“Toplik” – Hetim për shitjen e tokës në “Sonçev Grad”
Hetime për keqpërdorimin dhe dëmtimin e buxhetit të RM-së nga shitja e tokës për ndërtimin e lagjes “Sonçev Grad”, në pjesën jugore të Vodnos, të kryera prej vitit 2007 deri në vitin 2013, bënë që PSP të ngre hetim për këtë rast
20.10.2016 – Bëhet fjalë për rastin në të cilin i dyshuari i parë është Ministri për Transport dhe Lidhje, ndërsa ka dyshime që në këtë vepër i kanë ndihmuar dhe pesë zyrtarë, dhe është kryer mes viteve 2007 dhe 2013.
Komisioni profesional ka informuar personin zyrtarë se nuk janë plotësuar kushtet për shkrimin e tenderit për shitjen e tokës, me çka ministri ka prishur komisionin, ka formuar komision të ri dhe tenderi është shkruar, dhe më pas është arritur edhe marrëveshja për shitjen e tokës.
Në vitin 2011, pasi që shteti nuk ka mundur të përmbush kushtet për realizimin e marrëveshjes, kompania anulon, shteti i kthen të gjithë 223 milion denarët e paguara, plus 64 milion denarë ose mbi një milion euro, në formë kamate. Ja çfarë tha prokurorja Fatime Fetai gjatë arsyetimit:
Prej fakteve u krijua dyshimi se për shkak të anulimit të marrëveshjes me faj të MTV-së, e njëjta ka pagur detyrime me vlerë prej 223.954.780 denarë borxh kryesorë, të cilin ia ka kthyer personit juridik, që të paguhet interesi i vonuar.
Mbi këtë bazë me 18.02.2013 nga llogaria e MTV në llogari të shoqërisë “San Siti” DOO Shkup është paguar kamatë me vlerë prej 64.206.839 denarë, gjegjësisht 1.044.000,00 euro, me të cilin është dëmtuar drejtpërdrejtë buxheti i RM-së.
Me këto veprime, ekziston dyshimi se të dyshuarit kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 në nenin 22 nga KP.
Detajet e arsyetimit mund t’i lexoni këtu.
Se si mediumet e prezantuan këtë lajm nga PSP, mund që ta shihni këtu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari