Sikur të besonte VMRO-DPMNE në zgjuarsinë e qytetarëve, do të bënte thirrje që të votojnë në referendum

Nuk ka pjesëmarrje më të vërtetë të demokracisë se ajo në të cilën qytetarët vendosin drejtpërdrejtë, deklarohen me votën e tyre pro ose kundër. VMRO-DPMNE me mbështetje pasive të bojkotit shfaq (mos)kuptimin e demokracisë dhe raportin e saj me qytetarët. 

 

Nuk ka pjesëmarrje më të vërtetë të demokracisë se ajo në të cilën qytetarët vendosin drejtpërdrejtë, deklarohen me votën e tyre pro ose kundër. VMRO-DPMNE me mbështetje pasive të bojkotit shfaq (mos)kuptimin e demokracisë dhe raportin e saj me qytetarët

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

VMRO-DPMNE dërgoi kumtesë në opinion para referendumit të cilën, e vlerësojmë si spin:

Spin: Qeveria duhet t’i lëshojë qytetarët të vendosin sipas mendjes së vet dhe bindjeve të veta nëse do të dalin ose nuk do të dalin në referendum. Kjo është e drejta e tyre ligjore dhe këtë duhet çdo kush ta respektoj. 

Askush nuk i ka dhënë të drejtë Zaev-it që të luaj me gjithçka që është maqedonase dhe të lë në rrezik popullin maqedonas. 

Ne besojmë në zgjuarsinë dhe dinjitetin e popullit maqedonas dhe apelojmë që qytetarët të mos bien nën manipulimin e qeverisë, por të veprojnë ashtu siç mendojnë se është më e ndershme për to, për paraardhësit e tyre dhe për pasardhësit e tyre 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqjadata: 27.09.2018]

 

 

Kundërspin: Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE publikoi kumtesë e cila i kushtohet huamarrjes së re të shtetit për 30 milion euro (dhe me të vërtetë në pjesën e parë i kushtohet kësaj teme), ndërsa në thelb mbështet qëndrimin e qytetarëve që të bojkotojnë referendum ekzistues të caktuar të dielën, me 30 shtator. Por tema në këtë kundërspin nuk është vetëm manipulimi me kumtesën, por edhe spini, e vërteta e shtrembëruara në pasazhet e fundit.

Më saktë qëllimi i atyre pasuseve është mbështetja aktive e bojkotit, e cila është maskuar përmes të drejtës ligjore dhe më e rëndësishme, përmes zgjuarsisë së qytetarëve.

Ne besojmë në zgjuarsinë e qytetarëve dhe dinjitetin e popullit Maqedonas dhe apelojë që qytetarët të mos bien pre e manipulimeve të qeverisë…

Një fjali e tillë e formuluar flet për dy gjëra:

E para se partia vazhdimisht shtrembëron fjalitë, fjalët siç janë absetonjë, në vend të bojkotojë dhe potencimi se numri më i madh janë për bojkot/abstenim, në të vërtetë edhe fshehtazi inkurajon qytetarët të bojkotojnë.

VMRO-DPMNE nuk mund të fsheh se pas pesë konsultimeve, siç sqaron edhe lideri i tyre rreth kësaj çështje, kanë vendosur për qëndrimin, i cili në formë të vulgarizuar thotë: ne nuk jemi kompetent, por Marrëveshja është kapitulluese dhe se ato të cilët do të bojkotojnë kanë një të drejtë të tillë ligjore dhe zgjuarsi. 

VMRO-DPMNE së pari ik prej detyrave të veta programore për referendumin për çfarëdo marrëveshje me Greqinë. Më pas, me qëndrimin që e morën, në të vërtetë, partia tregon se demokracia nuk është arma më e fortë e tyre, në kuptimin filozofiko-sociologjik dhe në kuptimin politik, plebishitare, gjegjësisht deklarimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve për politika të caktuara, ligj, procesverbal, marrëveshje…

Nëse VMRO-DPMNE të besonte në zgjuarsinë e qytetarëve nuk do të mbështeste në mënyrë kaq pasive, pas pretendimeve të ministri Nikolla Dimitorv, thënë në TV debatin dhe bojkotin aktiv, por do të mbante qëndrim rreth Marrëveshjes me Greqinë dhe më pas do të jep sqarime rreth atij qëndrimi në anëtarësinë e vet, simpatizuesve dhe të gjithë qytetarëve në opinioni, pastaj do të thirrje në zgjuarsinë e tyre që qëndrimin e tyre ta tregojnë me votë.

Shkencat politike dhe historia demokratike tregojnë se nuk ka të vërtetë më të madhe të pjesëmarrjes së demokracisë se ajo kur qytetarët vendosin drejtpërdrejtë, duke u deklaruar me votën e tyre pro ose kundër. Me të gjithë dobësitë që do të mund t’i sjellin deklarimet në referendum, të cilat, në të vërtetë nuk janë dobësi të qytetarëve, por të fushatave të cilat i udhëheqin elitat politike me qëllim që të nxisin ose t’ua sqarojnë qëndrimin e vet qytetarëve. Nëse kanë sukses, qytetarët çdo herë do të mbajnë qëndrimin e duhur dhe do të dalin me shumicën e duhur.

Gjëja e dytë e cila vërehet në  fjalinë e theksuar në qëndrimin e partisë dhe se ato drejtohen ka dinjiteti i popullit maqedonas, përkatësisht maqedonasve. Me këtë partia tregon se është tërësisht e shurdhër dhe joinkluzive për qytetarët që nuk janë maqedonas. Çështja e referendumit sado që dikujt mund të mos i tingëllojë së “çështje maqedonase”, çështje vetëm për Maqedonasit, de fakto është çështje e fatit dhe të ardhmes së shtetit dhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në të.

Për këtë, pjesën e kumtesës të cilën e publikoi VMRO-DPMNE e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. I bëhet thirrje qeverisë të lë qytetarët të vendosin vet nëse do të dalin në votim, duke harruar se çdo elitë politike ka të drejtë dhe për detyrë të thërras qytetarët të deklarohen, spinohet se Zaev luan me gjithçka çka është maqedonase pa ndonjë argument prapa këtij pretendimi dhe spinohet se partia beson në zgjuarsinë e popullit maqedonas, në të vërtetë, në qëndrimin e vet të mbajtur në këtë kumtesë mbështet bojkotin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.