Tarvari nuk ka të drejtë të thotë “nuk e dija…”

Arben Tarvari nuk e ka ditur, por është dashur që ta dijë. Foto: META

Медиумите и во моментот кога ја слушнаа одлуката да се кандидира за градоначалник на Гостивар, а до завршувањето на изборите да остане и на функцијата министер, оценија дека станува збор за недоследност и за судир на интереси. Сега, откако беше откриен списокот на советници каде што од 21 лице се наоѓа и неговото име како советник сам на себе за областа неврологија, сосема е јасно дека станува збор за чист судир на интереси кој може да се опише и како злоупотреба на службеното овластување, бидејќи советниците за својот екстра ангажман требало да земаат по 12 илјади денари месечно, односно околу 200 евра

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, pasi që ne opinion u zbulua lista e këshilltarëve, dha deklaratën në vazhdim në rrjetet sociale dhe ne mediume, te cilën e vlerësomë si jokonsekunete:

Deklarata: Unë tani e kuptova se jam në atë komision dhe menjëherë kërkova që të hiqem.

[Burimi: NOVATV- Taravari tërhiqet nga lista e këshilltarëve të ministritdata: 29.09.2017]

 

ARSYETIM:

Ministri i Shëndetësisë i cili u shpreh se nuk do të jetë kandidat për kryetar komune, dhe përsëri hyri në garë, sot thotë se nuk e ka parë listën, që ose e ka nënshkruar ose ia kanë falsifikuar nënshkrimin, siç komentuan në Ministri, sipas ueb portalit Nova, thjeshtë nuk ka të drejtë të jep deklaratë të tipit “Unë tani e kuptova…”
Bëhet fjalë për deklaratë e cila të çon në përfundim të mundshëm se ndjeja e përgjegjësisë te ministri për menaxhim me institucionin është e diskutueshme dhe në radhë të parë vihet në dyshim. Ministri Arben Taravari i cili që nga momenti që mori funksioni shumë herë në deklarata për opinionin e theksoi përgjegjësinë, si një prej karakteristikave të udhëheqjes me resor dhe shpenzimin e parave publike.

Mediumet në këtë moment kur dëgjuan vendimin për të garuar si kryetar komunë në Gostivar, e deri të përfundimi i zgjedhjeve të qëndrojë në funksionin e ministrit, vlerësuan se bëhet fjalë për jokonsekuencë dhe përplasje interesash. Tani, kur u publikua lista e këshilltarëve ku prej 21 personave gjendet edhe emri i tij si këshilltar në fushën e neurologjisë, bëhet mjaftueshëm e qartë se ka përplasje interesash i cili mund që të përshkruhet edhe si keqpërdorim i autorizimit zyrtar, sepse këshilltarët për angazhimin e tyre ekstra duhet që të marrin pagesë prej 12 mijë denarëve në muaj, gjegjësisht 200 euro.

Opinioni mund t’i besojë fjalës së ministrit deri më tani, prej kur është formuar komisioni nuk i është paguar asnjë denarë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhte nëse vendimi nuk dilte në opinionin.

Përveç kësaj, vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit të këshilltarëve nuk ka vetëm një, por tre nënshkrime. Nga ministri, shefi i kabinetit të tij dhe nga sektori shtetërorë.

Nuk ka shpjegim se si ministri nuk e ka pa vendimin të cilin e nënshkruan, nuk ka shpjegim se si ai gjendet në listë, dhe nuk ka shpjegim se si ka ndodhur që doktor-kardiologu i cili jeton dhe punon në Zvicër, pa mos u konsultuar të përfshihet në listën e këshilltarëve dhe këtë të kuptojë prej mediumeve.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, deklaratën e Taravarit se nuk e ka pasur njohur për listën dhe menjëherë ka kërkuar që të hiqet, e vlerësojmë si jokonsekuente në lidhje me gjithë atë të cilën doktor Taravari e deklaron për veten dhe punën e tij si ministër

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.