SPGM edhe ligjërisht do të luftojë për mbrojtjen e të drejtave autoriale

SPGM: Mungesa e kulturës dhe shkelja e të drejtave autoriale duhet të ndalojë. Foto: Vërtetmatësi

 

Të drejtat autoriale në mediumet e Maqedonisë shkelen në vazhdimësi, dhe si mënyrë që kjo të ndalohet ose të paktën të minimizohet, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve në Maqedoni ndërmerr aksion në të cilin ofron ndihmë ligjore gjatë procese gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave autoriale të gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve, duke filluar prej janarit të vitit 2018

Shkruan Teofil Bllazhevski

Shkelja e të drejtave autoriale të gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve nga ana e mediumeve do të jetë lëndë e ndihmës ligjore dhe mbrojtjes nga ana e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve në media (SPGM), u kumtua në konferencën për shtyp në Shkup. “Ky informacion është paralajmërim, që më pas të mos thonë se nuk e kanë ditur”, deklaroi kryetarja e SPGM-së Tamara Çausidis, duke informuar se aksioni fillon prej janarit të vitit 2018.

 Të drejtat autoriale duhet të respektohen dhe mediumet të ndalojë së qenuri pjesë e shkeljes së tyre, sepse ata janë të mbrojtura si nga aspekti etik ashtu edhe nga ai ligjor. Respektimi i të drejtave ligjore është vlerë themelore. Mosrespektimit është një prej shkeljeve të mëdha edhe sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve. Mbi të gjitha, ata janë të mbrojtura edhe me Ligjin për të drejtat autoriale dhe me Kodin Penal, potencoi Çausidis.

Secili gazetar, fotoreporter dhe kameraman i cili në të ardhmen do t’i drejtohet Sindikatës me mendimin se të drejtat e tij autoriale në mediume janë shkelur, do të ketë ndihmesë ligjore në proceset gjyqësor, sqaruan në konferencën për shtyp.

– Fotografi, video, kolona, qëndrime, analiza dhe forma të tjera gazetareske janë të mbrojtura me ligj dhe shpesh janë lëndë e marrjes pa leje nga mediumet e tjera, Lajmi, në të vërtetë, informacioni në lajm nuk hynë në mbrojte ligjore, por përshkrimi i lajmit, kopjo-ngjit, do të jetë poashtu lëndë e mbrojtjes, por në këtë rast do të parashtrohen ankesat deri te Këshilli për etikë të mediumeve në Maqedoni – KEMM, shtoi Çausidis.

Në konferencë për shtyp u theksua se shkelësit më të shpeshtë të të drejtave të autorësisë  janë portalet online, por nuk janë të rralla rastet kur këtë e bëjnë edhe mediumet tradicionale, para së gjithash televizionet. Përgjatë kësaj, shënjestër kryesore janë fotografitë, më pas tekstet autoriale.

Gjithçka që vlen offline, vlen edhe online. Me rëndësi është qasja dhe jo mënyra dhe platforma se ku është bërë kjo. Për këtë edhe perceptimi është i gabuar se është i nevojshëm një rregullim shtesë për mediumet online. Rregullimi ekziston, ligjet janë këtu vetëm se duhet të aplikohen, potencoi Zoran Riçliev, gazetar dhe njohës i platformave digjitale dhe gazetarisë online.

Robert Atanasovski, anëtar i udhëheqësisë së SPGM-së theksoi se ekzistojnë fotoreporter të papunësuar, ndërsa njoftohet se është duke u formuar edhe foto-agjencia dhe se mediumeve më lirë do të ju vij që në të ardhmen të shfrytëzojnë format ligjore, se sa të marrin në mënyrë ilegale me çka edhe prishet tregu, konkurrenca, ndërsa e nënvlerësohet edhe puna.

Fotoreporteri mund që ndonjëherë të bëj fotografinë për 5 minuta, ndërsa ndonjëherë për 5 orë, shpesh duke qëndruar në vendin e ngjarjes edhe në stuhi. Do t’i publikoni në mediumin tuaj dhe kur do të shihni pas 5 minutave, fotografia dhe lajmi janë marr edhe nga faqet e tjera, për çfarë konkurrence të tregut dhe çfarë respektimi të punë dhe të drejtave të autorit ne po flasim , shprehet Atanasovska.

Është evidente mungesa e kulturës së mos dënimit të keqpërdormit nga mediumet online. Ndonjëherë arsyeja është mos reagimi i institucioneve, ndonjëherë mos kuptimi i kësaj sfere relativisht të re, ndoshta ndonjëherë edhe mendimi i dëmshëm se ligjet nuk vlejnë në online sferën, sepse mediumet online nuk janë të “rregulluara” me ligjet e mediumeve, theksuan në konferencë.Nga SPGM theksuan se ata nuk do të monitorojnë mediumet, por do të veprojnë dhe do të sigurojnë ndihmë ligjore vetëm nëse gazetarët dhe fotoreporterët ose kameramanët ju drejtohet atyre me mendimin se të drejtat e tyre autoriale janë shkelur. Më shumë detaje janë publikuar edhe në kumtesën e vendosur në sajtin e SPGM-së.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.