VMRO-DPMNE: Blerja e vagonëve të ri/të reparuar për transport të mallrave

Duke i parë nevojat e ekonomisë për transport nëpërmjet hekurudhave për periudhën e ardhshme afatmesme, e poashtu duke i pasur parasysh edhe direktivat e BE-së për transport modern me shpejtësi prej 100-120 km/orë dhe komunikacion ekologjik, imponohet nevoja për blerjen e vagonëve të ri/të reparuar për transport të mallrave. Mjetet në vlerë prej 15 milionë eurosh janë planifikuar të sigurohen nga institucionet financiare ndërkombëtare. [Afati: 2013-2016]

Arsyetim:

Më 1 tetor 2012, do të nënshkruhet marrëveshje për blerjen e 150 vagonëve për transport të mallrave dhe udhëtarëve dhe rekonstruim të 6 lokomotivave. Marrëveshjen do ta nënshkruajë zëvendëskryeministri dhe ministri për financa, Zoran Stavreski, me Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Ky projekt do të jetë me vlerë prej 50 milionë eurosh.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska