Spitali i përgjithshëm në Kërçovë, një projekt i viteve ’90 asesi të përfundojë

ARYSETIM:   Spitali i Kërçovës funksionon i shpërndarë në disa objekte të ndryshme, të ndara në reparte. Ndërtimi i një objekti të ri dhe të përshtatshëm kishte filluar para dy dekadave, respektivisht që nga viti 1989/90. Këtë mision ja dha vetes edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila shumë herë kishte premtuar realizimin e këtij projekti. Për herë të fundit, si projekt kapital premtohet në Platformën promovuese, në zgjedhjet e vitit 2014 (shiko Platformën, faqe 290/3) duke dhënë si afat të fundit për përfundimin e punimeve vitin 2015. Deri më tani (13.12.2016), ky premtim është i pareailzuar.

Që nga viti 1985 e deri në vitin 2013, Spitali i përgjithshëm i Kërçovës vazhdoi të mbetet në gjendje të mjerueshme. Në këtë vit Qeveria e RM-së mori vendimin që të fillojë një operacion i madh  investues i objektit të këtij spitali. Sipas ministrit të shëndetësisë, punimet ndërtimore duhej të përfundonin në afat prej 18 muajsh (shator 2014).

“Në pajtim me dinamikën e cila u përcaktua në seancën e Qeverisë te deti i ndërtimit duhet që të shpallet në mesin e qershorit ndërsa punët e ndërtimit duhet që të fillojnë në gusht dhe të gjitha të përfundojnë në një afat prej 18 muajve”. (burimi: IDIVIDI, 03.04.2013)

Përkundër kësaj, ky premtim nuk arriti në ndonjë hap konkret. Spitali i Kërçovës edhe pas tre muajve vazhdon të përballet me vështirësi të shumta. Drejtori i këtij spitali, ripohoi se kushtet janë të vështira.

“Sa ju takon pjesë si reparti i sëmundjeve interne, reparti i gjinekologjisë, reparti i akusherisë, kanë kushte të kënaqshme, janë të vendosur në objekte pak më të reja dhe disponojnë me disa aparatura të reja dhe modern. Sa i takon pjesës së ambulancave, urgjencës, infektives dhe urologjia kanë kushte shumë larg të kënaqshmes, lirisht mund të them, kushte të këqija. Spitali ka nevojë për kushte më të mira të cilat ne shpresojmë se do t’i kemi kur të transferohemi në objektin e ri”. (burimi: Portalb, 24.07.2013)

As edhe në afatin e paraparë për përfundimin e punimeve (shtator 2014) nuk u arrit në ndonjë përfundim konkret. Në fund të vitit 2015, një delegacion i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i udhëhequr nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Nasuf Ipçja, vizitoi Spitalin e Kërçovës, ku u njoh me procesin e punës së këtij spitali dhe zhvillimin e tij në planin infrastrukturor, kadrovik dhe organizativ. Nasuf Ipçja vazhdoi me premtimin se Spitali do të jet gati në vitin 2017.

“Duke u bazuar në dinamikën e zhvillimit të punimeve, të dyja fazat e projektit për ndërtimin e objektit të ri të spitalit të Kërçovës, do të përfundojnë më vitin 2017.  Ndërtimi i këtij objekti të filluar para shumë vitesh, do të zgjidhë problemet hapësinore dhe ato higjienike në qendrën spitalore të Kërçovë”. (burimi: Tv Uskana, 02.12.2015)

Edhe për vitin 2016 nuk pati ndonjë hap pozitiv drejt realizimit të projektit shumëvjeçarë. Përveç problemit me hapësirën, spitali vazhdonte të ketë probleme nga më të ndryshmet.

Kushtet në të cilat punojmë janë shumë të rënda. Është e rëndë edhe për ne, edhe për pacientët. Deri sa të ndërtohet objekti i ri, qytetarët e Kërçovës nuk do të mundë të i fitojnë të gjitha trajtimet”. (burimi: Tv21, 11.03.2016)

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se kjo gjë do të rregullohet deri në vitin 2017.

“Ky objekt është i ndërtuar qysh herët, d.m.th rreth viteve ’85-’89. Fakt që është ndërtuar që njëzet vite dhe nuk është në funksion. Projekti është i ndarë në dy faza. Faza e parë e projektimit dhe e ndërtimit bashkë me rikonstruimin e objektit aktual është dhjetori. Ndërsa, në përgatitje e sipër është duke u bë shpallja për fazën e dytë të tenderimit që duhet ta kompleton spitali për ta vënë në funksion në 2017-tën”. (burimi: Tv21, 11.03.2016)

Deri në fund të vitit 2016, është punuar dhe ka arritur të përfundohet faza e parë e projektit.

Është pjesën përfundimtare në përfundim të fazës së parë të projektit për ringjallje. Tash jemi në fazën e dytë, dhe shpresoj se brenda vitit 2017 të mbarojnë punët, pasi që kështu është paraparë në Programin e Ministrisë së Shëndetësisë. (burimi: TV Gurra, 02.12.2016)

Hapësirat e reja spitalore kanë nisur të ndërtohen para më shumë se dy dekadave, por prej vitit 1989-90 kjo nismë asnjëherë nuk arriti të përfundohet. Projekti u miratua nga Qeveria e RM-së dhe u ndanë mjete në vlerë prej 3.7 milion euro duke viti 2014 si afati i fundit për përfundimin e punimeve. Deri në këtë vit, objekti nuk u ndërtua. Projekti u premtua dhe nga BDI, kësaj radhe duke përcaktuar vitin 2015 për përfundimin e punimeve, mirëpo as kjo nuk u bë realitet.
Edhe pse afati i përcaktuar në Platformë ka skaduar, së fundi si afat për finalizim të punimeve nga ana e BDI-së u caktua viti 2017. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të vlerësojmë që ky projekt pati një vonesë shumë të madhe, megjithëse është i ndërtuar objekti nuk arriti të përfundohet edhe pas shume vitesh, prandaj këtë premtim e llogarisim si i parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rabie Abazi