Topollçani i Prilepit me kopsht fëmijësh

Kopshti në f. Topollçan Foto: Komuna e Prilepit.

 

Projekt: Ndërtimi i kopshtit për fëmijë në f. Topollçan.

Do të ndërtojmë kopsht fëmijësh në f. Topollçan, me çka do të mundësohet një qasje më e madhe e fëmijëve nga mjediset rurale dhe integrimin e tyre të plotë në mjedisin shoqëror, përmes procesit të socializimit si parakusht për rritje normale dhe zhvillim psikofizik. (Buxheti: 1,3 milion denarë. Burimi i mjeteve: buxheti i RM-së. Afati për realizim: viti 2013)

 

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në f. Topollçani është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Prilepit, Marjan Risteski, dhënë në programin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Prilep më të mirë!” (faqe 58). Këtë premtim kryetari Risteski e ka përmbushur disa muaj pasi ka marr funksionin. Më saktë, pas zgjedhjeve në mars, një pjesë e mediumeve me 02.10.2013, lajmëruan se f. Topollçani është bërë me kopsht fëmijësh. Sipas asaj që është publikuar, kopshti i ri nuk është objekt i veçantë, por hapësirë e adaptuar e SHF “Krume Bollnaroski”.

Në Topollçani, Prilep, prej sot njëzet e pesë fëmijë do të mund që të vizitojnë kopshtin, në hapësirën e adaptuar të Shkollës fillore “Kryme Vollnaroski”. Ky është kopshti i parë për fëmijë në vendbanimet rurale të rajonit të Prilepit, si dhe pjesë e projektit Qeveritar për sigurimin e kushteve hapësinore për fëmijë të gjeneratës parashkollore, në të cilën financiarisht ka participuar edhe vetëqeverisja lokale e Prilepit, informon televizioni Alfa

Lajmi për kopshtin e ri në Topollçan u transmetua edhe në faqen zyrtare të Komunës së Prilepit.

Kryetari Marjan Risteski sot nën shoqërimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale Dime Spasov solemnisht lëshuan në përdorim kopshtin e ri në v.b. Topollçani i cili ka kapacitet për 25 fëmijë dhe gjendet në suaza të SHF “Krume Vollnaroski”.

Ky projekt si i përfunduar është parë edhe në Llogaridhënien e Risteskit për atë që është punuar në vitin 2013-2017. në pjesën e mbrojtjes sociale, faqe 97, ku ka edhe fotografi nga brendësia e kopshtit. Duke pasur parasysh këtë, mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Prilepit, Marjan Risteski për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në f. Topollpani është i realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska