Todorov mburret me punësimet por edhe ministrat e mëparshëm kanë punësuar në shëndetësi

A është kujdesur vëtëm Todorovi për potencialin njerzor në shëndetësi? Foto: screenshot.

Може да се утврди дека од годината пред да дојде на чело на Министерството за здравство, во јавното здравство во РМ биле вработени 18.5 илјади вработени, а на крајот од 2016 година има вкупно околу 20 илјади вработени или 1,5 илјади вработени повеќе или приближно исто колку што имало и во 2006 година.

Ministri i Shëndetësisë dhe deputeti, Nikolla Todorov, gjatë pjesëmarrjes në emisionin Dialog në Televizionin 24 ka folur për shëndetësinë, mes tjerash dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pa vërtetë:

Nga ana tjetër, unë ende jam ministër, shëndetësia është përforcuar për nga kapaciteti njerëzor me rreth 5.000 punësime të reja. Kjo do të thotë se “boshllëku”, gjegjësisht nyja e cila është krijuar më herët në të kaluarën, atëherë kur nuk është marr parasysh potenciali njerëzor në shëndetësi

 

ARSYETIM:

Nuk është lehtë që të vërtetohet se nëse është i vërtet apo jo pretendimi i Todorovit që në vitin 2011 deri më tani ka punësuar 5.000 persona në sektorin e shëndetit publik. Por, mundet që me siguri të vërtetohet, se në të kaluarën, para “kohës së tij”, përfshirë këtu edhe vitin e fundit të qeverisjes së LSDM-së – 2006, nuk ka ekzistuar “boshllëk”, gjegjësisht nyje në kuadrin njerëzor dhe  nuk është e vërtetë se nuk është marr parasysh potenciali njerëzor siç thotë ministri dhe deputeti Todorov.

Ky pretendim është bazuar në hetimet e të dhënave publike të cilat i posedojnë dy institucionet – Fondi për Sigurim Shëndetësor në RM dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Numrat tregojnë se, para se të vij Todorov, numri total i të punësuarve ka qenë rreth 20.7 mijë të punësuar në kohën e LSDM-se deri në 18.1 mijë të punësuar një vit pas asaj, me çka dallimi është rreth një mije e gjashtëqind persona. Por, menjëherë pas asaj, numrat kanë filluar që të rriten, kështu që Todorov e ka trashëguar Ministrinë me 18,5 mijë persona:

Këtu, te burimi i fundit, shtohet se është i gjithë numri i të punësuarve, por jo edhe në cilat vende pune, sepse, para së gjithash në shëndetësi, është vonuar me sistematizimin e vendeve të reja të punës dhe ndërrimin e të vjetërve me tituj te ri, sipas Katalogut të vendeve të punës.

Gjatë shqyrtimit sipas viteve, po ashtu, mund që të vërehet se prej kur Todorv është ministër, ka vetëm një ndryshim te vogël në strukturën e raporteve të FSSH, por numrat e të punësuarve ne shtëpitë shëndetësore publike nuk përmenden.

Por, si do që të jetë, mund që të vërtetohet se para ardhjes në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, në shëndetësinë publike në RM kanë qenë të punësuar 18.5 mijë të punësuar, ndërsa në fund të vitit 2016 ka gjithsej rreth 20 mijë të punësuar ose 1,5 mijë të punësuar më tepër ose përafërsisht aq sa ka pasur edhe në vitin 2006.

Prej këtu, deklaratën e Todorovit se ka ekzistuar “boshllëk” ose nyje nga marrëdhënia e papërgjegjshme në lidhje me kuadrin njerëzor, prandaj ai është dashur që t’a plotësojë me rreth 5 mijë punësime është e pavërtetë. Todorov ndoshta ka punësuar 5.000 persona, por jo për këtë qëllim.

Departamenti i mjekëve në shëndetësinë private dhe jashtë saj ndoshta është më i madh se sa që shfaq Todorv, por këtu nuk ka të dhënë të saktë, vetëm të përafërt. I fundit është sipas hetimeve të Helltgruper, gjatë së cilës deklarata e Dr. Vlladimir Llazarevik, udhëheqës në projektin dhe specialist në menaxhimin e shëndetësisë, vlerësohet se nga Maqedonia prej vitit 2012 deri ne vitin 2015 kanë ikur rreth 500 mjekë.

Përfundimi do të ishte se kuadri i mjekëve dhe kuadri tjetër medicinal nga shëndetësia publike në Maqedonia është më i madh se sa pushteti e tregon atë në deklaratat publike (përfundimisht, mund që të numërohen nëse duan deri te i fundit, sepse kanë instrumente për këtë). Përndryshe, fakti tjetër do të kishte qenë se njerëzit lënë vendin e punës, duke mos sigurar një punë tjetër ose shkojnë në pension. Por, kjo e fundit është më pak e mundshme. Kjo mund të ndodh në strukturën e plakur të të punësuarve në NSHP për vitin 2016, prej ku shihet se vetëm 24 % të të punësuarve janë të moshës prej 55 deri në 64 vjeç ose diçka rreth 5.000 persona prej 20 mijë të punësuarve.

Të përsërisim, Todorov nuk ka trashëguar aq shumë “boshllëk” ose nyje në shëndetësinë publike në RM për shkak të sjelljes së pa përgjegjshme të ministrave të mëparshëm dhe për këtë i është dashur që të punësoj 5.000 njerëz prej 2011 deri në vitin 2016. Prandaj, një deklaratë e tillë e Todorovit është e pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.