„Trajektorja“ – Miliona provizione nga kinezët kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve qeveritar

Zgjedhja e kompanisë kineze Sinohidro që të ndërtojë autostradën Milladinovcë-Shtip-Kërçovë

Од доказите кои се обезбедени во досегашниот тек на постапката произлегува основано сомнение дека четирите службени лица во постапката за избор на компанија која ќе ги гради автопатните делници Миладиновци–Штип и Кичево–Охрид, покрај тоа што ја одбегнале примената на Законот за јавни набавки, постапиле спротивно и на условите поставени од Кинеската влада и кинеската „Ексим банка“ како заемодавач

 

Nga faktet e siguruara deri në rrjedhën e tanishme të procedurës del dyshimi se katër persona zyrtarë në procedurën e zgjedhjes së kompanisë e cila do të ndërtojë pjesët e autostradës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i janë shmangë zbatimit të Ligjit për prokurim publik, kanë vepruar edhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga Qeveria kineze dhe “Eksim banka” kineze si huadhënës

Me 22.05.2017 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencë për shtyp ka kumtuar se është hapur hetimi i ri me emrin “Trajektorja”, kundër katër funksionarëve të katër personave zyrtarë, pjesë e Qeverisë së kaluar. Sipas PSP-së, ata në vitin 2012 dhe në vitin 2013 gjatë procedurës së zgjedhjes së kontraktuesit për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, nuk kanë respektuar rregullat për zbatimin e tenderit dhe kanë lejuar që një kompani jo e ligjshme të ketë përfitim të pronës. Këto persona , gjatë procedurës për gjetjen e kontraktuesit më të mirë, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik dhe kundër rregullave të Qeverisë kineze dhe bankës “Eksim”, kanë zgjedhuar realizues i cili ka pasur ofertë më të lartë nga kompania e dytë që ka konkurruar në tender, me çka kanë dëmtuar buxhetin më së paku rreth 150 milion euro. Në këtë rast PSP, siç publikoi televizioni “Telma”, të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish funksionarë i mëparshëm qeveritar Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Georgievski. Autostradat Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i ka ndërtuar kompania kineze “Sinohidro”. Gjatë shpjegimit të këtij rasti, prokurorja Fatime Fetai tha se ky hetim

është hapur kundër katër personave zyrtarë – ish funksionarë të lartë qeveritar për të cilët ekziston dyshimi se në gjysmë e dytë të vitit 2013 dhe përgjatë vitit 2013 kanë kryer vepra të cilat gjatë zgjedhjes së kompanisë e cila do të realizojë ndërtimin e pjesëve të autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e veta dhe kanë dëmtuar buxhetin e RM-së me vlerë më së paku prej 155.117.172 euro dhe për të njëjtën vlerë kompanisë – ekzekutuese i kanë lejuar që të ketë përfitim pronësore. Prej fakteve të cilat janë siguruar deri në rrjedhën e tanishme të procedurës ngrihet edhe dyshimi se katër persona zyrtarë në procedurën për zgjedhje të kompanisë e cila do të ndërtojë pjesët e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, edhe përkrah asaj i janë shmangur zbatimit të ligjit për prokurim publik, kanë vepruar në kundërshtim edhe me kushtet e caktuara nga ana e Qeverisë kineze dhe “Eksim bankës” si huadhënës. Edhe pse sipas kushteve të definuara më parë, të dyshuarit zgjedhjen e ekzekutuesit është dashur ta kryejnë sipas legjislacionit të vendit, e pastaj dokumentacionin projektues të jua dorëzojnë kompanive kineze të cilat gjenden në listën e kompanive të kualifikuara për realizimin e këtyre projekteve, këtë nuk e kanë bërë, ndërsa projekt dokumentacionin e kanë dorëzuar vetëm deri te dy kompani kineze. Ekziston dyshimi se në muajin janar të vitit 2013 tre të dyshuar të nxitur nga i dyshuari parë, edhe pse janë dorëzuar dy oferta, negociatat i kanë zhvilluar vetëm me një kompani dhe gjatë këtyre negociatave me kompaninë e parë, kompania e dytë aspak nuk është thirrur në bisedime edhe pse ka dorëzuar ofertë shtesë më të ulët, këtë ofertë nuk e kanë evidentuar askund dhe e kanë fshehur, më pas kanë nënshkruar një kontratë për ndërtimin e pjesëve të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër me kompaninë  e cila ka pasur ofertë më të lartë. Me veprime të këtilla ekzistojnë dyshime se të dyshuarit kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga nenin 353 paragrafi 5 ne lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë

Të gjithë konferencën për shtyp mund ta shihni këtu, ndërsa raportet e mediumeve lidhur me këtë ngjarje mund që t’i lexoni në këtë link.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.