Si u zhdukën shërbimet e huaja nga fjalori i Gruevskit ?

Shërbimet e huaja ngelën të huaja për shkak se nuk ekzistojnë. Foto: pixabay/skrinshot

 

Një vit e gjysmë pas fillimit të krizës në Maqedoni, “shërbimet sekrete” u zhdukën nga fjalori i Gruevskit. Në asnjë paraqitje publike (që ishin shumë) asnjëherë më nuk i përmendi detajet të cilat i dha ish kryeministri në ditën e fundit e të janarit të vitit të kaluar.

 

Shkruan: Vladko Gjorçev

Me 31.01.2015, kryeministri i atëhershëm, ndërsa kryetar aktual i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, paralajmëroi që ka pas tentime për puç ndaj kreut shtetëror edhe atë nëpërmjet shërbimeve të huaja, skenarin e tillë, me motiv konspirativ për rrënimin e shtetit nga jashtë me ndihmën e “tradhtarëve” nga vendi, ai e përmendi vetëm edhe më 25.02.2015. Nga atëherë, thuajse një vit e gjysmë më pas, shërbimet e huaja u zhdukën nga fjalimet e Gruevskit. Në asnjë paraqitje të më vonshme (që i kishte shumë) asnjëherë më nuk i përmendi detajet që në atë ditë të janarit i paraqiti në opinion në rolin e kryeministrit.

KONFERENCË PËR SHTYP DRAMATIKE

 konferencën dramatike për shtyp, në gjatësi prej 6.49 minuta, me zërin që i dridhej nga shqetësimi dhe ballin ulur i paraqiste detajet, Gruevski zbardhi që:

https://www.youtube.com/watch?v=DOLb-LKL-u8

Në periudhën mes shtatorit dhe nëntorit të vitit 2014 realizova 4 takime me zotëri Zoran Zaevin, kryetarin e LSDM-së. Takimi i parë ka qenë i iniciuar me kërkesë të tij, ndërsa të tjerat kanë qenë të lidhura me të parin. Në këto takime zotëri Zoran Zaev kërkoi nga unë formim të menjëhershëm të qeverisë teknike dhe gjatë asaj më ka informuar se në bashkëpunim me një shërbim inteligjentë të huaj ka siguruar biseda të përgjuara telefonike të të gjithë udhëheqësisë shtetërore, duke u nisur prej presidentit të shtetit, parlamentit, qeverisë, mediumeve dhe personave të tjerë publik politik nga qeveria dhe opozita. E pyeta disa herë a është i sigurt në atë që flet dhe a është i sigurt se bëhet fjalë për shërbime të huaja, për të cilat morra përgjigje pohuese“, tha Gruevski. (video: 0.30-1.56)

Megjithatë ndaj daljes së kryeministrit të atëhershëm opinioni nuk reagoi thjesht duke e pranuar atë që u tha dhe mund të lexohen pyetjet legjitime të parashtruara në një pjesë të teksteve në media. Sa do që të donte që të dramatizonte sulm nga jashtë, vetëm disa muaj pas “bombave” më 23.06.2015, në një anketë hulumtuese “Eurometër 2015” autori i së cilës ishte qendra Maqedone për Arsimim Evropian (QMAE), tregoi se vetëm 20% e qytetarëve besojnë se bisedat e përgjuara që ka në dispozicion opozita, janë bërë nga shërbimet e huaja. Përkundër këtyre të dhënave, 41 përqind e qytetarëve besojnë se incizimet janë bërë nga ana e shërbimeve policore vendore, a për 52 përqind më me rëndësi është përmbajtja e këtyre incizimeve, dhe jo prejardhja e tyre.

DETAJET PËR SHËRBIME TË HUAJA

Të njëjtat “detaje”, pak të përmirësuara Gruevski i përsëriti edhe në pres – konferencën e tij të dytë, kushtuar shërbimeve të huaja, më 25.02.2015, e cila zgjati afërsisht 47 minuta.

Gruevski deklaroi  se në bazë të njohurive që ka marrë dy persona kanë pranuar fajin para organeve hetuese në procedurën penale. Gj.L, deklaroi Gruevski, ka pranuar fajin duke pretenduar se si i njohur dhe bashkëpunëtorë shumë vjeçar i personit me iniciale Z.V me kërkesë të tij rekrutoi personin Z.K, i punësuar në DSK prej vitit 1993. Kushtimisht, deklaroi kryeministri i atëhershëm, Z.K. i ka thënë Gj.L. se Z.V.-së i duhen materialet e përgjuara me qëllim që ato të jua jep shërbimeve të huaja, për nevojat e tyre të ndjekjes së situatave politike dhe gjendjes së përgjithshme në Maqedoni. Më vonë Zvonko Kostovskit, njërit prej të dyshuarve në rastin “puç”, në mënyrë të shpejtë ju ofrua marrëveshje për veprat përgjim jo ligjor dhe spiunim, me të cilën edhe morri dënim të shpejtë prej 3 vite burg. (Kostovski u lirua nga burgu me abolimin e presidentit Gjorge Ivanov, por pas tërheqjes së saj filluan trajtimet juridike rreth asaj se a duhet ai të kthehet në burg dhe ta “vuaj” dënimin deri në fund).

Ky ishte edhe sinjali i parë se nuk do të ketë asgjë nga çështja gjyqësore e paralajmëruar e cila ashtu si paralajmëroi Gruevski do të jetë “publike dhe transparente edhe për publikun vendas edhe për atë ndërkombëtarë”.

Që ajo çka flet Gruevski nuk është pikërisht ashtu, këtë e vërteton raporti i grupit të ekspertëve, nën udhëheqësin e Rajnhad Pribes, në pjesën ku i referohet DSK-së, në faqen e pestë.

Arsyet për zgjatjen e skandalit në Republikën e Maqedonisë janë përqendrimi në fuqinë e shërbimit nacional për siguri (DSK) dhe në keqpërdorimin e mekanizmit për vëzhgim ndaj DSK-së. Sipas një vëzhguesi të jashtëm, DSK-ja punon jashtë mandatit të saj ligjorë në emër të qeverisë për t’i kontrolluar mbajtësit e funksioneve të larta në administratën publike, prokurori, gjykatësit dhe kundërshtarët politik, si pasojë ndërhyn në pavarësinë e gjykatës dhe institucioneve të tjera nacionale“, qëndron në raport.

Në raportin, të pranuar nga kuvendi dhe qeveria, qartë konstatohet se “DSK-ja punon jashtë mandatit të saj ligjor në emër të qeverisë”, dhe jo në emër të Verushevskit dhe LSDM-së. Më pas në faqen gjashtë të raportit shtohet:

 Lidhja familjare mes politikanëve të pozicionuar lartë dhe bartës të funksioneve të larta në DSK, si dhe në Prokurorinë Publike, krijojnë mes të rrezikshëm për konflikt interesi.

Kjo lidhje familjare ka të bëj me Sasho Mijallkovin drejtorin e DSK-së dhe kushëri i parë i kryeministrit Gruevski dhe i prokurorit për luftë kundër krimit të organizuar, Jovo Ilievski, i cili është baxhanak i Mijallkovit.

PËRSËRITJA E PËRRALLËS

Gruevski, megjithatë, nuk hoqi dorë nga përralla e tij dhe deklaroi që incizimi sipas njohurive të tyre ka filluar diku në vitin 2010.

Pasi Zoran Zaevi filloi t’i drejtojë kërcënimet kah unë, MPB ftoi ekspert të lartë për këtë problematik nga një kompani e njohur e huaj, e cila me instrumentet e saja kreu kontroll dhe tregoi se njëkohësisht në lokacione të ndryshme të qendrës së Shkupit, një i panjohur ka kryer përgjim jolegal dhe incizim të bisedave telefonike, duke shfrytëzuar pajisje mobile, lokacioni i së cilës vazhdimisht ndërrohet, e cila funksionon në princip të klonimit të të ashtu quajturave stacione bazë. Është bërë ndryshim i vendit, në radius prej 2 kilometrash larg nga institucionet, kryesisht në qendër, ku janë lokalizuar telefonat e udhëheqësve shtetërorë, dhe bartësit e funksioneve publike, dhe atë instrument e kanë aktivizuar në kohë të caktuar të ditës më së shpeshti mes orës 12 dhe 18“, deklaroi Gruevski. (Video: 17.15-18.11)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përsëri në intervistën me kryeredaktorin e televizionit “Sitell”, Dragan Pavlloviq -Llatas, demantoi Gruevskin dhe tha se në aktin e Prokurorisë, i cili është nënshkruar nga Prokurori Publik, Marko Zvërllevski, shkruan se përgjimi është bërë në drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe nga pajisjet që i posedon DSK-ja. I njëjti Zvërlevski në aktin kundër Zaevit vërteton se përgjimet janë bërë në shërbimet sekrete dhe ato janë bërë me pajisje të DSK-së – tha Zaevi në intervistën. [Burimi: Sitell Video: 8.20-9.4 Data: 10.02.2016]

Avokati i Zevit, Filip Medarski në bisedë telefonike për “Vërtetmatësin” konfirmon bindjen e liderit të opozitës në intervistën me Llatasin.

Po, është e vërtetë, se në aktin e prokurorisë shkruan se përgjimet janë kryer në hapësirat e policisë sekrete – tha Medarski.

Nga atëherë deri më sot, nuk doli asnjë dokumentacion i cili do t’i përfshinte këto teza për  kushtimisht furgona, shërbimet e huaja dhe të ngjashme. Përkundrazi, këshilli Penal pranë gjykatës themelore Shkup 1 i hodhi poshtë ankesat e prokurorisë si të pa baza dhe vërtetoi aktin e më hershëm të gjykatësit me të cilën materialet e përgjuara nga lëndët e formuara të PSP-së pas kallëzimit penal të bërë nga ana e LSDM-së kundër Nikolla Gruevskit, Gordana Jankulloskës, Mile Janakievskit, Kiril Bozhinovskit, Sasho Mijallokvit, Irena Mishevës, Martin Protugjerit, Toni Trajkovskit dhe Koce Trajanovskit konsiderohen si fakte të siguruara në mënyre jo ligjore. Kërkesa e vlefshme e avokatit të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij që bombat të mos konsiderohen si fakte para gjyqit, përsëri nuk u’a lidhen duart prokurorëve (PSP) dhe gjykatësve që të diskutojnë për veprat eventuale penale.

Vërtetmatësi” erdhi deri te kallëzimi penal, në të cilin shkruan që Mijallkovi dhe Gruevski së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, në kundërshtim me ligjin për ndjekje të komunikimeve dhe ligjit për procedurë penale, si persona zyrtarë në vazhdimësi në periudhën prej 17.05.2011 deri në datë të pacaktuar të vitit 2014 e kanë përgjuar dhe i kanë kryer incizim zanor bisedave të Zaevit. Sipas Zaevit, ai ka qenë i përgjuar në gjithsej 311 raste, ndërsa të akuzuarit kanë kryer vepër penale “përgjim të paautorizuar dhe incizim zanor” nga nenet 151,22,45 nga Kodi Penal.

Konfirmim se përgjimet janë autentike erdhi edhe nga laboratori gjerman i angazhuar nga televizioni “All Xhezira“.

Konkretisht “All Xhezeira” vërtetoi se nuk është i montuar incizimi i bisedës mes kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe ish ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakieski. Ajo është një prej disa incizimeve që kushtimisht e inkriminon kryeministrin Gruevski, për të cilën “All Xhezira” ka kërkuar analizë për autenticitet nga laboratori gjerman “Tonambulank”.

Partneri i koalicionit dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po ashtu vërtetoi se bisedat telefonike të incizuara që i publikoi opozita janë origjinale dhe autentike. Këtë e deklaroi në emisionin “Opinion”, që emitohet në TV Klan. Ahmeti pyetjes së gazetarit se a janë incizimet origjinale dhe autentike u përgjigj duke e pohuar këtë. Ai shtoi se për sa i përket funksionarëve të BDI-së që paraqiten në ato materiale të incizuara, secili do të përgjigjet për atë që ka bërë.

NDALESA PËR PUBLIKIM – PJESË E MARRËVESHJES

Që domethënë me 25 shkurt 2015, ishte pres – konferenca e fundit që i dedikohej kësaj teme, dhe hera e fundit që Gruevski i përmendi shërbimet e huaja. Ja edhe disa data të lidhura me ngjarjet, nga fillimi i hershëm i krizës:

  • Me 09.02.2015 lideri i LSDM-së, Zoran Zaev filloi me publikimin e materialeve të përgjuara, ose to ashtu quajtura “bomba”. Gjithsej “shpërthyen” 38 “bomba”.
  • Me 14.05.2015 u realizua edhe takimi i parë i liderëve.
  • Me 2 qershor të vitit 2015 në Përzhinë u arrit marrëveshja, ndërsa me 15 korrik edhe u finalizua.

Në marrëveshje qëndron:

Publikimi i materialeve shtesë të përgjimeve do të ndërpritet me kthimin e LSDM-së në parlament, të gjitha materialet që i posedon LSDM-ja ose cili do faktorë do t’i dorëzoj në Prokurorinë Publike për procedim urgjent të tyre.

 

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.