Tregu i qytetit në Veles ngelet i pa mbuluar

 

Projekt:  Ndërtimi i tregut të mbyllur dhe i qendrës tregtare
Përshkrim: Ndërtimi i tregut të mbyllur dhe qendrës tregtare në lokacionin e tregut të tanishëm. Pozita dhe gjendja e tregut të tanishëm të qytetit mundësojnë, që nëpërmjet PPP, të mund të mbulohet një pjesë e tregut dhe në atë mënyrë të fitohet objekti bashkëkohorë për nevojat e fermerëve, tregtarëve dhe qytetarëve të Velesit. Pas mbulimit të tregut dhe me ndërtimin e qendrës tregtare do të krijohen kushte për rindërtim të tij,. (Burim i financimit: Partneriteti Publiko-Privat; Afati: vitet 2016-2017)

 

ARSYETIM

programin e tij zgjedhor, në faqen 33, Sllavço Çadiev, kandidat i VMRO DPMNE-së për kryetar komune në Komunën e Velesit, para zgjedhjet lokale në vitin 2013 iu premtoi qytetarëve të Velesit se në periudhën 2016 – 2017, tregu ekzistues në Veles do të mbulohet, gjegjësisht do të bëhet pjesë e objektit të ri, në të cilin do të përfshihet edhe qendra tregtare.

Tani jemi në vitin 2017,  kontrolluam deri ku ka arritur realizimi i këtij premtimi, i cili u numërua  në projektet kapitale. Konstatuam se procesi është tërhequr dhe lajmërohet që ndërtimi i pazarit do të nis prej fillimi në prill 2017, kur përfundon edhe mandati i Çadiev, prandaj premtimin e  konsiderojmë si të parealizuar.

Informacionin e parë e hasëm duke kërkuar nga lajmet e 31 tetorit  të vitit të kaluar, të publikuar në “Duma”. Çadiev thotë pasi që në dy konkurset e para nuk u interesua asnjë kompani për Partneritet Publiko-Privat (PPP), vet komuna morri përsipër që të ndërtojë tregun  e mbyllur në vendin ekzistues. Gjatë asaj periudhe kryetari i komunës së Velesit tha se punët do të zgjasin një vit, ndërsa komuna do të ndaj 300.000 euro.

Vlerësojmë se ky projekt do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të zgjatë një vit. Së pari do të fillojmë me pjesën e poshtme të pazarit që të mund pandërprerë të funksionojë hapësira ekzistuese, ndoshta në kushte kur ka njerëz. Një pjesë e pazarit do të dislokohet në vend-parkim e cila gjendet në anën e kundërt. Pas përfundimit të pjesës së parë do të niset ndërtimi i pjesës së dytë. Do të punohet, pjesë pjesë, tha Çadiev. 

Në ueb-faqe të komunës së Velesit gjetëm informacionin e 31 tetorit të vitit 2016, për prezantimin e dizajnit të projektit “Mbulimi i tregut të qytetit”. Në të cilin bëhet se dizajni së shpejti do të përpunohet në projekt final.

Llogaridhënien e Komunës së Velesit 2016 mes projekteve të realizuara faqe 6 lexojmë se është përpunuar projekti për mbulimin e tregut të qytetit. Gjatë prezantimit të kësaj llogaridhënie me 26 dhjetor të vitit 2016, Çadiev e premton të njëjtën që deri në vitin (2017) do të realizohet projekti “Mbulimi i tregut të qytetit”.

Si projekt i parë është paraparë “MBULIMI I TREGUT”. Ai është një prej 10  projekteve kapitale të premtuara në programin zgjedhor në zgjedhjet lokale. Realizimi kushton 12 milion denarë. Mjetet të cilat Komuna e Velesit i ndau nga buxheti i vet. Ky është projekti i 10 kapital të cilin e premtuam në programin zgjedhor. Nëntë të tjerët janë tashmë të realizuar. 

Sipas deklaratës së Çadiev të cilën e transmetoi televizioni “K1” me 27 dhjetor të vitit të kaluar (2016), ndërtimi i tregut do të filloj në prill të këtij viti. Ndërsa ajo është edhe vet fundi i mandatit Çadiev, kështu që, këtë premtim të tij e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *