„Tifani“ – PSP dyshon se është blerë veshje e brendshme dhe çanta nëpërmjet kompanive private

 

Faktet drejtojnë ka dyshimi për fshehje taksash në periudhën 2008-2013, ku e dyshuara. si udhëheqëse e personave ligjor, ka reduktuar bazën për llogaritje të tatimit mbi të ardhurat, ka keqpërdorur të drejtën për dhënien e tatimit të vlerës së dhënë dhe nuk ka paraqitur të ardhurat personale, të cilët detyrimisht duhet të paraqiten në pajtim me Ligjin për tatim mbi të ardhurat personale

 

Me 23.03.2017 Prokuroria Speciale Publike (PSP) në konferencën për shtyp kumtoi se është hapur hetimi i ri me emrin kodues “Tifani”, i cili ka të bëj me evazion fiskal nga ana e personit fizik si pronar dhe udhëheqës i “Smart Centar DOOEL eksport importi Shkup” dhe agjencisë “Smart”. Sipas PSP-së, e dyshuara në periudhën prej vitit 2008-2014 me qëllim që ajo dhe personat ligjor t’i ikin pagesës së tatimeve, ka dhënë të dhëna të rrejshme në llogaritjen e taksave të kompanive që i drejton.

Prokurorja Fatime Fetai kumtoi se ky hetim përfshinë:

veprime në kryerjen e një vepre penale në vazhdimësi – Evazion fiskal nga nenit279 paragrafi 2 në paragrafin 1 nga Kodi Penal, ndërsa ekziston dyshimi se është kryer nga personi fizik si pronar, drejtues dhe i vetmi nënshkrues i autorizuar në llogari të Shoqërisë për komunikim dhe konsultim “Smart Centar DOOEL esport import Skopje” dhe nënshkruesi i vetëm i xhirollogarive të Shoqërisë për marketing dhe propagandë Smart Grup DOOEL Skopje. 

Më saktë, prej fakteve del dyshimi se e dyshuara për taskat në vitet 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014 me qëllim që ajo dhe personat juridik t’i ikin pagesës së tatimit, në llogarinë e kompanive, llogaritë e kryera dhe në raportet e legjislacionit tatimor ka dhënë të dhëna të rrejshme për faktet për vërtetim të shumës së detyrimeve tatimore në vlerë prej 2.314.463 denarë ose 37.634 euro, ndërsa e dyshuara i ka ikur pagesës së tatimit me vlerë prej 1.040.840 ose 16.924 euro. 

Faktet drejtojnë kah dyshimi për taksat 2008-2013 e dyshuara si udhëheqëse e personave ligjor, ka reduktuar bazën për llogaritje të tatimit mbi të ardhurat, ka keqpërdorur të drejtën për dhënien e tatimit të vlerës së dhënë dhe nuk ka paraqitur të ardhurat personale, të cilët detyrimisht paraqiten në pajtim me Ligjin për tatim mbi të ardhurat personale.

Më saktë, ekziston dyshimi se e dyshuara ka shfrytëzuar personat juridik si maskë dhe në të vërtetë prokurimin e shumë dhe shërbimeve për veten, e ka evidentuar si prokurim të personave juridik, edhe pse të njëjtët nuk kanë pasur as të punësuar për kryerjen e detyrave dhe për shfrytëzimin e pajisjes të cilën e kanë siguruar. 

Këto mjete në evidencë i kanë evidentuar si mjete bazë, pajisje, kosto, me çka është ulur tatimi i fitimit. Shpenzimet e këtilla, të cilat nuk janë në përputhshmëri me ligjin, sepse nuk janë përdorur për nevoja të shoqërive, por bëhet fjalë për nevoja personale, në këtë mënyrë e dyshuara e ka keqpërdorur edhe të drejtën e zbritjes së TVSH-së dhe ka ulur detyrimin edhe në këtë mënyrë.

Prej fakteve del se edhe shuma më të cilën është siguruar veshje dhe shërbime të këtilla, të cilat në të vërtetë janë përdorur për nevoja personale dhe në pajtim me Ligjin për tatim të të ardhurave personale dhe pranimet e saja personale, e dyshuara nuk e ka paraqitur në paraqitjen vjetore të tatimit dhe me këtë i ka ikur detyrimit tatimor. 

 

Raportet e mediumeve për këtë ngjarje mund që ta lexoni në këtë link.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *