Taravari ndryshoi mendjen dhe kandidoi për kryetar komune në Gostivar

Taravari shprehet se vendimi që të garojë për funksionin e kryetarit të komunës në Gostivar ka qenë personal. “Unë jam një prej personave kyç në parti, dhe nuk mund të ik nga kjo, u ulëm, biseduam, askush nuk më detyroi asgjë. I demantojë të gjithë lajmet, lexojë se vë dikë në lojë ,do të më vendosin në lojë, përkundrazi, vendimi ka qenë personalisht i imi të garojmë dhe të forcohemi si parti…

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, me 18.08.2017, mbajti konferencë për shtyp në lidhje me përdorimin e kartonëve të kaltër në shëndetësi. Në konferencë për shtyp ju parashtrua pyetja, se a do të hyjnë në garë për kryetar komuna në Gostivar, ai shkurt u përgjigj:

Nuk do të kandidojë për kryetar komune. 

[Burimi: Newsroom, data: 19.08.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të ministrit Taravari, dhënë në mes të gushtit 2017, e vlerësojmë si jokonsekunte, sepse dy javë më pas – në fillim të shtatorit, Taravri ndryshoi qëndrimin dhe hyri në garën për Gostivarin.

Emri i ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, në rrathët politikë është përmendur si kandidat për kryetar komune në Gostivar nga radhët e Lëvizjes për Reforma-PDSH.  Prej aty edhe buron interesi i gazetarëve që t’ia parashtrojnë pyetjen se a do të lëshojë qeverinë ekzekutive dhe do të hyjë në garën për të parin e Gostivarit.

Edhe pse Taravari me 18.08.2017 i mohoi këto zëra, përsëri ata kishin të drejtë.

Me 03.09.2017 mediumet lajmëruan se Taravri konfirmoi se në zgjedhje do të garojë për kolltukun e kryetarit të komunës së Gostivari.

Se siguri, do të kandidojë për kryetar komune në Gostivar, si kandidat i Aleancës. Deri në fillim të fushatës parazgjedhore, mbetem në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë kohës së fushatës do të marr dy javë pushim, megjithatë do të shkojë në Ministri që të kryejë punët e detyrueshme – deklaroi Taravari, transmeton Meta

Me 08.09.2017, Taravari në intervistë për Civilmedia, pyetjes, se përse ka vendosur që të kandidojë për kryetar komune në Gostivar, ai u përgjigj:

 Unë, si Arben Taravari, asnjëherë nuk kam kandiduar në Gostivar. Dua që të shohë vlerën time, dua të shoh se sa më vlerësojnë bashkëqytetarët e mi…Edhe, ky është momenti që të kthehem në bazën time, që të vlerësohem nga populli, të formojë aty një ekip. E di se unë, si kryetar Kmune, nuk jam shumë i përshtatshëm, por mendojë se ekipet janë ata që japin rezultate. 

Pyetjes, nëse vendimi ka qenë personalisht i tij, Tarvari u shpreh:

Unë jam një prej personave kyç në parti, dhe nuk mund që të ik nga kjo, u ulëm, biseduam, askush nuk më detyroi asgjë. I demantojë të gjithë lajmet, lexojë se vë dikë në lojë ,do të më vendosin mua në lojë, përkundrazi, vendimi ka qenë personalisht i imi, që të garojmë dhe të forcohemi si parti…Nëse ne si parti nuk jemi të fortë, nëse nuk e kemi besimin e popullit, atëherë vlera jonë në Qeveri është irelevante. 

Duke pasur parasysh këtë, mund që të përfundohet se deklarata e Taravrit se nuk do të kandidojë për kryetar komune në Gostivar, është jokonsekuente. 

 

BURIME:

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *