tek barnat nëpërmjet realizimit automatik për çdo recetë të shkruar nga mjeku amë në të gjithë barnatoret me vendosjen e sistemit për dhënie të barnave dhe recetave të ngjashëm me sistemin e Izraelit ( Afati: shtator 2008)

Premtimet për kartën elektronike dhe recetën elektronike janë edhe në programin me të cilin partia kërkoi votën e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011, por të dhëna në një normë. në faqe 234.

 SISTEM INFORMATIKË I INTEGRUAR NË SHËNDETËSI DHE KARTELA ELEKTRONIKE SHËNDETËSORE

Do të finalizojmë  projektin e kompjuterizimit të gjithë sistemit shëndetësor i cili do të ndodh në disa faza që ka për qëllim final ndërrimin e librezave shëndetësore me kartela të reja elektronike dhe vendosjen e dosjes medicinale elektronike për secilin qytetarë, vendosjen e ueb-portalit të centralizuar i cili i përmban të gjithë informatat e nevojshme për subjektet të kyçura në sistemin shëndetësor dhe do të jetë në nivel të informimit më të shpejtë dhe më kualitativ të qytetarëve dhe sigurimin e ndihmës së duhur shëndetësore. Këto dy projekte projekte vendimtare për sistemin shëndetësor mundësojnë përfitime të mëdha për të siguruarit dhe për ata të cilët kujdesen për sistemin shëndetësor:

– Qasja e mjekut deri te gjendja e përgjithshme dhe historia e pacientit. Diagnozat e vendosura do të jenë më cilësore, nuk do të ketë parashtrim të të njëjtave pyetje prej mjekëve, do të ketë më pak pacient të revoltuar, do të ketë më shumë kohë për shërim të pacientit, do të shkurtohet koha e pritjes për vizitë;

– Heqja e versioneve të letrës së kartelave shëndetësore dhe regjistrim i pacientëve të jashtëm. Me këtë do të mundësohet më shumë kohë për aplikim të terapisë, vendosjen e të dhënave në formë elektronike vetëm një herë (dhe jo si deri më tani në disa vende në formë letre), zvogëlim të harxhimeve të punë; 

– Heqja e versionit të vjetër të recetave – me receta elektronike, terapia e përgjithshme për pacientin do të shkruhet në sistemin dhe në kartelën elektronike. Në atë mënyrë, pacienti në barnatore do të jep vetëm kartelën elektronike dhe do të marr terapinë të cilën ia ka shkruar mjeku amë. Efekti do të kursej kohë dhe eliminim të gabimeve të padëshiruara;

– Me këtë mundësohet reagim në kohë të duhur nga shërbyesit në ndihmën e shpejtë për gjendjen e përgjithshme të pacientit, të sëmurëve kronik, alergjive për të cilat pacienti nuk është në gjendje të përgjigjet, nuk është i vetëdijshëm, gjegjësisht terapi përkatëse SHPËTIM I JETËS SË NJERIUT. 

Me kartelën shëndetësore elektronike do të ndërrohen edhe libreza dhe kartonët e kaltër. Të siguruarit dhe kompanitë nuk do të duhet të vinë deri në zyrat shërbyese të FSSHM. (Realizues: Ministria e Shëndetësisë dhe FSSHM. Afati: viti 2012 për kartelën elektronike shëndetësore, Aftai: 2012-2020 për sistem informatikë të integruar shëndetësor)

Vendosja e vitit 2012 për kartelën shëndetësore elektronike (të rikujtojmë, afati i parë është viti 2007, do të thotë pesë vite më parë) ndërsa për sistemin shëndetësor deri në vitin 2020 është jokonsekuente, edhe pse  partia në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 ka luftuar për mandat deri në vitin 2015.

Gati premtime të njëjta në programin më të ri, për zgjedhjet e 11 dhjetorit, janë premtimet e dhëna për zgjedhjet parlamentare në vitin 2014, në faqe 307 në suaza të pjesës: Mbrojtja shëndetësore”, me të cilat VMRO DPMNE premton se edhe librezat edhe recetat edhe udhëzimet në letër do të mbeten e kaluar në vitin 2015.

PROJEKT: HEQJA E RECETAVE DHE REKOMANDIMEVE PREJ LETRE 

Deri më tani format për recetë dhe udhëzim jepen nga ana e institucionit shtetëror në letër. Sipas shembullit të shumë vendeve në BE, do të hiqen format në letër për udhëzim dhe recetë dhe vendosjen e recetës elektronike, gjegjësisht udhëzimit. Për vendosjen e e-recetës/e-udhëzimit është e nevojshme zbatimi i nënshkrimit elektronik i cili është i mundshëm me kartelën elektrike shëndetësore. Efektet nga projekti do të zvogëlonin shpenzimet për shtypje të këtyre formateve dhe barrën e administruese të punëtorëve shëndetësor, si dhe shërbim më të shpejtë dhe më efikas për pacientët. (Realizues: Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim në me FSSHM. AFATI: TRE MUJORI I TRETË I VITIT 2015)

 

HEQJA E LIBREZAVE SHËNDETËSORE DHE KARTONËVE TË KALTËR  

 Për momentin të qytetarët i mbajnë me vete librezat shëndetësore gjatë çdo kontrolli në shtëpitë shëndetësore, furnizimit me barna në barnatore etj.. gjegjësisht gjatë përdorimit të shërbimeve shëndetësore. Me kompletimin e plotë të sistemit në shëndetësi do të tërhiqen nga përdorimi librezat shëndetësore. Sipas shembullit të shteteve të Unionit Evropian, qytetarët që do t’i vizitojnë shtëpitë shëndetësore, barnatoret do të duhet të mbajnë vetëm kartelën elektronike shëndetësore, me ç’rast do të lehtësohet mënyra e përdorimit të shërbimeve shëndetësore, mënyrë më efikase e ruajtjes së të dhënave, etj. (Realizues: FSSHM. AFATI: VITI 2015)

“Vërtetmatësi” ka shkruar tashmë për problemet me recetat prej letre dhe rekomandimet, si dhe për problemet me librezat e shëndetësisë. Por, prej atëherë situata dhe problemet kanë evoluar edhe më shumë, ndërsa edhe sot, siç u bindëm në disa vizita në barnatore dhe në tre institucione shëndetësore të ndryshme, pacientët ende me vete mbajnë libreza shëndetësore me receta dhe rekomandime në barnatore dhe në vizita te specialisti , edhe pse funksionon dhe sistemi elektronik shëndetësor, duke u bërë një lojë e dyfishtë.

Megjithatë, dëshmia më e mirë që të gjithë premtimet e dhëna nga VMRO-DPMNE-së në të gjithë zgjedhjet parlamentare nga vitit 2006 deri tani nuk janë realizuar ose janë realizuar pjesërisht, është premtimi më të ri për kartela elektronike, receta dhe rekomandime në programin e ri të VMRO-DPMNE-së, të cituara në fillim të këtij teksti.

 

BURIME

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.