Viti 2016 – si filloi dhe si mbaroi?

Nivel i lartë, rekord i borxhit publik - Maqedonia vazhdon që të marr hua.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë për Financa, deri në fund të tremujorit të tretë ekonomik, borxhi publik në vlerë absolute ka qenë 4,75 miliardë euro ose 50,6% e PBB-së, që është niveli më i lartë i matur deri më tani. Në vitin 2016 ky borxh u rrit, para së gjithash, si rezultat i marrjes së huas nëpërmjet eurokambialit në vlerë prej 450 milionë eurosh. Në krahasim me vitin 2015, borxhi i brendshëm shënon rritje dhe kap vlerën prej 1,40 miliard eurosh.

 

Shkruan: Aneta Dodevska

(Analiza javore ekonomike “Portalb”)

Rrogë mesatare neto prej 362 eurosh. Varfëri e zvogëluar, punësim i shtuar. Sipas statistikës zyrtare, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik prej rreth 23%. U paralajmërua investime të reja, mirëpo nuk u realizuan investimet shtetërore, kapitale. Këta tregues ekonomikë, sipas një pjese të ekonomistëve, shoqërohen me disa pyetje të rëndësishme: sa nga të punësuarit që marrin rrogë, praktikisht e marrin mesataren republikane, a u zvogëlua papunësia si rezultat i punësimeve aktive në sektorin privat dhe sa ndikoi në këtë shpërngulja e popullsisë së aftë për punë. Pse, nëse kishte investime të huaja, Maqedonia edhe më tutje mbeti në grupin e vendeve me nivel më të ulët të IHD-ve në krahasim me Prodhimin e brendshëm bruto. Si përfundon viti 2016 dhe si u shënua në planin ekonomik?

 

SHOK NË BURSË, INVESTIME, BORXHI PUBLIK

Në shenjë të krizës politike, e cila solli edhe paqartësi të thellë, ekonomia arriti të shënojë përqindje pozitive të rritjes ekonomike, mirëpo sipas një pjese të analistëve, mirëpo që është e pamjaftueshme për ta përmirësuar në të mirë standardin jetësor. Në vitin që kaloi, borxhi publik arriti në nivelin më të lartë, dhe vazhduan politikat e favorizimit të kompanive të huaj, kundrejt atyre të vendit, thotë për Portalb.mk, Sllobodan Najdovski.

Niveli i borxhit publik më në fund e shqetësoi publikun e Maqedonisë. Prandaj, tejkalimi i kufirit psikologjik prej 50 për qind të PBB-së është ngjarje që e shënoi vitin 2016. Në lidhje të ngushtë me ngjarjen e parë është edhe eurokambiali prej 450 milionë eurosh, të cilat janë shfrytëzuar ekskluzivisht për nevoja buxhetore që nuk do të kenë efekt mbi rritjen e ekonomisë së Maqedonisë. Do ta veçoja edhe politizimin e bursës në prill dhe intervenimin e Bankës Popullore. Lënien pas dore të ekonomisë së vendi në kurriz të mbështetjes dhe stimulimit financiar nga buxheti shtetëror të kompanive të huaja”, vlerëson Najdovski.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë për Financa, deri në fund të tremujorit të tretë ekonomik, borxhi publik në vlerë absolute ka qenë 4,75 miliardë euro ose 50,6% e PBB-së, që është niveli më i lartë i matur deri më tani. Në vitin 2016 ky borxh u rrit, para së gjithash, si rezultat i marrjes së huas nëpërmjet eurokambialit në vlerë prej 450 milionë eurosh. Në krahasim me vitin 2015, borxhi i brendshëm shënon rritje dhe kap vlerën prej 1,40 miliard eurosh. Qeveri u fut në borxhe të reja, u rritën shpenzimet buxhetore për pensione dhe rroga. Kështu, në vitin 2016, përsëri u rritën pensionet.

Definitivisht trend negativ është vazhdimi i politikës së rritjes së borxhit publik, i cili arriti në nivel kritik, ndërsa paratë shfrytëzoheshin për të financuar projekte joproduktive dhe jokapitale. Njëra nga ngjarjet, gjegjësisht gjendjet e vitit 2016, është edhe trendi në rritje i emigrimit të njerëzve, veçanërisht largimi i të rinjve nga Maqedoni. Pikërisht ky trend do të na kushtojë shumë të gjithë neve për shkak se shteti nuk ka resurse të tjera të kapitalit njerëzor. Sigurisht që edhe kriza politike ndikoi për mungesën e perspektivave të qarta ekonomike, që ndikoi në zvogëlimin e fuqisë blerëse të qytetarëve, dy të tretat e të cilëve jetojnë madje me 5 dollarë në ditë, thotë analisti për “Portalb”, Visar Ademi.

Se ekonomia e vendit u ballafaqua me probleme të likuiditetit dhe u përmbajt nga investimet, tregojnë edhe të dhënat për aktivitetin kreditor. Në periudha të caktuara, numrat tregonin se ka zvogëlim të depozitave të firmave dhe përqindje më të ulëta të kreditimit të sektorit privat në krahasim me pritjet. Një pjesë e biznesmenëve shpesh alarmuan se koncepti i mbështetjes së firmave të huaja i diskriminon ato të vendit, të cilat duhet të jenë bartëse të ekonomisë.

Koncepti i këtillë i tërheqjes së investimeve të huaja mendojmë se është i gabuar, dhe ai para së gjithash është jotransparent dhe nuk e dimë se sa para tona nga buxheti shkojnë në xhepat e të huajve, pastaj e keqja më e madhe që është bërë me këtë koncept është atraktiviteti ynë me fuqi të lirë punëtore, për shkak të të cilit kemi punësime të shumta. Ne duhet të synojmë drejt investimeve që kanë vlerë më të madhe të shtuar dhe të cilat, gjithsesi, do të kërkojnë kuadro cilësore dhe të cilët, gjithsesi, do të paguhen së paku në bazë të rrogës mesatare në Maqedoni. Procesi i ardhjes dhe largimit të investitorëve të huaj që është i panjohur për publikun dhe përderisa nuk është transparent nuk mund të themi saktësisht pse dhe si, deklaroi për Portalb Fatmir Bytyqi nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë, tremujori i tretë përfundoi me rritje ekonomike prej 2,4 për qind, mirëpo për shkak të paqartësisë së përgjithshme, Banka Popullore dhe qeveria i reviduan pritjet iniciale optimiste për rritje të ekonomisë prej më shumë se 3,5 për qind.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.