Strumica ende pa rrugë të dytë nëntokësore

Rruga nëntokësore

Strumica njihet si komuna më e zhvilluar në Maqedoni. Një pjesë e këtij zhvillimi është rezultat i asaj se ne nuk kemi frikë që të pranojmë projektet e mëdha dhe të guximshme. Në periudhën e kaluar kohore Strumica u bë e njohur pas ndërtimit të rrugës së parë nëntokësore në Maqedoni dhe vend-parkimit të parë nëntokësor. 

Për mandatin e ri do të ndërtojmë rrugën e re nëntokësore e cila do të jetë një pikë e re referimi urbane në Strumicë. Lajmërojmë: 

Rruga e re nëntokësore do të jetë në fillim të rrugës 24 Tetori (afër picerisë Bonita) deri te rruga Vanço Kitanov. Kjo rrugë e re nëntokësore do t’i lidh dy rrugët të drejtuar kah Paku i qytetit dhe do të krijojë lidhje të re mes dy anëve të qytetiti. Ky projekt rrugor funksional do të realizohet deri në vitin 2015 dhe do të mundësoj lëvizje më të shpejtë të qytetarëve dhe mbrojtjen e parkut të qytetit. (Afati 2015)

 

 

ARSYETIM

programin zgjedhor (faqe 40) me të cilin kandidati i LSDM-së dhe opozitës së bashkuara, Zoran Zaev morri pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe me të cilin e fitoji besimin e qytetarëve të Komunës së Strumicës për mandat të ri si kryetar komune, premtoi ndërtimin edhe të një rruge nëntokësore në qytetin e Strumicës, duke shtuar se premtimi do të përmbushet deri në vitin 2015. Duke hulumtuar për këtë premtim të Zaevit, kuptuam se është i parealizuar.

Rruga e parë nëntokësore nën sheshin “Goce Delçev” është ndërtuar përgjatë mandatit të kaluar të zaevit.

Kërkimet në ueb-faqen e Komunës së Strumucës me dy terma – “rruga nëntokësore” dhe “Vanço Kitanov” nuk dhanë rezultate të dëshiruara, gjegjësisht nuk gjetëm informacion se ndërtimi i rrugës nëntokësore e cila do të fillojë prej pjesës së parkut të qytetit për të bashkuar rrugët Vanço Kitanov dhe 24 Tetori, ka filluar apo ka mbaruar.

Kërkimet në internet për lajmin dhe informacione për realizimin e këtij premtimi nuk ka çuan deri te rezultatet e pritura.

Edhe qytetarët e Strumicës, të cilët në afërsi relative të vendit ku duhet që të fillojë rruga nëntokësore, na treguan se deri më tani nuk është ndërmarr asgjë nga ai plan.

Për shkak të gjithë kësaj, duke pasur parasysh se afati ka kohë që ka skaduar, këtë premtim të kryetarit të komunës Zoran Zaev e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIMET

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *