Vendimi i KSHZ-së nuk është publikuar para kohe, por është vonuar

Aleksandar Çiçakovski. Foto:

 

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski, në intervistën për TV NOVA, mes tjerash, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

Ai vendim (për shpërblimet dhe kompensimet) duhej që të publikohet pasi të realizohej…Kur të realizohej financiarisht, sepse ai vendim shqyrtohet, i jepet sektorit financiar, përgatiten transferimet, dorëzohen deri te Ministria për Financa për realizim…, andaj tani, pasi që të përfundojnë të gjithë procedura atëherë vendim do të paguhet…Nën trysninë e opinionit u publikua para kohe…

[Burimi: NOVA TB, Studio me Aleksandar Çiçakovskin (prej min. 7 deri në min. 12 ), Data: 08.12.2017]

 

ARSYETIM:

Aleksandar Çiçakovski para opinionit tha të pavërtetën duke pretenduar se vendimi për pagesën e kompensimeve, me çka praktikisht kanë ndarë më shumë para si shpërblim për anëtarët e KSHZ-së dhe për më tepër persona, duhej të publikohet pasi të realizohej.

Vendimi duhej që të publikohej menjëherë dhe pa prolongim. Këtë e thotë edhe definimi i përgjithshëm i transparencës për këdo që e kupton fjalën transparencë, këtë e kërkon edhe Kodi Zgjedhor për seancat publike të KSHZ-së, këtë e kërkon edhe Ligji për qasje të lirë deri te informacionet të karakterit publik.

Fundja, nëse dëgjohet biseda mes minutave 7 dhe 12, do të shihet edhe se vet ngatërrohet me fjalët, andaj në një moment e pranon se “gabimi është bërë vetëm se vendimi nuk është publikuar”. 

Transparenca del dhe është e detyrueshme sipas Kodit Zgjedhor. Neni 31, paragrafi 3 është i shkurtër dhe i qartë: Seancat e KSHZ-së janë publike. Çiçakovski shprehet se ata e kanë hulumtuar këtë, sepse seanca ka qenë në rend të ditës dhe e lajmëruar deri te mediumet dhe deri te opinioni, edhe pse ne këtë nuk mund t’a gjejmë në ueb-faqe e KSHZ-së. Dhe për këtë, KSHZ është e detyruar edhe me Rregulloren e vet për punën në Kapitullin 13, neni 74, paragrafi 3:

Komisioni dorëzon kumtesë deri te mediumet, listën e personave të autorizuar, të mbikëqyrësve të akredituar…dhe ne ueb-faqen e Komisionit e kanë publikuar ftesën për thirrje të seancës së Komisionit me propozim të seancës dritore. 

Në ueb-faqen e Komisionit nuk ka asnjë kumtesë në asnjë seksion me vendimin për thirrje të seancës ose me informacion se është caktuar seanca në rend ditor.

Poashtu, sipas Rregullore së KSHZ-së, procesverbalet prej seancës përgatiten në afat prej tre ditësh pas mbajtjes së seancës (neni 64), dhe më pas miratohen në seancën e radhës së KSHZ-së (neni 44), Edhe pse KSHZ ka mbajtur 170 seanca ( e fundit  e mbajtur me 5 dhjetor), përsëri, Procesverbali i fundit i publikuar është i seancës së 170 të mbajtur me 8 nëntor.

Por, siç mund të shihet prej fotografisë të cilën e kemi publikuar më poshtë prej ballinës së ueb-faqes së KSHZ-së, vendimet e tjera janë publikuar në kohë, një ditë pas mbajtjes së seancës së 14 nëntorit, përveç Rregullores për shpërblime dhe Vendimit rreth asaj se kush sa do të marr bonus:

FireShot Capture 402 - Државна Изборна Комисија - http___www.sec.mk_

 

FireShot Capture 403 - Државна Изборна Комисија - http___www.sec.mk_

Siç mund të shihet prej datave të këtyre fotografive të ballinës së ueb-faqes së KSHZ-së, ambasadori amerikan Xhejms Bejlli, deklaratën (në të cilën lajmëroi për shpërblimet) e jep me 4 dhjetor, ndërsa vendimin dhe Rregulloren e seancës së 14 nëntorit KSHZ e publikon me 5 dhjetor. Dhe prej këtu është më se e qartë se nuk ka pasur nevojë të pritet ndonjë realizim financiar, por trysnia e opinionit, e nxitur prej Bejllit, ka qenë shkaku që vendimi të jetë pjesë e ueb-faqes ditën tjetër.

Seancat janë publike, vendimet dhe procesverbalet janë dokumente të qasshme publike dhe sipas rregullave të brendshme për punën e KSHZ-së, është e qartë se është i pavërtetë pretendimi i Çiçakovskit se vendimi së pari është dashur që të realizohet financiarisht dhe më pas t’i shfaqet opinionit në ueb-faqen e KSHZ-së.

Fundja, këtë e kërkon edhe një ligj tjetër – Ligji për qasje deri te informacionet me karakter publik. Në nenin 9 të këtij ligji thuhet:

Bartësit e informacioneve janë të detyruar që rregullisht të mbajnë dhe të përditësojnë listën e informacioneve të cilat i kanë në dispozicion dhe t’i publikojnë për opinioni (faqe të internetit, buletin dhe të tjera) 

Për shkak të asaj që u tha më lart, deklaratën e Çiçakovskit, në pjesën të cilën e shqyrtuam, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.