Sovraniteti i qytetarëve më së miri dëshmohet me referendum

Gjorge Ivanov. Foto: Ueb-faqja e Presidentit të RM-së

 

Sovraniteti i qytetarëve më së miri vërtetohet me participim në referendum, si formë e dëshmisë së drejtpërdrejtë të sovranitetit të njerëzve në shtetin e tyre. Përkrah formës jo të drejtpërdrejtë, gjegjësisht përcjelljen e sovranitetit të tyre nëpërmjet deputetëve. Prej këtu, porosia se Ivanov do të bojkotojë, në të vërtetë është porosi deri te qytetarët që të heqin dorë prej të drejtës sovrane të tyre për të vendosur

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Gjorgje Ivanov, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, gjatë daljes së tij para përfaqësuesve të diasporës në SHBA, u detektuan dy të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spin:

Spin: Me këtë marrëveshje jo vetëm ndërrohet emri i një shteti, por edhe krijohet një i ri, një shtet gjysmësovran , me emër të ri, me identitet të ri të brendshëm-ligjor dhe identitet ndërkombëtar-ligjor.

Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, sovraniteti buron prej qytetarëve dhe ju përket qytetarëve. Mos lejoni që dikush të jua merr atë të drejtë, mos lejoni që dikush të ju merr sovranitetin. Mos lejoni që dikush tjetër të kontrollojë vetëdijen tuaj dhe krenarinë tuaj kombëtare.

Spin: Po thuajse tre dekada, Greqia pretendon se Republika e Maqedonisë është artificiale. Por, e vërteta është ajo se pikërisht kjo marrëveshje është vepër artificiale, e cila nuk është vullnet i shprehur i popullit të Maqedonisë dhe qytetarëve maqedonas. Me marrëveshje krijohet subjekt i ri, shtet i ri i cili do të jetë jo nacional.

Thënë më thjeshtë, pasojat e kësaj marrëveshje mund të mblidhen në një fjali. Atë që ju bëri shteti graqedonasve në Greqi me këtë marrëveshje dëshiron të jua bëj maqedonasve në Republikën e Maqedonisë. T’i shpërfytyrojë, t’i lë pa emër, t’i hesht.

[Burimi: Ueb-faqja e Presidentit të RM Gjorge Ivanov, data: 23.09.2018]

 

 

Kundërspin: Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij para diasporës në SHBA, në kuadër të organizimit të Diasporës maqedonase të bashkuar, përdori disa spine në lidhje me referendumin dhe marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës nga Prespa, por këtu do të ju përmbahemi vetëm dy prej tyre.

„SHTET GJYSMËSOVRAN “? ÇKA DO TË NDODH ME SOVRANITETIN??

E vërteta e shtrembëruar, spini është se me Marrëveshjen e Prespës krijohet një shtet i ri gjysmësovran, me identitet të ri ligjor të brendshëm dhe ndërkombëtare. Është e saktë se emri do të ndryshohet në Republika e Maqedonisë Veriore, por kjo nuk do të ndryshojë as identitetin e brendshëm, as atë të jashtëm. Kjo është për faktin se qytetarët në vend edhe më tej mund të deklarohen dhe pranohen si maqedonas pse qytetarë të Maqedonisë Veriore për ato të cilët nuk janë të familjarizuar me kuptimin etnik të fjalës.

Po ashtu, nuk nuk ndryshojnë mbiemrat maqedonase dhe derivatet e saj. Ashtu që rendi i brendshëm-ligjor dhe ndërkombëtar-ligjor, ato mbiemra do të mund të përdoren pa ndërprerje, njëjtë sikurse është e pandërprerë të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj kirilik. Fundja, e gjithë kjo mund të kuptohet nëse lexohet Marrëveshja, ndërsa në vija të trasha qarë mbrëmë e sqaroi edhe njëri prej përpiluesve të këtij dokumenti, ministri për Punë të Brendshme Nikolla Dimitrov

Gjysmësovraniteti ose humbja e sovranitetit, ashtu duke prej deklaratës së tij, Ivanovi para qytetarëve shtron tezën se RM nuk ka vendosur për këtë marrëveshje, por vendimet i kanë marr elita politike edhe atë “pa dijeninë e tij”, gjë që është shumë e diskutueshme, duke pasur parasysh kundër pretendimet e aktorëve të tjerë në majën politike. Dhe pasi që është e saktë se sovraniteti buron prej popullit, prej qytetarëve, presidenti Ivanov në fjalimin e tij thjeshtë duhej që kujtojë se ai sovranitet është transmetuar përmes zgjedhjeve parlamentare te përfaqësuesit e popullit, gjegjësisht te deputetët. Prej tyre, burojnë edhe dy qeveritë e tjera, ajo ekzekutive dhe gjykata, dhe çdo vendim i njërës ose i tjetrës në fund të vijës has në verifikimin e deputetëve, nga ana e qeverisë ekzekutive, përkatësisht nga ana e Kuvendit.

Edhe përkrah kësaj, Ivanov bie në konflikt vet me veten kur harron se thotë se një vullnet tjetër i pakushtëzuar i të shprehurit të vullnetit të qytetarëve në demokraci është referendumi. Me vet atë se dërgon porosi të fuqishme deri te qytetarët se do të bojkotojnë referendumit, ai me vetëdije ndikon edhe të tjerët të bojkotojnë, me çka do të heq të drejtën e deklarimit të vetvetes, gjegjësisht demokraci e drejtpërdrejtë e pakushtëzuar dhe ushtrimi i sovranitetit të tyre. Me deklarim të drejtpërdrejtë ato mund të thonë se çfarë mendojnë për marrëveshjen dhe nëse pranojnë ose jo, si parakusht për integrime euro-atlantike.

Kështu, me porosinë se presidenti do të bojkotojë referendumin, Ivanov përsëri kthehet në një rreth magjik për të cilin deklaron se është kundër: elitës politike, në vend të popullit, të lexojnë dhe të interpretojnë marrëveshjen.

Pikërisht për këtë, gjysmësovraniteti është e vërtetë e shtrembëruar, ose spin nga ana e Ivanov. Sepse sovraniteti i qytetarëve më së miri shihet me pjesëmarrje në referendum.

“SHTET JONACIONAL”? DO TË FLAKET NDJENJA E NACIONALITETIT?

Spini i dytë, po thuajse nuk meriton që të despinohet më seriozisht.  Çdo qytetarë me pak arsimin, nëse lexon Marrëveshjen do të kuptojë se Republika potenciale e Maqedonisë Veriore aspak nuk do të jetë një shtet jonacional. Në atë do të jetojnë qytetarët maqedonas, shqiptar, turq, rom, serb, vlleh, boshnjak, bullgar, egjiptian dhe çdo kush ashtu siç do të dojë do të mund të deklarojë kombësinë e vetë. Siç ka qenë deri më tani, çdo kush mund të flas gjuhën e nënës dhe të shprehet sipas vullnetit të vetë. Çdo qytetar do të mund të emërohet, të themi maqedonas, i cili ja historinë e vet, identitetin e vet, gjuhën, kulturën, etj…Dhe ato nuk do të jenë maqedonasit verior, por maqedonas, E njëjta vlen edhe për të gjithë etnitë e tjera, të cilët jetojnë si qytetarë në Republikën e Maqedonisë.

Prej këtu, pikërisht me këtë Marrëveshje, Greqia në të vërtetë pranon se Maqedonia dhe Maqedonasit nuk janë artificial, por për herë të parë zyrtarizojnë për përdorim ndërkombëtar (për veç se për atë vendor) edhe popullin maqedonas, gjuhën maqedonase, dhe identitetin maqedonas. Me një njohje të atillë në Athinë do të jetë më e vështirë që t’i mohojë të gjithë gjykimet e rëndësishme në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, të cilat kanë të bëjnë me pakicën e maqedonasve në Greqi, ose të  hedh poshtë të gjithë raportet kredibile për mosnjohje, edhe sikur të jenë të BE-së, edhe sikur të jenët të Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut dhe pakicave në OKB, edhe sikur të jenë në fuqi organizatat joqeveritare të cilat merren me këtë çështje.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.