Valon Saraqini: 1 milion e 500 mijë denarë për nxitjen e ndërmarrësisë te femrat

Si ministër dhe si pjesë e kësaj qeverie, në mbledhjet e qeverisë shpesh diskutojmë për atë se ndërmarrësia mund të jetë një shtytës i mirë dhe i suksesshëm i ekonomisë. Mu për këtë arsye, përgatitëm një program të veçantë për zhvillimin dhe nxitjen e ndërmarrësisë dhe theks të veçantë i kushtuam ndërmarrësisë te femrat. Për këtë qëllim, siguruam 1 milion e 500 mijë denarë për nxitjen e drejtpërdrejtë të kësaj dege dhe shpresoj se në qoftë se ka interesim të madh, sikurse gjatë muajit të kaluar, ky qëllim do të vazhdojë edhe në gjysmën e dytë të këtij viti. [Dаta: 05.04.2012 | Burimi: Televizioni Sitel]

Arsyetim:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 09.01.2012, e solli Programin për zhvillimin e ndërmarrësisë, konkurrencës dhe të inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vitin 2012. Në të, te pika numër 5 thuhet: Ndihmë financiare për ndërmarrësinë te femrat. Megjithatë, në vend të 1 milion e 500 mijë denarëve siç paralajmëron ministri, për këtë pjesë të programit janë paraparë vetëm 560 mijë denarë. Sipas kësaj, kjo deklaratë e ministrit Saraqini, se për ndërmarrësinë te femrat janë siguruar 1 milion e 500 mijë denarë në programin e vitit 2012, mund të vlerësohet vetëm si gjysmë e vërtetë.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.