Talat Xhaferi konteston apelin e Janevës, cila rregull parlamentare e lejon këtë?!

Xhaferi ka harruar procedurën. Foto: TV NOVA.

Во Деловникот на Собранието на Република Македонија, кој ја регулира постапката за донесување закон, во член 133 се вели дека „иницијатива за донесување на закон до овластените предлагачи, може да даде секој граѓанин, група граѓани, институции и здруженија“

 

Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili rregullon procedurën në nenin 133 thuhet se për sjelljen e ligjeve “iniciativë për sjelljen e ligjeve deri te propozuesit legjitim, mund ta merr secili qytetarë, institut dhe shoqëri”

 

Koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Talat Xhaferi, sot dha një deklaratë gjysmë të vërtetë, duke folur për apelin e prokurores speciale Katica Janeva deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë  që të sillen ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të cilën Prokuroria Speciale Publike ka ndërmarrë iniciativë, gjë që është e garantuar me Kushtetutë dhe është paraparë në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Prokurorja nuk mund të kërkojë ndryshim të ligjit, sepse nuk është kompetente për atë punë. Atë mund ta kërkojnë personat kompetent. 

Tjetër gjë është mbështetja për PSP-në sipas ligjit që është votuar. Dhe tjetër gjë është ajo se si kërkues nuk mund të shfaqet PSP. Iniciativë mund të ndërmarrë çdo kush. Por propozimi është tjetër. Propozim për ndryshime mund ta parashtrojnë 10 mijë njerëz. Nuk kam marrë një iniciativë të tillë si koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së. Kur do të marr atëherë do të komentojë se a do ta mbështesim apo jo, shprehet Xhaferi për NOVA. 

[Burimi: TV NOVA, Data: 16.09.2016]

ARSYETIM

Deklarata e Talat Xhaferit formalisht shihet si gjysmë e vërtetë, gjë që do ta vërtetojnë faktet në vijim. Ai e ka harruar procedurën e saktë rreth ndërrimeve të ligjit dhe reagon vetëm për deklaratën e Janevës. Por, nga ana tjetër, mund që të kuptohet se përse koordinatori i deputetëve bën një gabim të tillë – ai, me rastin e komunikimit të prokurores speciale në adresë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, reagon në frazën “ndryshimet e ndërmarra nga ana ime”. Realisht prokurorja speciale nuk ka parashtruar tekst me ndryshim të ligjit, por ka parashtruar iniciativë për ndryshim të ligjit. Përsëri, ajo çka thotë Xhaferi është e saktë, por vlen për tjetër rast, prandaj deklaratën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë.

Prokurorja speciale publike, përndryshe, dje deklaroi se ndryshimet janë mjaftë të rëndësishme për punën e tyre, që të mund ky institucion të hyjnë në palcë të lëndës për Martin Neshkovskin, “Monstra” dhe “Sopot”.

Sot para gjithë opinionin apeloj deri te Kuvendi që të bëj ndryshimet e propozuar nga ana ime për ndryshime të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, që të mund PSP të hyjnë deri në palcë të lëndëve siç janë “Martin Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopot”

Realiteti është se Janeva, gjegjësisht Prokuroria Speciale Publike, deri te Kuvendi ka parashtruar iniciativë për sjelljen e Ligjit për emërim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, gjë që shihet në deklaratën e 1 prillit të këtij viti.

Informojmë opinionin se nga ana e Prokurorisë Publike deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot u parashtruar iniciativa për sjelljen e Ligjit për emërim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, e cila del si rezultat i paraqitjes së nevojës për juridiksion të Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përndjekjes së paligjshme të komunikimeve në procedurën për mbrojtje të dëshmitarëve dhe është në drejtim të eliminimit të mundësisë për paraqitje së një numri ri pengesave në punën e Prokurorisë Publike. Në këtë drejtim vlerësojmë se sjellja e këtij ligji do të sigurojë implementim të tërësishëm të autonomisë së kësaj Prokurorie Publike në procesin e hetimit dhe përndjekjes së veprave penale që dalin në lidhje me përmbajtjen e përndjekjes së paligjshme të komunikimeve. 

Mundësi që të parashtrohet iniciativa për ndryshim të ligjit parashihet me nenin 133 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila rregullon procedurën për sjelljen e ligjit, sepse pas ndryshimeve të bëra, në të vërtetë, si rezultat del ligj i ri. Ai nen, për dallim nga nenin 132, i cili parasheh që propozim-ligjin mund mund ta bëj vetëm deputeti ose deputetët, Qeveria ose së paku 10.000 qytetarë, dhe thotë kështu:

Neni 133
(1) Iniciativa për sjelljen e ligjit deri te propozuesit legjitim, mund ta parashtrojë secili qytetarë, grup qytetarësh, institucion apo shoqëri. 
(2) Iniciativa që i është parashtruar Kuvendit dhe ju paraqitet deputetëve  dhe për këtë informohet edhe parashtruesi i iniciativës. 

Për shkak të fakteve të mësipërme, deklaratën e Xhaferit e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë.

 

 

BURIMET

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.