U asfaltua rruga lokale Çegran-Tumçevisht, (Gostivar)

Projekti: Sanimi i rrugës lokale Çegran-Tumçevisht, (Gostivar)

Vlera: 13.1 milion denarë

Afati i realizimit: 2014-2015

ARSYETIM:  Sanimi i rrugës lokale Çegran-Tumçevisht, (Gostivar), ishte ndër projektet që u premtua në Platformën zgjedhore të BDI-së, zgjedhjet 2014,  si projekt që do të realizohet brenda mandatit 2014-2018. Si afat i fundit për realizimin e projektit u premtua viti 2015. Deri më tani (04.12.2016), ky premtim është i plotësuar. 

Punimet për sanimin e rrugës lokale Çegran-Tumçevisht nisën më 04.03.2014, kur edhe Komuna e Gostivarit kishte njoftuar fillimin e aksionit për sanimin e rrugës lokale që lidh Çegranin me fshatin Tumçevisht, me gjatësi afër 3 kilometra.

“Është bërë rrafshimi i rrugës dhe janë krijuar kushte më të mira për lëvizje të banorëve të kësaj ane sidomos banorët që merren me bujqësi dhe blegtori do të mund të qarkullojnë më lirshëm me makineritë e tyre të punës”. (burimi: aktuale.mk, 04.03.2014)

Punimet po zhvilloheshin sipas dinamikës që ishte paraparë. Më 09.10.2014 nga Komuna e Gostivarit ishte njoftuar se asfaltimi i rrugës Çegran-Tumçevisht do të ishte gati brenda katër ditëve (më 12/13 tetor).

“Deri më tani është asfaltuar gjysma e rrugës, ndërsa brenda katër ditëve duhet të përfundoje komplet rruga. Asfaltimi i rrugës ishte një premtim parazgjedhor, por edhe një kërkesë dhe pritje e kamotshme e banorëve të fshatit Çegran”. (burimi: Shërbimi për Informim, Komuna e Gostivarit, 09.10.2014)

Rruga nuk u përfundua në afatin e paralajmëruar nga Komuna e Gostivarit. Megjithatë, punimet përfunduan disa ditë më vonë, gjegjësisht më 24.10.2014.

Ne sot vejmë në përdorim rrugën të cilën banorët e kësaj ane, banorët e Çegranit dhe Forinës e kanë pritur mbi 50 vite. Kjo rrugë është me distancë afër 3 kilometra që ka kushtuar mbi 300 mijë euro, mjete të cilat janë siguruar nga buxheti komunal. Prej sot kjo rrugë do ti lidhe të gjitha vendbanimet të cilat janë afër me Çegranin, do lidhen me komunat fqinjë Vrapçishtin, Bogovinën dhe komunën e Tetovës“. (burimi: KohaNews, 24.10.2014)

Projekti për sanimin e rrugës lokale Çegran-Tumçevisht, (Gostivar) ishte një nevojë e kahmotshme e banorëve të këtyre dy vendeve. Punimet janë zhvilluar sipas dinamikës së paraparë dhe kanë përfunduar në afatin e premtuar. Sipas asaj që kemi mundur të vërtetojmë, mundë të përfundojmë që premtimi për asfaltimin e rrugës lokale Çegran-Tumçevisht, (Gostivar) është i plotësuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.