Turistët në Ohër numërohen me gishta, ndërsa taksa paguhet, por me subvencione

Кога во 2013 година ВМРО-ДПМНЕ и нивниот кандидат за градоначалник на Охрид, Никола Бакрачески, го имаат поставено како понуда пред граѓаните електронското поврзување на Oпштината, полицијата и објектите за сместување на туристите во Охрид, имале силна причина за тоа

 

Projekt: Lidhje elektrike në Komunë, polici dhe në objektet për zhvendosje në Ohër.                                       Përshkrim: Përmes këtij projekti do të krijojmë mundësi për pagesë elektronike të taksës turistike nga ana e institucioneve kompetente. Mjetet: 600.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Komunës (fati: 2013-2014)

ARSYETIM:

Kur në vitin 2013 VMRO-DPMNE dhe kandidati i tyre për kryetar të Ohrit, Nikolla Bakraçeski, e kanë vendosur si ofertë para qytetarëve lidhjen elektronike e Komunës, policisë dhe objekteve për vendosjen e turistëve në Ohër, kishin arsye të forta për këtë. Më saktë, vetëm një vit më parë personat kompetent do të duhej që ta dini numrin e saktë të turistëve në Ohër – parakusht kryesor që të paguhet vlera reale e taksave – kanë konstatuar në opinion se “numri i turistëve në qytet jepet me hamendësim”.  

Pikërisht për këtë është vendosur edhe premtimi i Bakraçeskit në programin parazgjedhor, i cili do të duhej që të kushtojë 10.000 euro, ndërsa paratë të ndahen nga buxheti i Komunës.

A ka dalë projekti në realitet më i shtrenjtë dhe a kanë hequr dorë nga ai, a janë ndërruar qëndrimet e ekspertëve ose të këshilltarëve të kryetarit, nuk është e njohur, por është e qartë që me metodë tjetër, Komuna ka arritur të përfundojë me fundin e vitit 2015 , të rrit pagesën e taksës turistike për 47 % të plota në krahasim me vitin 2011.

Kjo më së shumti ka të bëj më subvencionet deri me 50 përqind të qytetarëve të cilët do të paraqesin se kanë turist dhe do të paguajnë taksë turistike, për çka Komuna ka ndarë nga buxheti i vitit 2014 rreth një milion denarë,që mund të shihet se Programi vjetor për zhvillim të turizmit në Sektorin për turizëm dhe zhvillim ekonomik lokal.

Duke kërkuar më detajisht në internet edhe në faqen e Komunës së Ohrit, si dhe në atë që është publikuar në mediume, nuk gjetëm asnjë informacion se lidhja elektronike është realizuar, me çka do të përshpejtoheshin edhe proceset më të thjeshtë të evidentimit të mysafirëve, në të njëjtën kohë, Komuna do të përfitonte nga evidentimi i saktë për atë se sa taksë duket që të paguhen.

E vetmja gjë që ngjason në një plan të tillë, është futur në Planin Strategjik të Komunës për zhvillim të qëndrueshëm për vitin 2013-2014, ku përmendet edhe në pjesën për Turizëm:

Përfshirja e Sistemit informativ për menaxhim me turizmin – shfrytëzuesit, vetëqeverisja lokale dhe SPB Ohër. 

Por, as në mediume nuk ka informacion se është zbatuar ose jo.

Verifikuam edhe këtë informacion përmes burimeve të cilat duan që të ngelen anonime, ndërsa janë pjesë e institucioneve kompetente dhe për evidentim të turistëve, të cilët na verifikuan se një projekt i tillë, edhe pse ide e vjetër, nuk është zbatuar dhe se evidentimet ende zhvillohen me shkrim.

Prej këtu, premtimin e vlerësojmë si të parealizuar, pa marr parasysh se me çfarë metode tjetër, subvencionimi, pushteti lokal ka arritur që dukshëm të përmirësojë taksat turistike. Është fakt se, nëse një premtim i tillë do të ishte realizuar, përfitimet do të ishin të shumëfishta edhe atë jo vetëm në pagesën e taksës turistike.

 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.