Vanhojte: Gruevski dhe Zaev së bashku dhe pa negociata vendosën për afatin prej 18 muajve në Ligjin për PSP-në

VanHojte i sqaroi gjërat rreth mandatit të PSP-së. Foto: printscreen.

Vërtetmatësi së bashku me agjencinë META, erdhën deri te disa përgjigje rreth disa detajeve të panjohur për Ligjin për PSP-në, për disa rregulla të cilat vlerësohen si pengesa reale në punën e Prokurorisë. Sipas dëshmitarit Piter Vanhojte, ndërmjetësuesi belg i cili insistonte që liderët partiak të respektojnë fjalën e dhënë – Ligji në versionin e parë ka qenë pa afat, ndërsa afatin e tanishëm e caktuan Gruevski dhe Zaev, pa ankesa edhe përgjatë paralajmërimit të rij se afati është shumë i shkurtër. 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Të huajt kanë propozuar që të mos ketë afat, LSDM ka propozuar afat prej 2 vitesh, Gruevski afat prej 18 muajsh, pas së cilës Griuevski dhe Zaev janë marr vesh të ngelen vetëm 18 muaj për hetim dhe aktakuza nga ana e Prokurorisë Publike Speciale (PSP).

Këtë për “Vërtetmatësin” e dëshmoi ndërmjetësi i atëhershëm në bisedimet për dalje nga kriza politike Piter Vanhojte, me të cilin kontaktuam për t’i sqaruar dilema në opinion se si ai afat u përfshi në Ligj.

Dëshmia e një prej personave më të përfshirë në bisedimet disa mujor mes partive politike, ndërmjetësuesi Vanhojte, tani e sqaron jo vetëm atë moment, por edhe disa të tjerë lidhur me Prokurorinë Speciale Publike.

LIGJIN E KANË SHKRUAR EKSPERTËT VENDAS SIPAS UDHËZIMEVE TË TË HUAJVE

Piter Vanhojte pretendon se drafti ligjor e ka shkruar ish prokurori publik nga Irlanda, prokurori publik nga Belgjika dhe prokurori publik nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në atë version nuk ka pasur afat të kufizuar për hetime dhe ngritje të aktakuzave, ndërsa mandati ka qenë pesë vjet me mundësi vazhdimi. Nga ai version i Ligjit, versionin final e kanë përgatitur ekspertët vendas dhe në atë kanë mbetur pesë vitet, por pas takimeve të mbrëmjes mes 14 dhe 15 shtator të vitit 2015, afati për hetime u shkurtua në 18 muaj.

Kur propozimi i parë u shkrua nga grupi i ekspertëve ne vendosëm që afati duhet të jetë 5 vite me mundësi për vazhdim. Pas diskutimeve të gjata dhe për atë se disa pyetje mbetën të hapura i thirrëm liderët e 4 partive me qëllim të mbylljes së kësaj pyetje dhe të arrihet pajtueshmëri rreth emrit të Prokurorisë Special Publike. Rreth pyetjes për afatin prej pesë viteve, ashtu siç qëndronte në draft, LSDM-ja erdhi me propozim me afat më të shkurtër, rreth dy vite më së paku do të ishin të nevojshëm. Menjëherë, Gruevski propozoi 18 muaj. Pas një diskutimi mes tij dhe Zaev, edhe përkundër vërejtjeve të ashpra të mijat se afati është tejet i shkurtër, ata arritën marrëveshje. Në të vërtetë për këtë pyetje nuk kishte diskutime mes tyre. Gruevski tha 18 muaj, Zaev pranoj” – tha Vanhojte, i cili në pyetjen e përsëritur na vërtetoi se propozimi ka qenë pesë vite pa kufizime për investim dhe ngritje të aktakuzave.

Ai, si dhe ekspertët publik vendas e kanë të qartë se bëhet fjalë për afat shumë të shkurtër. Vanhojte thotë se “nga perspektiva e VMRO DPMNE-së është e kuptueshme që të sigurojnë afat sa më të shkurtër për hetime, që përmes pengesave PSP të mos arrij asgjë”.

VMRO DPMNE shumë mirë e di se ata i kontrollojnë sistemet gjyqësore (Prokurorinë publike, Gjykatën Penale, Gjykatën e lart dhe atë Kushtetuese). Përderisa ata e kontrollojnë këtë sistem, shumë mirë e dinë se mund t’i mbijetojnë ata 18 muaj pa pasoja më serioze, së paku për figurat udhëheqëse. 

 

EKSPERTËT VENDAS PA HEZITIM – KOMPROMIS JO I SHËNDETSHËM 

Reagimet për këtë afat prej 18 muajsh në Ligj ishin të qarat pas pranimit të tij në Kuvend, të cilat vazhdojnë edhe sot.

Ai afat është shumë i shkurtër dhe vë në pikëpyetje sinqeritetin e procesit – deklaroi që me 16 shtator në vitin 2015 ekspertja e antikorrupsionit dhe doktor i shkencave të së drejtës penale Sllagjana Taseva.

 Si mund të pritet se 18 muaj do të jenë të mjaftueshme dhe si mundet që pas saj procedura/hetimi të ndërpritet? Përsëri vlerësoj se ky ligj nuk mund t’i lë anash afatet e ligjit penal dhe nuk duhet, nëse duam të luftojmë kundër mosndëshkimit. 

Për Ligjin menjëherë reagoi edhe profesori i të drejtës penale Dr. Gordan Kalajxhiev. Ai së fundmi i përsëriti kritikat e tij, duke vlerësuar se afati është përfshirë vetëm për të krijuar probleme, dhe pyet “se përse të tjerët janë pajtuar”.

Është më se e qartë se afati është përfshirë që të krijoj probleme. Ai ka vetëm një anë të mirë në gjithë jolegjitimitetin e tij, që të bëj presion, ndoshta, që këto punë të pastrohen sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por, objektivisht ka shumë mangësi…Do të ishte logjike se një afat i tillë për krimet potenciale, në qoftë se të gjithë jemi dakord që të dalin një shesh sa më shpejt, në të kundërtën, të vazhdojmë afatin. Këtu tekstualisht nuk mund të gjenden gjurmë prej kur ka dal afati, cili ka qenë faktori i cili i ka shtyrë që edhe të tjerët të pajtohen – deklaroi Kalajxhiev (minuta e 31 nga videoja)

Për avokatin i cili punon si këshilltar në PSP, Aleksandar Tortevski, Prokuroria është “fëmija i padëshiruar”, ndërsa afatin ai e vlerësoi si “kompromis jo të shëndetshëm

Duhet të rikujtojmë se si është krijuar kjo prokurori. Për një pjesë të qeverisë është si fëmijë i padëshiruar. Dhe kjo ka mangësi…Megjithatë, afati është në kundërshtim me LKP dhe me të gjithë rendin ligjor në Maqedoni. Mendoj se ka një kompromis jo të shëndetshëm në marrjen e atij ligji, megjithatë autorët e ligjit dhe ato të cilët e kanë rregulluar ju është dukur se kjo është më mirë se sa hiçi. Kanë vlerësuar se PSP do të arrij të procedojë një pjesë të madhe. (minuta e 38 e videos)

Deklaratat e Kallajxhiev dhe Tortevski janë dhënë pas një vjetorit të PSP në bisedimet televizive për TV 21.

 

PARTITË PËRVEÇ LSDM-SË HESHTIN, HESHT EDHE JANEVA

Duke shkuar kah e vërteta se si ky afat është përfshirë në ligj, në bashkëpunim me agjencinë META bëmë pyetje konkrete deri de ti gjithë partitë politike. Na u përgjigjën vetëm prej LSDM, por jo konkretisht pyetjeve tona për rrjedhën e bisedimeve dhe përfshirjen e afatit në Ligj:

LSDM në tërësi i mbështet të gjitha kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike, që të mund që të punojnë normalisht dhe të hetojë përgjimet e paligjshme dhe indikacionet për krimett ë cilat dalin prej tyre. Gjithçka që deri më tani kërkoi PSP, ne e propozuam në Kuvend. Pyetja se pse këto kërkesa nuk u mbështeten prej VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së i’a pamundëson PSP-së të kryej qëllimin se për çfarë është formuar. 

Asnjë parti tjetër nuk i’u përgjigj pyetjeve tona, për shkak të mbingarkesës, ashtu siç na siguruan prej PSP, nuk morëm përgjigje as nga prokurorja Katica Janeva, pyetjes: kur e ka marr funksionin a e ka parë afatin e shkurtër dhe a ka marr premtime nga liderët e partive se më vonë ai do të vazhdohet?

Nga përgjigja e LSDM-së, në shikim të parë duket se me të vërtetë se mbështetja është e pakushtëzuar. Por, pas Marrëveshjes së parë të Përzhinos, dhe pas Marrëveshjes për shtyrje të zgjedhjeve në fillim të 2016, e më në fund me Marrëveshjes së fundit të korrikut, pyetja për afatin asnjëherë nuk është hapur. Këtë na e konfirmoi edhe Vanhojte.

Po, keni të drejtë. Unë personalisht nuk kam marr pjesë në këto mbledhje në vitin 2016, por nga ajo që më kanë thënë personat brenda atyre bisedimeve, LSDM asnjëherë nuk e ka bërë këtë pyetje.

Tani është më e qartë se kush dhe si e përfshiu afatin prej 18 muajsh në Ligj. Por, pse pikërisht ai afat? Përse jo 12 ose 15 muaj, edhe pse Vahhojte thotë se të huajt kanë qenë dakord që aspak të mis ketë asnjë kufizim të hetimeve në këndvështrim të afateve?

Eksperti i të drejtës penale, Dr. Voisllav Stojanovski vlerëson se ata afate kanë dal prej disa afateve të shkruara në Ligjin për procedurë penale, dhe të cilët i referohen edhe hetimeve në lidhje me pjesët nga organizatat kriminale.

Afati ndoshta ka dal prej Ligjit të ri për procedura penale, i cili për lëndët e fushës së krimit të organizuar, në Nenin 301 parasheh kohëzgjatje maksimale  të procedurës hetimore prej 18 muajsh. Këtë afat fillon të rrjedh në fillim të procedurës hetimore (prej kur prokurori vërtetoi se ekzistojnë dyshime për veprën penale të kryer), por nuk i referohet procedurës parahetimore (koha e nevojshme për vërtetim të këtyre dyshimeve). Sipas asaj, PSP për dallim nga prokuroritë e tjera e ka  afatin më të shkurtër për shqyrtimin dhe punë e lëndëve nën mbikëqyrjen e saj. 

Stojanovski thotë se nuk e di se kush e ka shkruar ligjin, ndërsa propozuesit kanë qenë koordinator e katër partive politike. Por, atij nuk i pengon marrja e këtyre ligjeve esenciale përmes natës, pa diskutim:

Nuk është e diskutueshme në përgatitjen e ligjeve pjesëmarrja e ekspertëve të huaj, por jo demokratike dhe në kundërshtim me principin e qeverisjes së të drejtës është ligji për të cilin është e nevojshme dy e treta e shumicës të merret me procedurë të shpejtë dhe pa asnjë debat profesional dhe publik. 

 

VANHOJTE: NUK KA VEND NË BE PËR NJË MAQEDONI TË TILLË

Ajo që pengon në instancën e fundit të këtij Ligji, por edhe neglizhenca për ndryshime në Ligjet për mbrojtje të dëshmitarëve dhe mbrojtje të rrëfyesve – diçka që insistonte Prokuroria Speciale prej në prill të vitit 2016, është rezultati final. Dhe afati do të jetë i ngushtë për hetim të asaj se çka në të vërtetë nga ndodhur në Maqedoni me përgjimet dhe me gjithë incidentet e tjera të dala prej saj, të cilat tregojnë për krimin e organizuar dhe korrupsion dhe nepotizëm në të gjitha sferat. Nëse përsëri, nuk përfundojnë gjithë këto hetime dhe nuk rregullohet sistemi gjyqësor, dhe ajo vetëm se e ngre nivelin e mos qevrisjes të së drejtës dhe shkallës së pa ndëshkueshmërisë, dhe gjithë së bashku shkaktojnë regres të proceseve demokratike dhe të drejtat njerëzore.

Këtë e vlerëson edhe Vanhojte, i cili gjithë këtë e lidh me regres të integrimeve euroatlantike:

Besoj se nuk ka vend për Maqedoninë në BE, përderisa liderët e partitë politike nuk pranojnë sistemin e përgjegjshmërisë, i cili është kyç për një vend demokratik. Fakti se legjislacioni nuk është i pavarur dhe është i kontrolluar prej një partie është diçka kundër vlerave fondamentale evropiane dhe arsye se pse Maqedonia se nuk i ka filluar bisedimet për hyrje në BE. Në krahasim me këtë pyetje, pyetja për emrin me Greqinë është minore dhe mund të zgjidhet me pak vullnet nga të dyja palët – përfundon Vanhojte.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.