Trajanovski dhe Trajkovski harruan urën e këmbësorëve afër Alkaloidit

Asgjë nga ura e premtuar për këmbësorët në Autokomandë.

 

Ndërtimi i urës në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë në lagjen Autokomandë ( afër “Alkaloid”), në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, (Afati: 2013-2014)

ARSYETIM:

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski premtoi ndërtimin e urës së këmbësorëve afër fabrikës “Alkaloid” në lagjen Autokomandë,  para tre viteve në Programin zgjedhor ” Vepra të reja për përparim të rij, vepra të reja për Gazi Babë”, (2013-2017). Në programin,  me të cilin ai doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për këtë projekt ( në pjesën Transport, faqe.70), thuhet që do të realizohet në periudhën 2013-2014.

Ndërtim të një urë të tillë premtoi edhe kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, në programin e tij Programi zgjedhor “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Shkup më të mirë”, (faqe 57), ku thuhet që ky projekt duhet të realizohet në periudhën (2013-2015). Edhe pse afati për realizim i theksuar në programin e Trajkovskit (2014 dhe Trajanovskit (2015) ka kaluar, megjithatë, deri tani (20.04.2016) në Autokomandë nuk është ndërtuar urrë për këmbësorët.

Llogaridhënien për vitin e kaluar (2015) të kryetarit të Shkupit Trajanovski, nuk përmendet ura e këmbësorëve në Autokomandë. Kjo urrë nuk figuron as në objektet e planifikuara të Trajanovskit për vitin 2016.

…. në Komunën e Gazi Babës do të përfundojmë fazën e parë të projektit për zgjerim dhe rindërtim në rrugën Maxhari, do rindërtojmë rrethoren mes rrugëve 16. Makedonski Brigadi dhe Koce Metalec në lagjen e Hekurishteve, ndërsa do të punojmë në zgjerimin e bulevardit “Agroservis” deri tek kryqëzimi Diamant; (faqe 2 nga Llogaridhënia)

Ura e këmbësorëve nuk e përmendi as kryetari i komunës së Gazi Babës, Trajkovski, gjatë vizitave në terren në Komunë as gjatë vizitës së komunitetit urban në Autokomandë.

Gjithashtu, gjatë kërkimit në internet nuk gjendet asnjë aktivitet rreth realizimit të këtij projekti, përveç lajmeve të vjetra.Mund të gjenden vetëm informacione që “pushteti komunal urgjentisht të ndërtoj kalim nëntokësor për qytetarët në bulevardin Aleksandër Makedonski prëballë fabrikës Alkaloid“- madje përpara 10 viteve.

Sipas gjithë kësaj, mund të thuhet që premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës së Shkupit dhe Gazi Babës, për ndërtim të urës afër fabrikës Alkaloid, nuk është realizuar.

 

BURIME:

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.