Vërejtje të mëdha për zgjedhjet nga mbikëqyrësit serioz vendas – MOST dhe CIVIL

Zgjedhjet në Maqedoni ende larg "demokracisë". Foto: screnshoot/KSHZ

За разлика од меѓународните набљудувачи, чии прелиминарни извештаи за предизборниот и изборниот процес во Република Македонија содржат релативно мали забелешки, прелиминарните извештаи на домашните две најголеми посматрачки организации МОСТ и ЦИВИЛ се со многу суштествени забелешки за истиот период

 

Për dallim nga mbikëqyrësit ndërkombëtar, raportet preliminare për procesin parazgjedhor dhe zgjedhor në Republikën e Maqedonisë përmbajnë relativisht vërejtje të vogla, raportet preliminare të dy organizatave më të mëdha në vend MOST dhe CIVIL kanë shumë vërejtje thelbësore për të njëjtën periudhë

 

Shkruan: Teofil BLLAZHEVSKI

 

MOST dhe CIVIL në raportet preliminare dolën me vlerësime të ashpra dhe me një numër të madh të parregullsive për gjithë procesin zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare në RM të 11 dhjetorit, që shtuan dyshimin se zgjedhjet janë të komprometuara.

Bëhet fjalë për dy organizata me përvojë të cilat me mbikëqyrje të zgjedhjeve merren me vite dhe të cilët kanë arritur kredibilitet edhe te vendasit edhe te ndërkombëtarët, si edhe te opinioni i përgjithshëm edhe ai profesional. Pikërisht nga këto arsye, vërejtjet e tyre duhet të analizohen më me kujdes dhe të paraqiten para opinionit.

MOST ME VËREJTJE PËR KAMPANJËN DHE KSHZ

Duke paraqitur raportin e tyre preliminar MOST, mes tjerash, konstaton parregullsi për kohën në periudhën parazgjedhore në pikëpamje të përzierjes së shtetit me partin, një prej pyetjeve për të cilat u bisedua edhe gjatë “procesit të përzhinos”:

Gjatë rrjedhës së fushatës nuk u ndalën shtypjet mbi të punësuarit në sektorin publik të rikujtojnë mitingjet partiake ose të votojnë për partinë qeverisëse. Vazhdojë trendi i prezencës së funksionarëve në ngjarjet partiake gjatë kohës së punës, si dhe keqpërdorimi i resurseve. Një pjesë e parregullsive u vërtetuan edhe nga mbikëqyrësit ndërkombëtar. 

Për sa i përket vet kampanjës, MOST regjistruan kampanjën negative dhe frikësimin e votuesve me pyetje të të cilat kanë të bëjnë me kombësinë dhe etnitetin:

Këtë radhë u rrit intensiteti i udhëheqjes së një fushate negative dhe shfrytëzimin e një retorike më të rreptë. Keqpërdorimi i pyetjeve ndëretnike përherë ka qenë pjesë e kampanjës, me akuza për ndryshimin e raporteve të rregullimit të shtetit dhe përdorimit të gjuhëve…

MOST ka vërejtje edhe për Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) edhe atë në disa segmente, duke filluar prej Listës zgjedhore. Në raport përshkruhet procedura e pastrimit të listës në muajt e kaluar dhe numri i të fshirëve nga lista ose të transferuar, edhe përkrah asaj ende ka pasur probleme:

Përsëri, edhe përkrah tentimeve për pastrimin e Listës zgjedhore, në atë ende ekzistojnë regjistrime jokonsistente të cilat janë rezultat i sistemit shumëvjeçar me probleme në udhëheqjen dhe azhurnimin e tij. 

 

Për disa ditë para ditës së zgjedhjeve në ueb-faqen për kontroll të Listës zgjedhore u paraqitën probleme teknike, gjegjësisht një numër më i madh i qytetarëve reaguan se nuk mund të gjejnë emrin…

Organizata ka vërejtje për KSHZ-në edhe në pikëpamje të punës së saj me administratën zgjedhore, por edhe me mënyrën e kërkimit të komisioneve zgjedhore.  Si për shembull, prova e rastit prej 35 komisione zgjedhore, gjatë zgjedhjes së 13 prej tyre, nënkupton gjysmën e tyre, nuk janë respektuar rregullat për pavarësi dhe zgjedhje të rastësishme:

Te 13 prej 25 mbikëqyrësve KZHK konstaton princip jo të zbatuar plotësisht në zgjedhjen rastësore, gjegjësisht përgjatë zgjedhjes së anëtarëve të KE merren parasysh edhe kritere të tjera, si për shembull: njohuri personale me anëtarët e KZHK-së, lidhje farefisnore mes anëtarëve të KE, profesioni etj., edhe pse këto kritere nuk gjenden në Kodin zgjedhor.

Vërejtjet shkojnë edhe në llogari të trajnimit të administratës, e cila, është e njëjtë, po ashtu, edhe pjesë edhe KSHZ-së:

Për sa i përket trajnimit të administratës zgjedhore, ka mospërputhshmëri në lidhje me instruksionet për udhëheqësin e re të KSHZ-së për vlerën e letrës, sipas së cilës rrethimi është e vetmja mënyrë e vlefshme në shënimin e fletvotimit…Kjo solli që një pjesë e anëtarëve zgjedhor të mos jenë konsistent në përcaktimin e vlefshmërisë dhe jo vlefshmërisë së fletvotimit. 

dsc_3627
Darko Aleksov, МОST. Foto: META

 

VOTIM I ASHPËR EDHE NË 2016

Mbikëqyrësit e MOST kanë qenë statik dhe kanë ndjekur votimin gjatë gjithë ditë së zgjedhjeve. Ka pasur edhe 120 ekipe mobile prej nga dy mbikëqyrës , me qëllim që të përfshihen të gjithë vendvotimet. Ja notat e përgjithshme të të gjithë mbikëqyrësve:

Për sa i përket procedurës së votimit në vendvotime, përfaqësuesit  më së shpeshti kanë informuar për votim në grup/votim familjar dhe mosrespektim të fshehtësisë së votimit, keqpërdorimit të procedurës për votim për votuesit të cilët nuk mund të votojnë vet, lëshim e në shpjegim të mënyrës së votimit, si dhe për votuesit të cilët nuk ishin në Listën zgjedhore. 

Gjatë kohë së organizimit të ditës zgjedhore kanë marrë raporte prej vëzhguesve edhe për agjitacion të vendvotimeve, “si dhe për rritjen e numrit të rasteve të fotografimit të fletëvotimit prapa kabinave, gjë e cila tregon për blerje dhe shtypje të cilat kanë ndodhur nëpër vendvotime”.

Vërejtje ka edhe në procesin e numërimit të pas përfundimit të votimit, gjë që përsëri direkt është e lidhur me vërejtje për administratën zgjedhore dhe mënyrën e përbërjes së KSHZ-së dhe anëtarësisë zgjedhore:

Mbrëmjen pas përfundimit të votimit te një pjesë e disa Komisioneve Zgjedhore Komunale janë vërejtur parregullsi dhe punë kaotike, si dhe rregullim i gabimeve teknike në raportet të dërguara deri te anëtarësia zgjedhore. Është vërejtur edhe vendosja e kutive të cilat nuk kanë qenë të printuara me lenta të sigurta, me çka është penguar procedura për paketim dhe mbrojtje të materialit të besueshëm zgjedhor. 

derala
Xhabir Deralla, CIVIL. Foto: screenshot

CIVIL – ZGJEDHJET NUK KANË QENË TË LIRA

Organizata joqeveritare, e cila është më e vogël, por, përsëri, një numër më relevant vëzhguesish në krahasim me MOST, doli me vlerësim të përgjithshëm i cili është më i ashpër se ai ai i vëzhguesve të jashtëm dhe në raport me faktorët vendas dhe ndërkombëtar. CIVIL flet për zgjedhje jo të lira:

Për fat të keq, nuk mundemi të themi se janë mbajtur zgjedhje të lira në Republikën e Maqedonisë. Edhe pse u krijuan kushtet minimale për mbajtjen e tyre, dita e zgjedhjeve 11 dhjetori, si dhe një ditë para sajë, përfunduan me një numër të parregullsive.

CIVIL flet edhe për problemet me anëtarësinë zgjedhore dhe papërgatitshmëri të administratës:

Një numër i Komisioneve Zgjedhore (KZH) ishin skajshmërisht joprofesional dhe shpesh janë sjellë pa etikë, ndërsa një pjesë ka pasur informacioneve të pamjaftueshme për atë se çka duhet të bëhet në vendvotim. Një pjesë e raporteve të vëzhguesve të CIVIL flasin për raste të ndikimit partiak të disa anëtarëve të KZH-ve… 

Kjo organizatë, po ashtu, shënon edhe prezencën e votimit në grup dhe parregullsi të tjera, për të cilat thuhet se gjithsej në 650 raporte nga terreni të paktën përmendet disa parregullsi: 

CIVIL shënon që pas një numër të madh të rasteve ku është vërejtur të shtypje, kërcënime, mbushjes së kutive. votim në grup dhe familjar, keqpërdorim të të miturve dhe blerje të votuesve në të gjithë vendin…

Organizata ka vërejtje të mëdha për Listën zgjedhore për të cilën thuhet se nuk është pastruar dhe është përzier, ashtu që një numër i madh i personave nuk kanë arritur që të realizojnë të drejtën e votës, ndërsa në vend të tyre kanë votuar votues fantom dhe persona, të cilët, në të vërtet kanë vdekur, gjegjësisht dikush tjetër i prezanton si të gjallë.

Vërejtjet janë edhe për këmbim të resurseve shtetërore për qëllime partiake, për kampanjë të fëlliqur, ndërsa sipas të të njëjtit burim është vërejtur edhe shkelja e heshtjes parazgjedhore. Është karakteristik edhe shembulli i vendvotimit në f. Otlja ku në funksion të vëzhguesit partiak ka qenë prezent zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski, i cili ka vepruar kundër normave ligjore.

MOST dhe CIVIL në raportet e tyre dolën me një numër të madh të propozimeve, por edhe kërkuan përgjegjësi edhe nga qeveria ekzekutive dhe përgjegjësi konkrete për anëtarët e komisioneve zgjedhore ose anëtarësive, por kërkuan përgjegjësi edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Që të dy organizatat propozojnë që KSHZ të ketë qasje serioze ndaj procesit para se ta shpall atë zyrtarisht të mbyllen.

Ndërsa CIVIL kërkoi numërim total të votimeve, si dhe revizion të fletëve të votimit të pavlefshme.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.