“Titanik” – hetimi i parë i PSP-së

 

 

Më shumë persona nga institucione të ndryshme kanë vepruar bashkërisht dhe në mënyrë të organizuar me qëllim që të realizohet mashtrim zgjedhor në vitin 2013, dyshon PSP në hetimin e parë “Titanik”, proces i cili ende është i hapur dhe aktual 

12.02.2016  –  Bëhet fjalë për procedurë e parë hetimore të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në drejtim të vërtetimit të dyshimeve për vepra penale për mashtrime zgjedhore dhe manipulim me votimit ose siç tha në prezantim prokurorja Fatime Fetai “marrja e qeverisë përmes kriminalizimit të të gjithë procesit zgjedhor”. 

“Në këtë lëndë pas një numri të madh të veprimeve parahetimore, mbi baza të numrit të lartë të treguesve dhe kuptohet fakteve, nga ku doli dyshimi se një grup i caktuar njerëzish, të cilëve nuk do t’jua zbulojë identitetin, duke shfrytëzuar ndikimin e vet real dhe pozitën zyrtare, për të mbajtur  pushtetin të partisë së tyre, edhe në nivel lokal edhe në atë shtetëror dhe veçanërisht për shkak të privilegjeve që i gëzojnë nga praktika e qeverisjes, kanë krijuar grup, i cili ka pasur për qëllim që të realizoj manipulim zgjedhor dhe gjatë procesit të votimit ose thënë ndryshe  përmes kiminalizimit të tërësishëm të procesit zgjedhor, përvetësim të qeverisë”. 

Bëhet fjalë për dyshime që kanë të bëjnë me procese të paligjshme në vitin 2012 dhe në vitin 2013 nga ma shumë persona të MPB-së dhe institucioneve të tjera, si për shembull nga Gjykata Administrative, të cilët kanë mundësuar që të kryejnë një numër të madh të veprave penale, lidhur me zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Me këtë rast, në shkurt të këtij viti PSP zgjeroi hetimin me çka u përfshinë 17 persona të ri, funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, të cilët janë të dyshuar për vepra penale në manipulime zgjedhore dhe të procesit të  votimit.

Të gjithë detajet për rastin e parë të PSP-së mund që t’i lexoni këtu.

Reagimet e mediumeve dhe si transmetuan mund që t’i shihni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *