Tetovarët akoma presin transportin publik

Foto: TV Tellma

Од Министерството за транспорт и врски, пак, за „Вистиномер“ ни потврдија дека барање за автобуси од Општина Тетово немаат во нивните архиви, но не можат да потврдат дека ветување на градоначалничката на Тетово, усно и било дадено од некој од претходните министри. Велат дека законски Министерството ниту има автобуси на располагање, па да ги распределува, ниту, пак, има соодветна одлука на Влада или на ЈСП „Скопје“, за отстапување на автобуси на Тетово

 

Projekt: Transporti publik në Tetovë do të organizohet në sistemin e qytetit modern të integruar dhe transport urban. Mes qytetit, me linja të rregullta urbane do të organizohet transporti publik që do t’i shfrytëzojnë stacionet e përbashkëta. 

 

ARSYETIM:

Këtë projekt e lajmërojë në Programin e saj në zgjedhjet e vitit 2013 “Bashkë ndërtojmë” kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Në nëntor të vitit 2014 Këshilli i Komunës së Tetovës ka marr Vendim për themelimin e ndërmarrjes për transport publik që mund të shihet në Gazetën zyrtare në Komunën e Tetovës nr. 12/2014, (faqe 9-13), të publikuar më 19.11.2014:

Ndërmarrja publike themelohet për kryerjen e transportit publik dhe periferik të udhëtarëve. Themelues është Komuna e Tetovës. Për themelim dhe fillim me punë të ndërmarrjes publike themeluesi investon para me vlerë prej 1.500.000 denarë. 

Por, ndërmarrja publike deri me 29 shkurt 2016 nuk ka funksionuar. Këshilltarët tetovar me 19 shkurt të vitit 2016 në seancën e 35 të Këshillit të Komunës së Tetovës kanë votuar këshillin drejtues dhe mbikëqyrës së Ndërmarrjes publike për transport publik “Transport Tetovë”. Me 29 shkurt të vitit 2016 agjencia “Meta” publikoi tekstin me titull: Këtë vit në Tetovë do të fillojë që të funksionojë ndërmarrja për transport publik” në të cilin informon se është zgjedhur Këshilli udhëheqës dhe mbikëqyrës i ndërmarrjes “Transport Tetovë”. Në seancë, Kryetari i Këshillit, Isen Xhemaili, ka deklaruar se pret që “ndërmarrja publike të fillojë që të funksionojë këtë vit (2016), kur pritet që Ministria për Transport dhe Lidhje të dorëzojë disa autobus, me të cilët do të menaxhohet”. Në seancë kryetarja Arifi ka deklaruar:

Kërkesa jonë është dërguar deri te Ministria për Transport dhe Lidhje, ndërsa më pas deri të Qeveria e RM-së, por deri më tani nuk kemi marr përgjigje. Por, pavarësisht nga ky fakt ne e formuam Bordin e Ndërmarrjes Publike dhe mendoj de duhet që të mbështetemi në këtë kërkesë tonën, sepse Tetova është qyteti i dytë më i madh në RM, ndërsa në qytet nuk ka transport publik. Do të ishte korrekte, duke pasur shembull Shkupin, ashtu edhe Tetova të merr një mbështetje të këtillë nga Qeveria. 

Nga ajo deklaratë deri më tani nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv për realizimin e transportit publik në Tetovë. Këtë e shfaqin edhe tekstet e publikuara në mediume. Me 2 janar televizioni “Alsat-M” në kronikën me titull “Arifi përsëri premtoi transportin publik në Tetovë” transmeton deklaratën e kryetares së komunës së Tetovës në të cilën ajo thotë se Komuna me forcat e saja do të zgjidh këtë problem.

Qytetarët e Komunës së Tetovës kanë pasur mundësin që të binden se atë që themi atë edhe e realizojmë. Këtë e treguam qartazi me kompaninë për parkingje e cila është themeluar para një viti dhe për më pak se një vit filloi të funksionojë. Do të gjejmë mënyrë, unë nuk dua që të paragjykojë se cilat do të jenë mënyrat, por ne do të punojmë që të shndërrojmë këtë qytet në qytet. 

Nga Ministria për Transport dhe Lidhje, përsëri, për “Vërtetmatësin” na vërtetuan se në arkivat e tyre nuk ka kërkesë për autobus nga Komuna e Tetovës, por nuk mund të vërtetojnë se premtimi kryetares së komunë së Tetovës, i është dhënë me gojë nga ndonjëri prej ministrave të mëparshëm. Thonë se ligjërisht Ministria as nuk ka autobus në dispozicion, as më pak që të shpërndajë, nuk ka as vendim përkatës nga Qeveria ose NTP “Skopje”, për mosdorëzimin e autobusëve në Tetovë. Një përgjigje e tillë me 28.03.2017 morri edhe radio-televizioni i Tetovës, KISS:

 Nga Ministria pretendojnë se nuk kanë në dispozicion dokumente – Kërkesën e Komunë së Tetovës për marrje të donacionit të autobusëve për transportin publik – për arsye se Ministria për Transport dhe Lidhje nuk ka në dispozicion autobus dhe nuk ka kompetenca që të ju dhurojë autobus njësive të vetëqeverisjes lokale. 

Në fillim të vitit 2017 kryetarja e komunës së Tetovës ndryshon qëndrimin e vet dhe informon se transportin publik në Tetovë do ta realizojë Komuna.

Qytetarët e Komunës së Tetovës kanë pasur mundësin që të binden se ne atë që themi atë edhe e realizojmë. Këtë e treguam qartazi me kompaninë për parkingje e cila është themeluar para një viti dhe për më pak se një vit, gjegjësisht, filloi që të funksionojë. Do të gjejmë mënyrë, unë nuk dua që të paragjykojë se cilat do të jenë mënyrat, por ne do të punojmë që të shndërrojmë këtë qytet në qytet. (Alsat-M). 

Se në Tetovë nuk ka transport publik do të bindemi edhe gjatë vizitës së qytetit, ndërsa këtë e vërtetojnë edhe qytetarët e Komunës së Tetovës të cilët pretendojnë se tre vite presin që të themelohet transporti publik, të cilin ende e kryejnë me vetëm me taksi. Nga e gjithë kjo mund që të përfundohet se premtimi nuk është realizuar, edhe pse është formuar ndërmarrje publike e cila duhet që ta organizojë transportin. 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.