Ushqim pa pagesë në shkollat e Gjorçe Petrovit vetëm për klasat e para

Foto: opstinagpetrov.gov.mk

 

Meze pa pagesë dhe udhëtim pa pagesë gjysmë-ditor për fëmijët deri në klasën e pestë. 

[Burimi: Programi zgjedhor i Aleksandar Naumovski për zgjedhjet lokale 2017 “Jetë në Gjorçe Petrov” faqe 16, data: tetor 2017]

 

  

Arsyetim:

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrov, Aleksandat Naumoski, si kandidati i LSDM-së për funksionin e kryetarit të komunës, në zgjedhjet lokale (15.10.2017) premtoi “meze pa pagesë dhe udhëtim pa pagesë gjysmë ditor për nxënësit deri në klasën e pestë”. Ky premtim i tij është dhënë në programin zgjedhor: Jetë në Gjorçe Petrov” faqe 13, deri më tani (22.11.2018) është realizuar pjesërisht. 

Me tre tetor (2018) nga Komuna Gjorçe Petrov informuan se për nxënësit e klasës së parë ka meze pa pagesë:

 Komuna Gjorçe Petrov siguroi meze pa pagesë – për fëmijët e ciklit të ulët, ndërsa për nxënësit me qëndrim të zgjatur – mëngjes pa pagesë. Kjo përfshinë nxënësit e klasave të para në të gjithë shkollat fillore të Gjorçe Petrov. 

Me nëntë nëntor kryetari Naumoski, duke dhënë llogari për atë që është punuar në vitin e parë të mandatit, po ashtu, tha se “Komuna Gjorçe Petrov siguroi meze pa pagesë për të gjithë nxënësit e klasës së parë”. 

Ndërsa në lidhje me “udhëtimin pa pagesë gjysmë-ditor” me 30.10.2018 nga Komuna komunikuan se për rreth 2000 fëmijë është organizuar ekskursion pa pagesë një ditor.

Mbi 500 fëmijë të ciklit klasor të dy shkollave fillore sot u dërguan në një ekskursion një ditor pa pagesë në Pelenic në afërsi të fshatit Draçevë. 

Shpenzimet janë mbuluar nga ana e Komunës së Gjorçe Petrov. Përgjatë kësaj jave në ekskursion do të dërgohen edhe fëmijët të ciklit klasor të katër shkollave të mbetura. Në këtë mënyrë, për rreth 2000 fëmijë ofrojmë sistem edukativ të shumëllojshëm dhe mundësi për njohje me bukurit natyrore të pjesëve më pak të banuara të Shkupit, por edhe përgjithësisht në vendin tonë. 

Andaj duke pasur parasysh se kryetari Aleksandar Naumoski para zgjedhjet të vitit 2017 premtoi “Meze pa pagesë dhe ekskursion pa pagesë gjysmë-ditor për fëmijët deri në klasën e pestë”, siç komunikuan nga Komuna Gjorçe Petrov, për fëmijët e ciklit klasor është organizuar ekskursion një ditor, por meze ka vetëm për nxënësit e klasës së parë (dhe jo të gjithë nxënësit deri në klasën e pestë), premtimin e vlerësojmë si “pjesërisht i realizuar”.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovksa 

.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.