Transparenca e qeverisë ekzekutive në Maqedoni dukshëm po përmirësohet

Shkalla e transparencës së qeverisë ekzekutive në 6 vende të Ballkanit Perëndimor - matje e parë dhe e dytë. Grafikon: Metamorfosis

Отвореноста на власта која може да се измери преку конкретни индикатори е еден од клучните апсекти на секое општество кое сака да се класифицира како демократија. Преку регионален проект воден од Метаморфозис фондацијата, во изминатите неколку месеци беше спроведено вакво истражување за повеќе земји од регионот на Западен Балкан, за да може да се направи споредба на регионлано ниво како стојат со отвореноста балканските демократии. Во овој текст накратко ви ги претставуваме резултатите добиени за иснтитуциите на извршната власт во Република Македонија

 

Transparenca e qeverisë e cila mund të matet përmes indikatorëve konkret është një prej aspekteve kyçe të çdo shoqërie e cila dëshiron që të klasifikohet si demokratike. Përmes projektit rajonal të udhëhequr nga Fondacioni Metamorfosis, në muajt e fundit u zbatua një hulumtim i tillë për më shumë vende në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që të mund të bëhet krahasimi në nivel rajonal se si qëndrojnë me transparencën demokracitë ballkanike. Në këtë tekst shkurtimisht do të jua paraqesim rezultate e fituara për institucionet e qeverisë ekzekutive në Republikën e Maqedonisë 

 

Qeveria ekzekutive në Republikën e Maqedonisë po përmirëson me hapa të mëdha transparencën e saj në raport me mënyrën e punës krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe momentalisht gjendet në vend të dytë, përderisa vet Qeveria e RM-së e morri vendin e parë.

Këtu janë të dhënë rezultate e hulumtimit të publikuar si fundmi në suaza të projektit ACTION SEE të cilin e realizoji, Metamorfosis, Fondacioni për internet dhe shoqëri, në bashkëpunim me organizatat partnere në Ballkanin Perëndimor.

Në të vërtetë bëhet fjalë për studim të politikës publike në të cilën analizohet niveli i transparencës dhe llogaridhënies së qeverive ekzekutive në shtetet e rajonit.

 

QEVERIA EKZEKUTIVE NË RM – E DYTA NË RAJON

Rezultatet e mira për qeverinë ekzekutive në raport me transparencën së më shumti kanë të bëjnë me transparencën e Qeverisë së RM-së. Pas qeverisë ekzekutive, realizuesi i hulumtimit ka radhitur Qeverinë e RM-së, departamentet e ministrive dhe organet e administratës shtetërore.

Një vlerësim të këtillë jep edhe Metamorfosis, e cila përqindjen e mirë prej 49 përqind të realizueshmërisë së indikatorëve në hulumtim e sqaron kështu:

 Ky përmirësim i dukshëm i rezultateve ishte i pritur për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së re për kthimin e Maqedonisë në rrugën e integrimit evropian të shtetit. Qeveria filloi me publikimin e rendeve të ditës të seancave të saja të punës, procesverbale të seancave të mbajtura, si dhe kumtesa të rregullta të punës së Qeverisë në seanca; deklasifikim dhe publikim të dokumenteve dhe marrëveshje të nënshkruara me investues të huaj; dërgoi udhëzues deri te ministritë me listë prej 21 dokumente të cilat detyrimisht se duhet të publikohen nëpër ueb-faqe; vendosi vegël për llogaridhënie të shpenzimeve nga ana e bartësve të funksioneve shtetërore; u shfuqizua tarifa e shpenzimeve materiale për dhënien e informacioneve me karakter publik në formë të regjistrit elektronik 

Një sukses i tillë relativ ka të bëj edhe me punën aktive para së gjithash të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë mbi Strategjinë për reforma në administratën publik në Republikën e Maqedonisë:

U miratua edhe Strategjia e  re për reforma në administratën publike 2018-2022 në të cilën një prej fushave me prioritet është edhe përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca e administratës publik duke u angazhuar në përforcimin e mekanizmave për qasje të informacioneve me karakter publik, si dhe përforcim të kapaciteteve dhe kompetencave të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informacione me karakter publik. Shtesë, u përgatit Strategjia për të dhënat e hapura e cila ka për qëllim nxitjen e publikimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të hapura, me qëllim që të arrihet rritja e transparencës dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore, të përmirësohet cilësia e shërbimeve të cilat i ofrojnë dhe njëkohësisht të nxiten inovacione. 

 

NUK KA SANKSIONE PËR JOTRANSPARENCË 

Megjithatë, hulumtuesit kanë vërejtur edhe një ligj i cili “ndihmohet”, thënë kështu, prej politikës jondëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë udhëzimet e Qeverisë.

Bëhet fjalë për faktin e vërtetuar se transparenca dhe llogaridhënia nĕ vi vertikale. Më saktë nëse vet Qeveria ka nota më të larta të vlerësimit sipas realizueshmërisë së indikatorëve, 76 përqind, duke shkuar për poshtë nëpër ministri, prej ministrive deri te organet administrative shtetërore, këto përqindje dukshëm zvogëlohen.

Një prej arsyeve të mundshme është se, siç thuhet në hulumtim, edhe mungesa e sanksioneve për organet e qeverisë ekzekutive të cilat i janë përkushtuar aq transparencës:

Praktika tregon se nuk ka institucion i cili do “të dënonte” për atë se nuk kanë qenë transparent sa duhet. Janë krijuar dallime të dukshme në transparencën e Qeverisë, ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore. Në Maqedoni, hulumtimi tregon se, përsëri, indeksi i transparencës dukshëm bie nga Qeveria, përmes ministrive deri te organet tjera të mbetura të administratës shtetërore, gjegjësisht Qeveria përmbush 76% të indikatorëve, ministritë mesatarisht 46%, ndërsa organet tjera të administratës shtetërore përmbushin vetëm 24% të  indikatorëve të transparencës. Për këtë koncepti i transparencës duhet të zgjidhet sistematikisht. 

 

REZULTATE TË MIRA PËR QEVERINË – DUHET EDHE MË SHUMË PËRPJEKJE 

Hulumtimi tregoi se Qeveria ka arritur përqindje të lartë për plotësimin e kritereve të transparencës dhe llogaridhënies. Pikërisht për këtë përqindje që është mbi 76 përqind realizueshmëri të indikatorëve ajo gjendet në vendin e parë në krahasim me vendet e rajonit.

Rezultatet iu prezantuan edhe përfaqësuesve të Qeverisë së RM-së. Foto: Qeveria e RM

Megjithatë, hulumtuesit theksojnë se ky numër i lartë nuk duhet të shërbej si “magjik”, sepse qëllimi është arritja e standardeve evropiane. Prej këtu në studim propozohen edhe masa shtesë në mesin e të cilave është edhe vendosja e disa dokumenteve për të cilët vendos Qeveria, duke pasur parasysh faktin se “Gazeta zyrtare e RM-së” është buletin me pagesë, dhe në këtë mënyrë qytetarët do të kenë qasje më të madhe deri te të dhënat me interes publik.

Përveç kësaj, propozohet edhe praktika e incizimit të seancave qeveritare dhe vendoja e tyre në kanalin YouTube, ngjashëm me praktikën e vendosjes së konferencave për shtyp pas seancave të Qeverisë, edhe pse thuhet se nuk hynë në detyrimet ligjore të Qeverisë.

Parë një nga një indikatorët, rezultat e Qeverisë së RM janë si në vazhdim:

Qeveria e Maqedonisë përmbush indeksin e transparencës me 69%, indeksin e qasjes me 77%, indeksin e efektivitetit me 99%, ndërsa indeksin e integritetit me 78%. Vendi më i mirë në rajon në përmbushjen e indeksit të integritetit është Mali i Zi me 89%. 

 

MINISTRITË ME MESATARE TË NJËJTI SI NË RAJON

Në dokument për sa u përket ministrive thuhet se mesatarja e përmbushjes së kritereve është prej 46 përqind, në nivel të njëjtë ose pak më mirë me mesataren e ministrive në qeveritë e vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor, ku kjo mesatare arrin 42 përqind.

Përsëri, ka dallim të mëdha ministria prej ministrisë. Ja edhe vlerësimet e hulumtuesve:

Ministritë në vend lëvizin prej 32% transparencë të Ministrisë së Drejtësisë, që është nën mesataren e përmbushjes së indeksit të transparencës nga ana e ministrive, deri në ministrit të radhitura më lartë, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale me 64% dhe Ministria e Financave me 63% në përmbushjen e indikatorëve të transparencës. 

Një prej ministrive me vlerësim më të lartë është Ministria e Financave. Në dokument sqarohet se është më e azhurnuar në shumë aspekte dhe në ueb-faqe publikohen të dhëna të ndryshme të cilat janë në interes të të gjithë atyre që ndjekin politika publike për zbatim dhe realizim të Buxhetit në RM:

Ministria për Financa i publikon të gjithë informacionet lidhur me transparencën e buxhetit dhe për këtë edhe është vlerësuar me 99%. Ministria respekton detyrimet ligjore që të publikojë raportet gjysmë vjetore të shpenzimit të buxhetit, buxhetit vjetor dhe llogarisë përfundimtare, ku mes tjerash, përmbahen edhe informacione buxhetore për të gjithë ministritë, por kjo nuk do të thotë se ministritë nuk duhet të publikojnë të gjithë këto informacione në ueb-faqet e tyre ashtu që qasja e qytetarëve të jetë më e lehtë. Shtesë, ministria në ueb-faqen e saj ka vendosur edhe një mjet të posaçëm “statistika” në të cilën në format të hapur janë publikuar buxhetet vjetore dhe llogaritë përfundimtare në buxhet, harxhimi i buxhetit , gjendja e borxhit shtetëror dhe publik bashkë me 3 marsin e vitit 2018, shikime sistematike etj. 

Rezultate të shkëlqyera në raport të transparencës rreth buxhetit kanë arritur edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Ajo në të cilën ministritë janë treguar më të dobëta në përmbushjen e indikatorëve, është publikimi i të dhënave për parandalim të përplasjes së interesave:

Ministritë më dobët kanë përmbushur indikatorët për parandalim të përplasjes së interesave, me 19%, për atë se nuk i kanë publikuar listat e anketave të funksionarëve në ueb-faqe e tyre, dhe shpesh as nuk vendosin link deri te Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit, ku në pajtim me ligjin vendosen listat e anketave. Shtesë, asnjë prej ministrive nuk ueb-faqen e vet nuk ka publikuar plan për integritet ose për çfarëdo lloj politike të brendshme për luftën kundër korrupsionit (e cila përfshinë edhe masa për ndalimin dhe eliminimin e formave të ndryshme të sjelljes korruptive dhe joetike në institucione). 

 

ORGANET EKZEKUTIVE ME REZULTATE SHUMË TË ULËTA 

Organet e tjera të qeverisë ekzekutive në këtë vlerësim janë vlerësuar me mesatare të përmbushjes së indeksin vetëm me 24 përqind. Edhe pse thuhet se kjo mesatare është ulët edhe në vendet të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimorë, disa indikatorë janë përmbushur me përqindje të papërfillshme.

Individualisht, në katër nënkategori të indeksit të transparencës, ato përmbushin 30% të indikatorëve, ndërsa niveli shumë i ultë i përmbushjes së indikatorëve të integritetit është 4%, i papërfillshëm, dhe indikatorët e efikasitetit me vetëm 6 %. Kjo do të thotë se ato aspak nuk kanë publikuar informacione lidhur me detyrimet e marra dhe realizimin e trajnimit të të punësuarve në temën për përplasjen e interesave, ndalimin e korrupsionit, dëftimin e rasteve të korrupsionit, nuk kanë publikuar plan për integritet ose ndonjë politikë të brendshme për luftën kundër korrupsionit, si dhe mungesë të informacioneve lidhur me monitorimin, evaluimin dhe raportet e punës së tyre. 

Vlerësimet janë se organet ekzekutive kanë edhe nivel shumë të ultë të mundësisë për kontakt me qytetarët, me çka jepen edhe propozime se një rezultat i keq i tillë  mund edhe të rregullohet veçanërisht me funksionimin e interaksionit përmes kanaleve online:

Interaksioni i organeve tjera ekzekutive me qytetarët është relativisht i ulët. Me vetëm 8% të përmbushje së indikatorëve, organet duhet seriozisht të shqyrtojnë mundësitë për vendosjen e procedurave për pranimin e ankesave dhe vërejtjeve të qytetarëve lidhur me punën e tyre përmes shërbimeve online. 

Të dhënat të cilat janë pjesë e tekstit dhe studimit në përgjithësi, janë marrë mbi baza të matjes së indikatorëve të cilët mundësojnë që të vlerësohet transparenca. Kjo matje është bërë prej fundit të vitit 2017 deri në fillim të tre mujorit të parë të vitit 2018, ndërsa analiza e të dhënave dhe vet studimi është kryer përgjatë korrikut të këtij viti.

Përgatiti: T.B.