Teuta Arifi

 

Teuta Arifi, ka lindur në Tetovë me 19 tetor të vitit 1969. Ajo është politikane në Maqedoni, profesoreshë universitare, ish deputete dhe kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës.

 

JETA PRIVATE

Teuta Arifi, ka lindur në Tetovë me 19 tetor të vitit 1969. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

 

ARSIMIMI

Dr. Teuta Arifi ka diplomuar në shkencat filologjike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, në vitin 1995 ka kryer studimet master në filologji në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup. Ka doktoruar në shkencat filologjike në Universitetin  Shën Kirili dhe Metodij në Shkup. përkrah gjuhës shqipe dhe maqedonase, flet edhe turqisht, anglisht, gjuhën franceze, serbe dhe kroate.

 

KARRIERA

Prej 19 janarit të vitit 1997 ka qenë asistent profesor në lëndën Historia e literaturës shqipe në Katedrën e gjuhës shqipe dhe literaturës në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, Shkup. Prej tetorit të vitit 2001 ka qenë asistente në lëndën Çështjet multikulturore në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit të EJL, Tetovë, ndërsa prej vitit 2001 deri në vitin 2006 ka qenë dekan në Fakultetin Pedagogjik panë Fakultetit Pedagogjik në UEJL dhe anëtare në Bordin e Përbashkët të UEJL-së.

Ajo është e angazhuar si anëtare në ekipin hetimor në Institutin për paqe pranë Universitetit në Hamburg, puna e Komisarit të lart për çështjet e pakicave në OSBE. Anëtare e bordit këshillues të ekipit për hulumtim për pozitën e pakicave në pjesën jugore të Evropës, Qendrore – iniciativa evropiane, Budapest, si dhe anëtare në Zyrën e Drejtorit të komisionit për barazi në Këshillin e Evropës. Ka qenë edhe anëtare në delegacioni e Republikës së Maqedonisë në konferencën e katërt botërore për të drejtat e grave në Pekin dhe anëtare e delegacionit në OSBE, Vienë, si dhe pjesë e grupit punues për dimensionet njerëzore.

 

KARRIERA POLITIKE

Në maj të vitit 2002 bëhet deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga radhët e BDI-së. Ajo është rizgjedhur anëtare në parlament në vitin 2006, 2008 dhe 2011. Si anëtare e parlamentit ajo kryen një numër të detyrave përfshirë këtu edhe Komisionin për Punë të Brendshme, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe anëtare në delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Këshillin e Evropës dhe shefe e delegacionit në Kuvendin e NATOS.

Ajo në korrik të vitit 2011 ka qenë e zgjedhur si zëvendës-kryeministre e Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane. Dr. Teuta Arifi po ashtu është edhe nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partia më e madhe shqiptare në Maqedoni.

 

 

 

BURIME

 

Ueb-faqja e qeverisë së Republikës së Maqedonisë (Arkiva) – Teuta Arifi 

Wikipedia: Teuta Arifi

Ueb-faqja e Komunës së Tetovës: Biografia e kryetarit të komunsë. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.