Udhëheqësia e RTVM-së, pjesërisht edhe shteti, kanë kontribuar që të humben miliona euro para publike

Nga protesta e organizatës joqeveritare "Hajde"para TRVM-së më shkurt të vitit 2015 Foto: Vanço Xhambaski

Raporti i fundit për revizionin ekzekutiv të raporteve financiare dhe revizionit të pajtueshmërisë së RTMV për vitin 2017, të përpunuar nga Enti shtetëror për revizion (ESHR), tregon se miliona euro në pronësi të qytetarëve, me të cilat ka menaxhuar udhëheqësia e shërbimit publik radiodifuziv janë trajtuar në mënyrë të papërgjegjshme, me çka është dëmtuar gjendja financiare. RTVM për kredit nën garancion ka vendosur edhe ndërtesat e “Radio Maqedonisë”! Një pjesë të fajit ka edhe shteti, sepse akoma e kushtëzon RTVM me borxhin për ndërtimin e shtëpisë së RTV, ndërsa de fakto pronarë të kullës me 22 kate janë vetë institucionet shtetërore. 

Raporti i fundit për revizionin ekzekutiv të raporteve financiare dhe revizionit të RTMV-së për vitin 2017, të përpunuar nga Enti Shtetëror për Revizion (ESHR), tregon se miliona euro në pronësi të qytetarëve, me të cilat ka menaxhuar udhëheqësia e shërbimit publik radiodifuziv janë trajtuar në mënyrë të papërgjegjshme, me çka është dëmtuar gjendja financiare. RTVM për kredi nën garancion ka vendosur edhe ndërtesat e “Radio Maqedonisë”! Një pjesë të fajit ka edhe shteti, sepse akoma e kushtëzon RTVM-në me borxhin për ndërtimin e shtëpisë së RTV-së, ndërsa de fakto pronarë të kullës me 22 kate janë vetë institucionet shtetërore. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Informacionet që jep Raporti i fundit për revizion të raporteve financiare dhe revizion të pajtueshmërisë për vitin 2017 të NPR “Radiotelevizioni i Maqedonisë” – Shkup (emri i plotë i Raportit) janë shokuese, në kuptimin e indikacioneve për papërgjegjshmëri serioze të ekipit udhëheqës të shërbimit publik në drejtim të shpenzimit të parave të qytetarëve dhe moskujdesit për pronën e ndërmarrjes publike.

Mos shkrimi i parimit themelor të RTVM, mos shkrimi ose paqartësia rreth pronësisë mbi një pjesë të pronës së patundshme, mospagesa në kohë e ratave prej detyrimeve të ndërmarra nga marrëveshja me Radiodifizionin evropian, ose, marrëveshjet komerciale me furnizuesit, mosekzistimi i evidencës së një mjeit për studim të caktuar, për të cilin duhet të paguajnë dyfishin e parave të çmimit të tij në marrëveshje për shkak të kamatave  dhe mospagesës në kohë, devijimi i kullës së RTVM (22 kate) pa kompensim të Qeverisë, marrjen e krediteve komerciale nga bankat duke vënë nën hipotekë ndërtesat e “Radio Maqedonisë” (!?), dhe prona të tjera të patundshme…

Përkrah kësaj, prokurimi i programit për nevojat e RTVM në botë është lënë pa rregulla dhe vetëm disa personave (redaktor përgjegjës, redaktor i redaksionit të sportit ose redaktori i ndonjë redaksie tjetër), të cilët kanë negociuar për shumat. Gjatë arritjes së marrëveshjes me shtëpinë prodhuese për pjesëmarrje në “Eurovizion”, zgjedhja e përfaqësuesit maqedonas nuk është zbatuar me hapjen e prokurimit, por me negociata të drejtpërdrejta, shumë të mëdha për marrëveshje shumëvjeçare për projekte prodhuese qofshin ato argëtuese-rekreative ose dokumentare, si dhe, po ashtu anashkalim tronditës i një pjese të madhe të dokumentareve pa kompensim, të vet televizionit ose të ndonjë ko-produksioni, të radiodifuzioneve të tjerë në vend.

Këtu shkurtimisht do të kthehemi te vërejtjet e revizorit shtetëror, ndërsa kush dëshiron t’i sheh të gjitha detajet, ato gjenden në vet Raportin, në vërejtjet e Raportit të cilët i kanë dërguar RTVM-së, si dhe përgjigjen e ESHR për këto vërejtje.

 

LOJËRAT E QEVERIVE ME BORXHIN E HUAJ TË RTVM-SË

Një prej punëve të para, të cilat janë më të integruara si informacion i Raportit, janë detyrimet e RTVM-së ndaj ngjarjeve botërore mbi bazë të kredive të marra më herët prej burimeve ndërkombëtare (klubeve tl besueshme të Parisit dhe të Londrës) për ndërtimin e shtëpisë së RTV-së, gjegjësisht ndërtesës së sotme të njihur nën emrin RTVM.

Bëhet fjalë për shuma milionëshe. Në vitin 2006 dhe 2007 Qeveria e Nikolla Gruevskit ka paguar të gjithë detyrimet ndaj klubeve të Parisit dhe Londrës, përfshirë këtu edhe borxhet që i ka pasur RTVM.

Në dhjetor të vitit 2011, Qeveria e Gruevskit solli vendim, të publikuar në Gazetën Zyrtare, me të cilën është bërë shlyerja e kërkesave të cilat i ka Ministri për Financa (MF) ndaj RTVM për kreditet e shfrytëzuar edhe anë me vlerë prej 154,4 milion denarë ose rreth 2,5 milion euro. Vetëm 7 muaj jo të plota më vonë, Qeveria mori vendim të ri me të cilin shfuqizon vendimin e vjetër, ndërsa, MF informon RTVM se përsëri e fut në borxh me baza të shfrytëzimit të kredive të huaja edhe atë së bashku me fundin e korrikut të vitit 2012 me shumë të përgjithshme mbi 163 milion denarë pse mbi 2,65 milion euro!

Në vitin 2013 është arritur marrëveshja mes MF dhe RTVM për riprogramimin e këtyre detyrimeve dhe pagesën e ratave, duke filluar prej 01.08.2013 deri në vitin 2024, por, tani me kamata, detyrimet e llogaritura prej 3,31 milion euro. Edhe përkrah kësaj, duke filluar prej vitit 2014 RTVM nuk ka paguar asgjë sipas kësaj marrëveshje, me çka MF shumë herë është kërcënuar me vërejtje dhe akuza, edhe me proces gjyqësor, majde për shkak të ratave të caktuara, janë paguar dhe kamata shtesë, krijohen shpenzime të panevojshme, dhe ka edhe kërcënime ndaj RTVM edhe për marrjen e pronës – thonë revizorët,

Përgjatë kësaj, ato konstatojnë se RTVM ka mundur, dhe nuk ka ndërmarr procedurë të ngritjes akuzës në Gjykatën Administrative që të hetojë vendimin e Qeverisë për rivendosjen e detyrimit, edhe pse ai njëherë është shlyer, dhe nuk ka ndërmarr veprime të tjera që të ul dëmin e të hyrave dhe të pronës së RTVM-së. Lojërat e tilla të Qeverisë së Gruevksit edhe të ministrit të atëhershëm të financave, Zoran Stavreski janë me të vërtetë të pakuptueshme, ndërsa detyrimet e RTVM qëndrojnë edhe sot.

 

MRTV NUK ËSHTË PRONARE E NDËRTESAVE – QEVERIA ËSHTË?!

Por, është absurde, se Qeveria në periudhë prej vitit 2003 deri në vitin 2011 me shumë vendime për strehime të ndryshme praktikisht ka marr pronësinë mbi ndërtesën kryesore. Revizionistët konstatojnë se edhe pse ndërtesa është ndërtuar prej vitit 1974 deri në vitin 1990 me pronësi të RTVM-s’, prej mjeteve të ndara për të punësuarit dhe kredive, qeveritë kanë strehuar më tepër institucione me të drejtën e përdorimit të pronës së patundshme pa kompensim.

Me kërkesë të revizorëve, në dokumentin e kadastrës kanë vërejtur se realiteti është tërësisht i ndryshëm, gjegjësisht se pronarët e parcelave të kadastrës janë institucione të tjera të cilët janë vendosur në ndërtesën shumëkatëshe prej katit të 1 deri në katin 22.

RTVM ka një marrëveshje të kontestueshme me Agjencinë e kadastrës për patundshmëri, e cila është marr nga procedura e shkallës së dytë, por gabimi akoma nuk është larguar, gjegjësisht akoma qëndrojnë pronarë të tjerë, me çka RTVM ka një marrëveshje të re e cila akoma vazhdon.

Mbi baza të asaj që thuhet më lartë mund të konstatohet se Qeveria e RM-së me vendimet e marra i ka marr të drejtën RTVM për shfrytëzimin e objekteve – ndërtesave 1,2 dhe 3 dhe ka dhënë të drejtën për shfrytëzim të vazhdueshëm të patundshmërive të objekteve të tjera dhe përkrah asaj që shtëpia e RTV është ndërtuar me mjetet e ndërmarrjes të marra për këtë qëllim, nga fondet e pakthyeshme dhe kreditë, thuhet në Raport.

Prej këtu, mbetet e paqartë se përse edhe sot borxhi ndaj Ministrisë së Financave akoma është prezent, kur praktikisht bëhet fjalë për vendim të qeverive të mëparshme për strehimin e më shumë institucioneve të ndërtesës së RTVM-së, me çka, janë të regjistruar edhe si pronarë të hapësirë, që de fakti nuk duhet të jenë.

Edhe përskaj kësaj, bëhet fjalë për detyrime të cilët janë paguar që në vitin 2006 dhe 2007, ndërsa MF akoma udhëheq RTVM-në si debitor për ndërtimin e shtëpisë së RTV-së edhe përkrah asaj se RTV faktikisht tashmë më nuk është pronare e një pjese të objekteve – thuhet në faqen 72 të Raportit.

 

KREDI PREJ 2,27 MILION EURO ME VENDIMIN E KËSHILLIT PROGRAMOR!?

Në korrik të vitit 2015 Këshilli programor i TM ka miratuar huamarrje të RTM-së në bankat komerciale me vlerë 140 milion denarë ose mbi 2,27 milion euro për pagesën e borxheve të vjetra ose për detyrime tjera. Është formuar komision nga drejtori, është zgjedhur banka, është informuara Bordi mbikëqyrës dhe është nënshkruara marrëveshja në shtator të vitit të njëjtë.

Por, ESHR, pas shqyrtimit të të gjithë ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore, pretendon se Këshilli programor i RTVM-së nuk ka kompetenca të menaxhojë me emrin e RTVM (as me pronat e luajtshme as me ato të patundshme), ndërsa më pak ka kompetenca që të miratojë huamarrje kreditore.

Më poshtë në Raport mund të shihet se në çfarë mendohet. Më saktë, Këshilli programor për miratimin e kësaj kredie i ka vendosur nën hipotekë ndërtesat 1 dhe 2 të “Radios së Maqedonisë” dhe disa prona të patundshme të RTVM-së.

Për më tepër, Këshilli programor i RTVM-së ka miratuar edhe tre shënime bosh të cilët janë dorëzuar deri te banka kredidhënëse.

Paratë janë shpenzuar deri në fund të vitit 2015 dhe në gjysmën e parë të vitit 2016, duke zgjidhur kërkesa, pjesa më e madhe e tyre me bazë të taksës radiodifuzive të papaguar (TRD), po ashtu, ka vërejtje për mosmiratim dhe joprecizitet, sepse nuk ka ekzistuar kontroll i përshtatshëm, shërbim i përshtatshëm, ndërsa ka pasur edhe mungesë komunikimi me Drejtorinë e të Hyrave Publike – Shkup, deri në mbledhjen e fundit të TRD-së.

 

INDIVIDË KANË BLERË PROGRAME SPORTIVE, FILMA DHE MUZIKË JASHTË RREGULLAVE

Edhe pse RTVM ka miratuar Rregullore për prokurim të pjesë audio-vizuele për nevojat e programit të shërbimit publik që në vitin 2014 dhe rregulla të reja në fillim të vitit 2018, ESHR ka konstatuar se prokurimi i këtyre përmbajtjeve programore nuk është zbatuar sipas Rregullore për shpallje të konkursit publik, të cilët, kanë qenë jo të sakta.

Nëse shihet kjo pjesë e Raportit (4.2.13) do të arrihet në përfundim tronditës se në pjesën më të madhe prokurimi ka shkuar përmes redaktorit përgjegjës, i cili është dashur të sheh të gjithë sinopsiset e dorëzuara, për shembull, komisioni ka shqyrtuar vetëm zgjedhjen e redaktorit përgjegjës dhe më pas ka vendosur dhe pozitivisht është janë sqaruar për atë zgjedhje – të nënshkruar nga ana e të gjithë anëtarëve të komisionit. Prokurimet e tilla kanë ndodhur tre herë në “periudhën e kaluar” (faqe 23 dhe 24 të Raportit), gjegjësisht tre herë është shpallur konkurs për prokurim të veprave, përkatësisht përmbajtjeve programore të producentëve të pavarur ose blerje të të drejtës për emetim të programit informativ, dokumentar, kulturor, artistik, edukues, argëtues dhe sportiv. Por, revizorët nuk kanë gjetur fakte se kjo është në pajtim të ligjit dhe rregullave, dhe për më tepër, rregullat që i ka miratuar vet RTVM nuk janë specifikuar dhe detajizuar për atë se kush se si mund të kryejë prokurime të tilla publike dhe të fus në borxh shtëpinë edhe për më shumë vite.

Është me interesante pjesa e programit sportiv, e drejta për blerje dhe emetim, si dhe shumat që ai paguan, i ka verifikuar, në të vërtetë ka qenë borxhli ish gazetari i programit sportiv, i punësuar sipas marrëveshjeve autoriale deri në vitin 2014, kur edhe punësohet, ndërsa prej vitit 2015 deri në vitin 2016 i ka kryer detyrat e redaktorit të programit sportiv në programin  e partë, përkatësisht në RTVM. Ai së bashku me redaktorin përgjegjës ka bërë kërkese për interes të programit, me çka sipas revizionit, ka negociuar për çmimet dhe kushtet e pagesës, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar drejtori. E gjithë kjo ka qenë jashtë ligjeve dhe rregullave të brendshme të RTVM-së.

Katër vite pas protestës “Hajde” para RTVM-së, problemet akoma nuk janë tejkaluar. Foto: Vanço Xhambaski

 

 FILMA TË SHPËRNDARË PAPAGESË ME VLERË PREJ 3,5 MILION EURO

Edhe në pikat në vazhdim të Raportit gjendet detaje të këtij lloji. Shuma të mëdha parash me vlerë prej qindra mijëra eurosh për blerjen e të drejtës së emitimit të ngjarjeve sportive (kompeticione futbolli dhe ngjarje të tjera sportive nga jashtë), deri te pagesa e marrëveshjeve për shtëpitë prodhuese për programe të ndryshme, më tepër për dokumentare.

Për një pjesë të këtij programi në vitet e kaluara prej vitit 2011 deri në vitin 2015, RTVM ka paguar rreth 3,5 milion euro (140 tituj të filmave dokumentar). Por, i njëjti shërbim publik morri vendimin në afat prej disa vitesh, me të cilët pas kompensim anashkalon vepra e veta audio dhe audio-vizuele të radiodifuzerëve të tjerë, me çka sipas revizorëve, është joligjore.

E drejta për emitim pa pagesë të këtyre veprave të RTVM është realizuar me nënshkrimin e drejtorit dhe redaktorit përgjegjës të RTVM, por edhe me njohuri të bordit mbikëqyrës. Vet incizimi është kryer në hard-diskun e shërbimit publik pa hyrë në arkiv.

 

MOSPËRPUTHJE NË PRAKTIKAT E TË ARDHURAVE

Problemi me mosekzistimin e rregullave dhe kontrollove ka në gjithë punën e RTVM, por në Raport të revizorëve është përmendur edhe marketingu, gjegjësisht të hyrat nga marketingu. Më saktë, në libri i tregtisë dhe në raportet financiare për vitin 2017 shkruhet se RTVM ka pasur të hyra prej marketingut atë vit rreth 432 mijë euro. Megjithatë, “nuk është ndërtuar sistem i kontrollit me të cilin për shfrytëzimin e kohës për reklamim në program do të krijohet një kërkesë e përshtatshme, të hyrat dhe detyrimet për TVSH” , më pas nuk janë dorëzuar planet e medias, nuk është specifikuar me akte interne që do të thotë “emetim pa pagesë”, ndërsa Qeveria ka shfrytëzuar një të tillë në pjesën e parë të vitit 2017. Revizioni nuk është verifikuar në vërtetësinë e të hyrave të dëshmuara nga marketingu për vitin 2017, përkatësisht “nuk mund të verifikojë në tërësi të hyrat”. 

 

 E ARDHMJA E RTVM ËSHTË JOSTABILE 

Në raport ka edhe disa parregullsi për të cilat revizorët janë decid se nuk janë sipas shkresave. Një prej tyre është pajisje e studios, e cila është me vlerë prej disa milion eurosh, e cila ose nuk mund të gjendet (një pjesë) ose është jokompatibile dhe nuk është në funksion, sepse është mbyllur dhe nuk është përdorur nga viti 2002 deri në vitin 2007/8, dhe nuk është siguruar drejtpërdrejt nga RTVM, por është marr me lizing përmes kompanive të huaja dhe vendore në vitin 2002.

Fillimisht është marr nga Qeveria, dhe më vonë për transferim të të drejtës së pronësisë së pajisjes, RTVM është dashur të paguaj më shumë nga shuma reale e pajisje dhe vetëm për këtë deri më tani ka paguar rreth 1,8 milion euro. 

Situata të tilla absurde ka edhe në shumë raporte, ndërsa është përfunduar se për shkak të shumë detyrimeve të marra dhe për shkak të mossigurimit të burimeve stabile për financim të këtyre detyrimeve, RTVM, edhe pse në raporte e saja financiare tregon se ka fitim në vitet e fundit, në të vërtetë ka shumë jostabilitet dhe me llogari të bllokuar, dhe është lënë vetëm një pjesë e vogël që të funksionojë pagesa ndaj kreditorëve dhe ndaj shtetit. Por kjo dëshmohet edhe përmes 30 çështjeve gjyqësore që kryhen kundër RTVM, po ashtu aq edhe RTVM ka kundër subjekteve të tjera.

Qeveria, prej vitit 2013 deri në shtator të vitit 2017 ka dhënë rreth 20 milion euro para nga buxheti për  RTVM-në, me vendim të qeverisë për ndihmë financiare, dhe kjo sipas revizorëve është jashtë rregullave, sepse nuk është specifikuar qartë se për çfarë qëllimi janë shfrytëzuar ato para.

* * *

Pronari i RTVM-së është Republika e Maqedonisë e cila e themeloi këtë ndërmarrje me ligj në vitin 1999, ndërsa në Regjistrin Qendrorë si themelues/pronar është shkruar Kuvendi i RM-së. Sipas kësaj, ky raport revizioni duhet të shikohet me kujdeset edhe nga Qeveria dhe Kuvend, dhe gjithsesi se këtu ka punë edhe për Prokurorinë Publike dhe Komisionin për Antikorrupsion. Pikërisht pasi jemi në prag të zgjedhjes së Këshillit programor të RTVM, me këtë edhe udhëheqësia e re e RTVM-së.

Udhëheqësia e vjetër dhe një pjesë e të punësuarve, siç konstaton edhe Raporti, për punë të suksesshme , në pajtim me Marrëveshje kolektive prej vitit 2015, edhe pse është riemëruar, ka ndarë mjete jashtë pagave si shtesë. Për këtë qëllim në vitin 2017 janë ndarë (llogaritur dhe paguar) rreth 100 mijë euro edhe atë në gjysmën e parët të vitit për 50-60 të punësuar, në gjysmën e dytë vetëm 8-12, prej gjithsej 863 të punësuar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.