Vetëm Prokuroria mund të vlerësojë nëse ka pasur shkelje gjatë ndarrjes së granteve

Zoran Zaev gjatë ndarjes së granteve Foto: Ueb faqja e Qeverisë së RM

 

Kryeministri Zoran Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit në seancë në Parlament, tha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente: 

Në kësi rrethanash bëhet fjalë për punë vetëm në aspektin etnik. Shkelje të ligjit nuk ka vetëm për këtë, siç është  ligji për antikorrupsion dhe përplasje të interesave dhe në gjithë ligjet e tjera, nenin 5 të cilin e cituam konkretisht për deputetët, është i qartë dhe preciz kur ka shkelje ligjore ose përplasje të interesave. Por, ligji për hir të së vërtetës nuk i ndanë pritshmërit e qytetarëve. Edhe për këtë ekziston raporti etik, i cili në këtë rast është vërtetuar…Me kriteret e Fondi kjo ishte qartë e definuar – të drejtë aplikimi kanë të gjithë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme…Në aspketin etik reaguam në kohë dhe u përgjigjëm në kohë…

[Burimi: Zaev: Nëse duke dikë të shkarkojë…, data: 26.07.2018]

 

ARSYETIM:

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratën e tij – vlerësim për atë se çka ka ndodhur pas skandalit rreth ndarjes së granteve nga ana e shtetit për 79 kompani në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht dha një deklaratë jokonsekuente.

Zaev si lider i partisë qeverisëse dhe kryeministër ka për detyrë të ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve dhe ka të drejtë si politikan të tentojë të zbut dëmin politik prej rezultatit të diskutueshëm të thirrjes publike të Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik. Por, deklarata e tij është jokonsekuente për atë se ai personalisht i protokollon rezultatet e thirrjes dhe jep qëndrim inese ato ndeshen me disa ligje të cilët rregullojnë materien rreth ndalimit të korrupsionit dhe përplasjes së interesave. Praktikisht, Zaev vlerësoi se është bërë sipas ligjeve.

Deklarata e kryeministrit është dhënë tre ditë pas një votimi publik të Prokurorisë Publike Themelore në Shkup, Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formoi lëndë (parahetim), dhe me 25 korrik me urdhër të prokurorit përgjegjës nga Fondacioni për inovacion dhe zhvillim teknologjik ju morr i gjithë dokumenti rreth thirrjes për grante.

Pasi PP të vendos nëse do të hap ose jo hetim, atëherë do të dihet nëse ka pasur dyshime për shkelje ose jo të ligjeve. Do të thotë, vetëm atëherë mund të jepen vlerësime publike se nuk ka pasur shkelje të ligjit dhe i gjithë faji lokalizohet te ana etike, gjegjësisht është shkelur kodeksi etik. Çdo deklaratë dhënë nga pozicioni i kryeministrit, para institucionit kompetent të deklarohet, nga opinioni mund të kuptohet si shtypje eventuale dhe për këtë deklarata e kryeministrit Zaev është devijim nga deklaratat e tij të shpeshta se çdo kush që ka gabuar nuk do të kursehet dhe se institucionet do të zbatojnë ligjit njëjtë për të gjithë.

Por, përveç kësaj arsyeje, deklarata e Zaevit është jokonsekuente dhe për shkak të vlerësimeve të tij kategorike se çka është përplasje interesash, dhe çka jo.

Ai, sipas mediumeve të tjera, thotë se “përplasje interesash është nëse është pjesë e komisionit dhe vendos të ndajë mjete për kompaninë e vet. Këtu bëhet fjalë për kodeks etik”.

Por, edhe nëse është e saktë, nuk është e plotë. Nëse shihen dispozitat e ligjit përkatës i cili ka të bëj me parandalimin e përplasjes së interesave, do të shihet se pasi të realizohet parahetimi ose hetimi do të mund të arrihen përfundime për rastin konkret të ndarjes së granteve.

Sipas Nenin 5 të Ligjit për parandalim të përplasjes së interesave, paragrafi 2 alinea 7, personi zyrtar nuk mund të:

Të ndikojë në marrjes e vendimit gjatë prokurimeve publike ose në çfarëdo mënyre të shfrytëzojë pozitën që të ndikojë në marrjen e vendimit me qëllim që të arrihet interesi privat ose shfrytëzim të pozitës për të ose për persona të afërt. 

Opinioni në këtë moment mund vetëm të ju besojë fjalëve të Zaevit, zëvendëskryeministrit Koço Angjishev, drejtorit të Fondit Jovan Despotovski dhe të tjerëve, se komisionet e para-përzgjedhjes të përbërë prej 50 ekspertëve dhe komisionit final prej 5 ekspertëve të huaj nuk ka qenë lëndë e ndikimit të ndonjë prej funksionarëve ose “personave zyrtar”, siç i definon Ligji. Por, që të vërtetohen fjalët e tyre duhet ta konstatojë edhe Prokuroria.

Së pari, para se të zbulohet në publik, personat zyrtar, siç është definuar sipas Ligjit, nuk kanë kumtuar se mund të kenë interes privat. Ndërsa Ligji e rregullon edhe këtë çështje në nenin 14:

Mbulimi i interesit privat nga ana e personave zyrtar, përbën shkelje të detyrave dhe baza për ndërmarrjen e masave për përgjegjësi përkatëse. 

Kryeministri Zaev, në deklaratën e mbrëmshme thotë se, në një pjesë të tillë etike rreth granteve “kishin reagim në kohë dhe përgjigje”, duke aluduar në atë se funksionarët i kanë thirrur kompanitë e vat të tërhiqen prej granteve. Kjo përsëri është e diskutueshme në radhë të parë, për atë se nuk bëhet fjalë për reagim në kohë, sepse reagimi ndodhi menjëherë pasi gjithçka doli në opinion.

Reagimi në kohë, është ai i kryeministrit, i cili nuk lejoi që kompania “Mamas” të aplikojë në thirrjen për grante, edhe pse ajo ka pasur të drejtë ta bëj atë.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë vlerësimi i Vërtetmatësit për deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, është se ajo është jokonsekuente. 

 

BURIMI:

 

Vlerësimi: Teo Bllazhevski

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni