VMRO-DPMNE: 12 mijë denarë për shërim jashtë vendit

Do ta ndryshojmë Dispozitën për lartësinë e participimit gjatë shërimit jashtë vendit, gjegjësisht do të mundësojmë që shuma maksimale e pjesëmarrjes së personit të siguruar të jetë 12.000 denarë. Me nënshkrimin e marrëveshjeve me spitalet e huaja dhe me ndryshimet përkatëse të ligjeve dhe të akteve nënligjore, do t’i lirojmë personat e siguruar nga Maqedonia nga pagesa e participimit e cila tani është 20% e vlerës së operimit jashtë vendit. Efekti do të jetë që do t’u jepet fund apeleve për ndihmë nëpërmjet mediumeve, për shkak të halleve të prindërve ose pacientëve që t’i sigurojnë ato 20%. Bartës: Ministria për shëndetësi dhe FSSHM-ja. [Afati: 2015]

Arsyetimi:

Sipas informatave nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria për shëndetësi dhe Fondi për sigurim shëndetësor, pacientët që do të kenë nevojë për shërim jashtë vendit, prej 1 janarit të vitit 2013 këtë do të mund ta bëjnë duke paguar më së shumti 200 euro për shërimin e tyre jashtë vendit. Zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, njoftoi se procedura për ta fituar të drejtën për shërim jashtë vendit mbetet e njëjtë, me atë që me ndryshimet e reja, pacientët do të paguajnë harxhim personal më së shumti 12.000 denarë pa marrë parasysh se sa është shuma e përgjithshme për shërim gjatë intervenimeve të caktuara.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.