„Таbela“ – I dyshuar drejtori i SHF “Rexho Ruzhit Zajazi”

Marrëveshja për shkollën në fshatin Strogovishte është nënshkruar pa prokurim publik. Foto: Meta

 

Nga dëshmitë del dyshim që i dyshuari me 28.06.2006 në Kërçovë, si person zyrtar e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare drejtor shkolle dhe ka mundësuar përfitim nga një person juridik

 

Me 23.03.2017 Prokuroria Speciale Publike në pres-konferencë deklaroi që hap hetim të ri me emrin kodues “Tabela” në të cilën për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit i dyshuar është drejtori  i shkollës fillore “Rexho Ruzhit Zajazi” në fshatin Zajaz në vitin 2006

Prokurorja Fatime Fetai deklaroi që ky hetim ka të bëj me

vepër penale- Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 paragrafi 1 nga Kodi Penal, ndërsa ekziston dyshimi që vepra është kryer nga drejtori i shkollës fillore “Rezho Rushit Zajazi” f. Zajaz, Komuna Zajaz.

Në fakt, nga dëshmitë del që ka bazë për dyshim që i dyshuari  me 28.06.2006 në Kërçovë, si person zyrtar- drejtor në shkollën e lartpërmendur e ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe ka mundësuar shfrytëzim pronësor nga një person juridik.

 Ekziston bazë për dyshim që pa mos u ndërmarrë procedurat për prokurim publik dhe në kundërshtim me udhëzimet e dhëna me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i dyshuari me qëllim personin juridik BAUPROF DOOEL Kërçovë i ka mundësuar përfitim pronësor, me marrëveshje për ndërtim të objektit shkollor në fshatin Strogomishte e Epërme, Komuna e Kërçovës, me vlerë prej 12.346.390 denarë ose 200.000 euro.

Të gjithë pres-konferencën mund ta shihni këtu, а ndërsa raportet e mediumeve të lidhura me këtë ngjarje mund ti lexoni këtu.