Stevço Jakimovski

Stevço Jakimovski është kryetari i Komunës së Karposhit dhe president i partisë GROM, ish ministër në dy departamente, dhe njeriu i cili ka kaluar nëpër katër parti.

JETA PRIVATE

Stevço Jakimovski ka lindur me 27 gusht 1960 në fshatin Podërzhikonj, në Kriva Pallankë. Ai ka qenë përfaqësuesi i Maqedonisë në karate dhe kampion i pesëfishtë.

 

ARSIMIMI

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në vitin 1987.

E njeh dhe e flet gjuhën angleze.

 

KARRIERA

Pas diplomimit në vitin 1987, ka qenë gazetarë vullnetarë në redaksinë e sportit në Radio Shkupi, edhe atë prej janarit të vitit 1988, ndërsa më pas edhe në redaksinë informativo-politike në Programin e dytë të Radio Shkupit prej qershorit deri në tetor të vitit 1988. Më pas, prej tetorit të vitit 1988 deri në maj të vitit 1990 ka punuar si ekspert politik në Kryesin e Rinisë në Jugosllavi.

Prej vitit 1990 ka qenë pronar i një kompanie private, ndërsa prej janarit të vitit 1992 bëhet drejtor i Katllanovo Turs. Pas përfundimit të mandatit si ministër i Punës dhe Politikës Sociale, në korrik të vitit 2006, Jakimovski bëhet president i Këshillit drejtues në Bankën e kursimit “Mozhnost”.

KARRIERA POLITIKE

Stevço Jakimovski është lider i partisë GROM dhe kryetar i Komunës së Karposhit.

Në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2003 ka kryer funksionin e kryetarit të komunës në Karposh. Prej 7 nëntorit të vitit 2003 ka kryer funksionin e ministrit të Ekonomisë, pas të cilës, në dhjetor të vitit 2004 vjen në vendin e ministrit për Punë dhe Politik Sociale. Prej vitit 2009 përsëri e kryen funksionin e kryetarit të Komunës së Karposhit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 merr edhe një mandat si kryetar i Komunës së Karposhit. Në këto zgjedhje ai del nga radhët e LSDM-së dhe lufton për votën e qytetarëve si kandidat i Partisë Përparimtare Serbe në Maqedoni (PPSM).

Më pas formon edhe partin e vet politike GROM, e cila në koalicion me PPSM, Lidhja e Forcave të Majta, PSD-në dhe LPM-në futet në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014

 

BURIME

Ueb-faqja e Komunës së Karposhit – Kryetari i komunës

Wikipedia – Stevçe Jakimovski

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.