Teatri i Velesit në vend të 10,5 milion eurove ka kushtuar 12 milion euro

PROJEKT: NDËRTIMI I TEATRIT NË VELES

 Ndërtimi i teatrit në Veles është në fazën përfundimtare dhe do të promovohet në gjysmën e parë të këtij viti. Me ndërtimin e teatrit të ri, Velesi – qyteti i shkollës së parë në gjuhën maqedone, gjimnazit të parë, muzeut të parë, teatrit të parë, shkollës së parë të muzikës në Maqedoni – do të bëhet me teatër bashkëkohor të pajisur sipas standardeve botërore në të cilën do të prezantohen prodhimet e tij, por edhe të teatrove tjerë të Republikës së Maqedonisë dhe prodhime nga jashtë. (Buxheti: 269.000.000 denarë për përfundimi, gjithsej 650 milion denarë AFATI: GJYSMA E PARË E VITIT)

ARSYETIM:

Teatri i ri i Velesit “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhini) është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në qershor të vitit 2014. Ky është një premtim i realizuar i VMRO DPMNE-së i dhënë në programin zgjedhor “E Vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Jetë më cilësore për të gjithë (Artë dhe kulturë, faqe 231). Ndërtimi i tij (sipas kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski) kushtonte rreth 12 milion euro, gjë që është 1,5 milion euro më shumë se shuma e dhënë në programin “E vërtetuar” – 650 milion denarë (10,5 milion euro).

Me 26 qershor të vitit 2014 Gruevski dhe ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, bën hapjen zyrtare të objektit të ri të teatrit të Velesit. Gruevski në këtë rast tha se pas disa viteve ndërtim përfshirë këtu edhe rrethanat e ndërlikuara të krizës botërore dhe ekonomike, përsëri arritëm të përfundojmë teatrin.

Në këtë objekt është investuar rreth 12 milion euro dhe ai është një prej teatrove më bashkëkohor në Maqedoni. Teatri do të jetë vend ku që nga vjeshta banorët e Velesit dhe të gjithë dashamirët e teatrit në vend do të mund të shijojnë shfaqet teatrore në këtë ndërtesë të bukur. (Gruevski)

Teatri i ri i Velesit përmendet i një prej projekteve të realizuara në llogaridhënien për realizim të programit të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” (faqe 357) ku mes tjerash, është shkruar:

Objekti është ndërtuar në 4.200 metër katror dhe ka në dispozicion sallë me kapacitet për 370 vizitorë dhe skenë të vogël e cila mund të pranojë 110 vizitorë. Objekti ka në dispozicion pajisje, video dhe audio sisteme nga prodhuesit botëror me mundësi prezantimi të pjesëve teatrore me efekt dhe kualitet të njetë si nëpër teatrot bashkëkohorë në Evropë dhe në botë, me këtë mundësohet që në Veles të vihen në skenë çfarë do lloj prodhimi botëror. 

Ndërtimi i objektit të teatrit të Velesit u realizua për më shumë se gjashtë vite – gurthemeli për këtë ndërtesë u hodh në maj të vitit 2008.

BURIMET:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *