“Transporter”- Trasporti i nxënësve më i shtrenjtë se në Tokio

Sipas PSP-së, kryetari Taleski në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore dhe më shumë transportuesve kanë dëmtuar buxhetin enë vlerë prej 360.000 euro. Foto: Meta

На 14.04.2016 година Специјалното јавно обвинителство (СЈО) на прес-конференција објави дека води нова истрага под кодно име „Транспортер“, која се однесува на превозот на ученици во Општина Битола, а во која еден од осомничените е битолскиот градоначалник Владимир Талески

 

 

Me 14.04.2016 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencë për shtyp publikoi që është duke udhëhequr një hetim të ri me emrin kodues “Transporter”, i cili ka të bëj me transportin e nxënësve në Komunën e Manastirit, në të cilin njëri prej të dyshuarve është kryetari Vlladimir Taleski

 

 

Sipas hetimit, kryetari Taleski në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore dhe shumë transportuesve të tjerë kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej 360.000 euro vetëm për dy vite shkollor.

Prokurorja nga PSP, Fatime Fetai kumtoi se lënda është marr nga Prokuroria Themelore Publike – Manastir dhe se nga faktet materiale të mbledhura PSP është e bindur se Komuna e Manastirit përmes kryetarit të saj ka pagur transport më të shtrenjtë se ai në Tokio.

Sot, do të keni mundësin që të njiheni ndoshta me transportin më të shtrenjtë për nxënës në botë, të cilin e ka paguar qyteti  nga mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, kuptohet, jashtë normave ligjore .

Në të vërtetë, lënda është marr nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, e cila po ashtu kishte filluar procedurë parahetimore edhe se prokuroria tashmë kishte dhënë urdhër për ekspert ekonomik për hetimin e punës së komunës në zbatimin e prokurimeve publike për transport të nxënësve. 

Pikërisht nga raporti i zyrës për ekspert gjyqësor, si dhe nga pjesa tjetër e mbledhur e fakteve prokuroria seriozisht u bind, kuptohet në këtë fazë në nivel krijimit të dyshimit se Komuna e Manastirit përmes kryetarit të saj, tashmë me përkëdheli “babait të qytetit”, me siguri ka paguar transport më të shenjtë për nxënësit në botë edhe më shumë se kryetari i Komunës se Tokios, dëmtim të drejtpërdrejta me pasoja financiare mbi Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, dhe me këtë padyshim edhe mbi qytetarët e këtij vendi. 

Më saktë, ekziston dyshimi se kryetarin i Komunës së Manastirit dhe kryetari i Komisionit për prokurim publik nga komuna, formuar nga kryetari i komunës, në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Manastir dhe personat përgjegjës të transporteve “Hera-Turs”, “Transkop” AD, “Xhem Turs”, “Bobi Turs”, “Xhimi Turs”, “D i A Hera Trans”, “Luka Ekspres”, “Maria Trans”, “Turist Prevoz”, “Hera Prevoz Novaka” dhe “Gopesh Trans”, kanë dëmtuar mjetet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë me vlerë prej 22.024.891,00 denarë ose rreth 360.000 euro, vetëm për dy vite shkollore.

Konferencën për shtyp mund ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund që t’i lexoni në këtë link.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.