Verifikimi i fakteve është i rëndësishëm për çdo profesion, jo vetëm për gazetarin

Këtë vit shënimi i kësaj dite ka kuptim të veçantë për Fondacionin sepse portali për transparencë dhe llogaridhënie publike “Vërtetmatësi” , së fundmi edhe zyrtarisht u bë pjesë e Rrjetit ndërkombëtar për verifikimin e fakteve

Rrjeti ndërkombëtar për verifikimin e fakteve (IFCN) në bashkëpunim me organizatat simotra dhe anëtare të gjithë botës, sot shënuan ditën Ndërkombëtare për Verifikimin e Fakteve.

Shumë vite me radhë Fondacioni “Metamorfozis” shënoi këtë ditë me një seri aktivitetesh në suaza të projekteve të saj, në të cilin është pjesë edhe portali “Vërtetmatësi”, Shërbimi për verifikimin e fakteve, Krithink – me mendim kritik deri te qytetarët me anë të mediave, si dhe përmes dy portaleve Meta.mk dhe Portalb.mk

Këtë vit shënimi i kësaj ditë është i veçantë për Fondacionin sepse portali për llogaridhënie dhe transparencë “Vërtetmatës” i cili së fundmi zyrtarisht u bë pjesë e Rrjetit ndërkombëtar për verifikimin e fakteve. Me këtë “Vërtetmatësi” u bë nënshkrues i verifikuar në Kodeksin e parimeve të rrjetit dhe anëtarëve në grupin ekskluziv prej vetëm 66 portaleve të verifikuara të fakteve në nivel botëror.

 

KUFIRI MES GAZETARËVE DHE PËRMBAJTJEVE TË TJERA ËSHTË MJEGULLUAR 

Sipas drejtorit ekzekutues të Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, sot është më e rëndësishme si kurrë më parë që të gjithë të cilët punojnë në krijimin e përmbajtjeve t’i verifikojnë dhe vërtetojnë faktet para se të publikohen sepse kufiri mes gazetarëve dhe përmbajtjeve është mjegulluar.

– Verifikimi i fakteve në kohën e sotme është shumë e rëndësishme për çdo profesion, jo vetëm në gazetari. Metamorfoza në vitin 2011 filloi me verifikimin e fakteve në deklaratat dhe premtimet e politikanëve, më pas prej vitit 2013 filluam edhe me verifikimin e fakteve në mediume që të vazhdojmë me edukimin dhe ndryshimin e mendimit kritik si mënyrë për kundërshtimin e efekteve të shkaktuara prej dezinformatave në mediume – shprehet Bardhyl Jashari, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”.

Në ditën e verifikimit të fakteve – 2 prill, i cili shënohet menjëherë pas një prillit, “ditën e gënjeshtrës”, paraqet thirrje globale në aksionin e më shumë fakteve në politikë, gazetari dhe jetën e përditshme.

Anëtarët e IFNM vlerësojmë se verifikimi i fakteve nuk duhet të jetë diçka që e bëjnë vetëm gazetarët profesional dhe verifikuesit e fakteve në redaksi. Ekzistimi i ekosistemit ndërkombëtar i cili krijon dhe distribuon informacione të sakta thërret që të gjithë të kryejnë pjesën e vet të punës.

METAMORFOZA PREJ VITIT 2011 PUNËN NË VERIFIKIMIN E FAKTEVE 

Fondacioni “Metamofoza” punon në projekte të specializuara për verifikimin e fakteve prej vitit 2011 me krijimin e Vërtetmatësit, si sajt për llogaridhënie dhe transparencë, aktivitetet kryesore të të cilit përfshijnë verifikimin e deklaratave të cilat i japin në publik funksionarët e zgjedhur dhe emëruara, si dhe verifikimin e realizimit të premtimit parazgjedhor të partive politike.

Më tej, prej vitit 2013 deri në vitin 2017 “Metamorfozis” punoi edhe në Shërbimin për verifikimin e fakteve në mediume, i cili ka publikuar në suaza të projektit me të njëjtin emër, detyra kryesore e të cilit ja qenë recenzimi i prodhimeve gazetareske sipas metodologjisë të verifikuar, me qëllim të vërtetimit të vërtetësisë së tyre, por edhe më gjerë vërtetimin nëse ndiqen sipas standardeve profesionale.

Prej vitit 2018 Fondacioni filloi me zbatimin e projektit “Krithink – me mendim kritik deri te qytetarëve me anë të mediave“, qëllimi i të cilit është zgjerimi i medias së shkruar në vend përmes përmbajtjeve edukative dhe informuese dhe mjeteve, të cilat publikohen edhe përmes portalit në projekt.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.