„Trust“ – Keqpërdorim i tenderit milionësh të ELEM

 

Provat çojnë drejtë krijimit të dyshimeve se për shkak të manipulimit me procedurën për marrëveshje për prokurim publik, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në fazën e parë të procedurës për prokurim publik si dëshmi të posedimit të pajisjes teknike për ekzekutimin e blerjes së subjektit, çka është kusht i patjetërsueshëm për pjesëmarrje dhe kualifikim në fazën e dytë të blerjes së subjektit, është dorëzuar dokumentacion të pavërtetë për pronësi të mjeteve

Me 28.02.2017 Prokuroria Speciale Publike hapi rastin e ri nën emrin kodues “Trust”, në të cilin tre persona fizik dhe juridik, mes të cilëve edhe drejtorët e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” DOOEl Studeniçan Shkup, për pjesëmarrje në prokurimin e Termocentraleve Maqedoni (ELEM). Sipas PSP-së, ELEM ju ka mundësuar konsorciumeve të këtyre tre kompanive që të realizojnë përfitim të paligjshëm mbi 17 milion euro. Duke prezantuar rastin prokurorja Fatime Feati u shpreh se ky hetim tregon

deri ku ka shkuar lufta e konkurrencës, për fitimin e tenderave dhe mjeteve të mëdha në para, si dhe, si një konsorcium me dokument të falsifikuar ka arritur që të fitojë tender, prandaj edhe në aneksin e këtij tenderi ka “fituar” 1.060.000.000,00 denarë, para të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ose 17.235.772 euro. Procedura para hetimore ka filluar mbi bazë të përmbajtjes së tre bisedave të përgjuara, të dorëzuara në këtë prokurori, prej të cilëve dy nuk janë publikuar në opinion, përmbajtja e të cilave çon drejtë krijimit të dyshimit për paligjshmëri në prokurimin publik të nxjerrjen e thëngjillit nga Suvodol – Manastir. Prokurimi publik, lëndë e këtij hetimit është realizuar mbi baza të publikimit me 07.10.2011 nga AD Termocentralet e Maqedonisë Shkup, ndërsa bisedat janë zhvilluar me 03.08.2011 dhe me 06.10.2011. Konkretisht, ekziston dyshim se me 14.11.2011 në Shkup, i dyshuari i parë si person përgjegjës-drejtori i të dyshuarit juridik “Trans Met” DOO Shkup, i dyshuari i dytë si përfaqësues i të dyshuarit juridik “SILEKS NEMETALI ST” DOOEL Kratovë dhe i dyshuari i tretë si drejtor i të dyshuarit juridik “Vato” DOO Shkup, me vetëdije ka shkel rregulloren e procedurës së ndarjes së marrëveshjeve për prokurim publik dhe i kanë ndihmuar konsorciumit përfitim të paligjshëm prone të konvertuar në disa milion euro. Më saktë, nga provat krijohet dyshimi për manipulim të procedurës për prokurim publik si dëshmi për posedimin e pajisjes teknike për realizimin e blerjes së subjektit, që është kusht i patjetërsueshëm  për pjesëmarrje dhe kualifikim në fazën e dytë të procedurës për prokurim, kanë dorëzuar dokumentacion të rrejshëm për pronësinë e pajisjeve.  

Të gjithë konferenca për shtyp mund që ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund që t’i lexoni në këtë link.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *