VMRO-DPMNE: “Çdokund të sigurt”

Rritja e ndjenjës së sigurisë, veprimi parandalues, por edhe efikasiteti më i madh gjatë zgjidhjes së veprave penale në të gjitha fushat mbeten në krye të listës së prioriteteve të qeverisë së VMRO-DPMNE-së. Me përfundimin e projektit “Qytet i sigurt” do të mundësohet video-mbikëqyrje 24-orëshe e sigurisë në pjesët më frekuente të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. [Afati: qershor 2012]

Me nënshkrimin e marrëveshjeve për shkëmbim ndërkombëtar, në bazë të reciprocitetit, do të mundësohet qëndrimi i nëpunësve policorë nga Maqedonia në vendet fqinje dhe vendet ku në periudha të caktuara (pushimet vjetore, festat etj.) qëndrojnë numër më i madh i qytetarëve të Maqedonisë.

Arsyetim:

Deri tani janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërkombëtar me Serbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. [Аzhurnuar më: 03.07.2012]

Në kuadër të projektit “Qytet i sigurt” mbi 600 kamera policore janë vendosur në Shkup, Tetovë dhe në Kumanovë. Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, është mundësuar video-mbikëqyrje 24 orëshe në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa në fazën e ardhshme do të përfshihet edhe Tetova. Duke pasur parasysh se afati për fillimin e video-mbikëqyrjes në tri qytetet ishte qershori i vitit 2012, ndërsa mbikëqyrja ka filluar vetëm në dy qytete, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar. [Аzhurnuar më: 11.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.