Titull tepër manipulativ që nuk e përmban informatën kryesore

Владата планира зголемено породилно отсуство за мајките NetPress-crop-resize

 

[Recension: Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë]

 

Titulli i këtij teksti është tepër manipulues dhe në vete nuk e përmban informatën kryesore, e ajo është se për cilat kategori të lehonave do të rritet pushimi i lindjes. Titulli i këtillë krijon një përshtypje të gabuar te publiku, dhe kjo është e qartë se ka qenë edhe qëllimi kryesor i autorit, t’i manipulojë lexuesit.

Владата планира зголемено породилно отсуство за мајките NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë

Data dhe koha e publikimit: 18.04.2015

Data e recensionit: 20.04.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Titulli “Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë” është aq bombastik sa që menjëherë e tërheq vëmendjen te ai i cili e lexon atë. Mirëpo, më poshtë në tekst zbulohet se lajmi në titull nuk ka asnjë lidhje me atë që me të vërtetë është paralajmëruar. Ajo që mungon në titull është fjala kyçe “përnjëherë”.

“Ja për shembull, së shpejti Qeveria planifikon për nënat: Rritje të mungesës së paguar nga puna për shkak të lindjes, prej 12 muajve aktualë në 15 muaj, domethënë 3 muaj shtesë, për nënat që do të lindin 2, 3 ose më tepër fëmijë përnjëherë.”

Përnjëherë, do të thotë nënat që do të lindin bineq, trineq ose më tepër fëmijë. Dhe këtu lajmi fiton një kontekst krejtësisht tjetër. Kjo nuk do të thotë se nënat që kanë dy, tre ose më tepër fëmijë se do të fitojnë pushim shtesë të lindjes.

Përveç asaj se autori i këtij teksti bën një manipulim të pacipë, ai ka harruar që në artikull t’i shqyrtojë edhe problemet me të cila ballafaqohen lehonat në Maqedoni, si për shembull, pushim më të shkurtër të lehonisë në krahasim me vendet e rajonit, vonesa e pagesës së rrogës gjatë pushimit të linjdes, etj.

Analiza e portalit Inbox7 e datës 13 nëntor 2014, mu për këtë temë, tregon se Maqedonia ka kushte më të rënda për lehonat në rajon.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.