Veljanovski me të vërtetë ka ndryshuar pikat dhe ka ndërprerë seanca

 

 

Deputeti i LSDM-së Petre Shigelov gjatë diskutimit në seancën konstituive në Kuvendin e RM-së me 10.04.2017 theksoi disa shembuj të mëparshëm kur Trajko Vlejanovski ka vepruar në kundërshtim me atë që tani thotë se nuk ia lejon Rregullorja, ndërsa shembujt i vlerësojmë si të vërtetë:

Kjo është dita e dytë nga vërejtjet procedurale nga një propozim i bazuar në nenin 78 të Rregullores për punën në Kuvend, për të cilën JU (Trajko Veljanovski) kundërshtoni, kundër të njëjtës rregullore, që të lejoni që deputetët të sillen ashtu siç duhet që të sillet një deputet, duke thirrur në disa dispozita të rregullores, që një gjë e tillë nuk është e shkruar. Kjo është një vërejtje stenografike nga vazhdimi i parë i seancës së 123 të Kuvendit të RM-së, të mbajtur në 12 tetor të vitit 2016 – shembull i ngjashëm me këtë sot. Pas votimit të pikës një, ju i njëjti (Veljanoski), thoni se: Tani më kanë informuar se zëvendës ministri nuk është prezent dhe do të vij për 10 min. Kalojmë në pikën 3. Do me thënë keni kaluar pikën 2 dhe të njëjtën e keni vendosur në fund të seancës…

 

ARSYETIM:

Deputeti i LSDM-së Petre Shilegov, duke diskutuar në lidhje me çështjet proceduralë nga seanca konstituive në kuvend, dha dy shembuj të sjelljes jo parimore nga Trajko Veljanovski, i cili në të kaluarën ka lejuar, ndërsa sot kundërshton që të vë në votim propozimin e 20 deputetëve që të kalohet në pikën tjetër të rendit ditor – zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të RM-së.

Gjatë kontrollit të “Vërtetmatësit” të fjalëve të Shillegov, vërtetoi se ajo që ka thënë ai është e vërtetë.

Shilogov dha dy shembuj – njëri është cituar më lartë, ndërsa tjetri ishte nga seanca e 109 të Kuvendit të mbajtur në korrik te vitit 2016. Dhe që në të dy shembujt, seancat në Kuvend janë udhëhequr sipas Rregullores aktuale dhe janë fakt se Veljanovski si kryetar i Kuvendit, duke mos lejuar shumë diskutim për një pikë të caktuar të rendit ditor, ose ka kaluar në një pikë tjetër, dhe jo sipas radhës së caktuar para seancës, ose si shembull i dytë, ka ndërprerë seancën dhe ka caktuar një tjetër, ndërsa ajo ekzistuesja është dashur që të vazhdojë në fund të ditës.

“Vërtetmatësi” i ka kontrolluar stenogramet e dy seancave të theksuara dhe ka vërtetuar se Veljanovski ka vepruar ashtu siç shton Shilegov. Ja citatet e vërejtjeve stenografike nga seanca e 109, që ka vazhduar me seancën tjetër, pas pauzës:

Trajko Veljanovski: Falënderit.

Deputeti nuk është i kënaqur nga përgjigja dhe nuk ka pyetje shtesë.

Koleg, deputet, ju lutem.

Këtu e ndërpres këtë seancë
Me këtë seancë do të vazhdojmë në orën 15,30, ndërsa për 10 minuta do të vazhdojmë me seancë e re të cilën e caktova.

Ju falënderit.

(pauzë)

Vazhdojnë vërejtjet stenografike të seancës së 123, të theksuar më parë, ku kërcen pikën 2 nga rendi ditor dhe kalon në pikën 3:

Tani shërbimet më informuan se ministri ose zëvendës ministri, do të vijë për 10 minuta.

Do të kalojmë në pikën e tretë. Kalojmë në pikën e 3 – Propozim ligji për ndërrimin e Ligjit për burime mineralesh, me procedurë të shkurtër – leximi i dytë dhe i tretë, nga deputetët Vlladanka Abiroviq, Ljupço Dimovski dhe Stojan Millanov,…

…(Pas pushimit)

Trajko Veljanovski: Vazhdojmë me punën.

Kalojmë në pikën 2 – Propozim të Ligjit për ndërrim dhe plotësim të Ligjit për energjetike, me procedurë të shkurtuar – leximi i dytë dhe i tretë.

Kontrolli jonë vërtetoi se bëhet fjalë për aktivitet të bërë në të kaluarën, për të cilën sot pretendohet se nuk është demokratike, as sipas rregullores. Sipas pretendimit të Veljanovskit nga VMRO-DPMNE, në pikën 80 të Rregullores shkruan se gjendet një pikën tjetër nga rendi i ditës pasi që të tejkalojë diskutimi i pikës paraprake. Por, siç mund që të shihet nga dy shembujt e theksuar nga viti i kaluar, kjo pikë e rregullore është “shkelur” me vendimet e kryetarit dhe kjo nuk ka qenë problem për askënd, sepse arsyetimet kanë qenë pse “zëvendës ministri nuk është këtu, do të vijë për 10 minuta” ose “tani e ndërpresim këtë seancë ndërsa pas pauzës do të vazhdojmë me seancën e re të cilën e caktova…” Ndërsa arsyetimet e këtilla kryetari i atëhershëm, të paktën për seancën e 109, me siguri i ka nxjerrë nga neni 81 i rregullore:

Kryetari i Kuvendit mund ta ndërpres seancën nëse nuk ka shumicë të nevojshme deputetësh për vendimmarrje dhe në raste të tjera kur do të vlerësojë se kjo është e domosdoshme.

Ndërsa LSDM, thirret në, rregullin e qartë në nenin 78, paragrafi dy, i cili mundëson ndryshimin e rendit ditor nëse për këtë ka kërkesë të parashkruar me 10 nënshkrime deputetësh dhe nëse atë e kanë votuar shumica e deputetëve prezent.

Gjatë seancës, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, të propozuesit ose deputetit të cilin e përkrahin së paku 10 deputetë, Kuvendi pa diskutim vendos për çdo propozim për ndryshimin e rendit të diskutimit të pikave të rendit të ditës, përkatësisht të mbahet diskutim unik për pikat e rendit të ditës që kanë lidhshmëri të ndërsjellë.

Prezantuesi me këtë seancë konstituive, tani për tani nuk ka lejuar votim për propozim të ndalimit të diskutimit sipas pikës së rendit ditor për konstituim te Komisionit për Zgjedhje dhe Emërim, e cila nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE shfrytëzohet për pengim të punës me dalje të panumërta, replika dhe kundër replika dhe kalim në pikën 4 për zgjedhje te Kryetarit te Kuvendit, mbi bazë të propozimit të vërtetuar prej më së paku 20 deputet, që kryetar të zgjidhet Talat Xhaferi nga BDI, me çka shumica parlamentare pretendon se ka më së paku 61 deputet që do ta mbështesin.

Të përfundojmë – Deklarata e Shilegov në lidhje me sjelljen ndryshe nga Vlejanovskit në të kaluarën, mbi baza të të njëjtës Rregullores, është e vërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *