Si Mira “Dizel” la nën hije NATO-n

Foto: Printscreen kolazh

 

Nëse shihet sipas numrit të titujve në internet mediumet, deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska, hodhi poshtë të gjithë ngjarjet e ditëve të fundit. Deputetja e njohur në opinion si “Mira dizel”, tërësisht i minimizoi ngjarjet më të rëndësishme në shtetin tonë, siç janë: përdorimi zyrat i emrit të ri të vendit – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ngritjen solemne të flamurit NATO-s para Qeverisë. 

 

Shkruan: Zoran Andonovski

Opozita së pari akuzoi se deputetja e LSDM-së, Mira “Dizel# Stojçevska, e njohur për pagesën e shpenzimeve të larta rrugore, ka punësuar djalin në ELEM, dhe më pas dolën informacione se vëllai i saj është punësuar në REK Bitolla. Ditët në vijim, përsëri u plasua informacioni i ri i serialit “Mira diesel” – dhe se bashkëshorti Stojçevski, para një muaji është avancuar në pozitën e komandantin në Policinë e Pyjeve në Dellçevë”

Në rrjete sociale, me siguri të inspiruar nga kjo situate, janë shpërndarë shaka me humorin e dukshëm:

  •  Në shtypin e nesërm do të lexoni: Qeni i Mira Diesel është punësuar në policinë kufitare. 
  • Boneva nuk e ka ditur se djemtë e saj kishin blerë apartamente, deputetja Stojçevska nuk e ka ditur se djali është paraqitur në konkurs. E shihni se çka ndodh kur nuk komunikojnë prindërit me fëmijët? 
  • Në intervistë për punë: “Fëmija i kujt je ti? 
  •  Agjencia për Punësim të të afërmit të Mirës.

Zaev gjatë festimi, me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foli se kemi shpëtuar, se atdheu ynë ia doli, se është në rrugën e drejtë dhe se shkon ka progresi dhe ka zhvillimi i pandërprerë, dhe se na pret punë e vështirë muajt dhe vitet e ardhshme…

Por, “Mira Diesel” ishe më e zëshme se kryeministri. Ajo i “hodhi” poshtë të gjithë lajmet! Nuk dihet dhe nuk ka informacion e në festën para Qeverisë nuk ishin ish presidenti Branko Crvenkovski dhe shefi aktual i shtetit Gjorgje Ivanov.

Këto ditë Mira ka qenë Karleusha!

Nëse këtë Zaevit ia ka bërë PR i VMRO-DPMNE-së që të mund të minimzojnë efektin e ngjarjes: një bravo për to! Zave duhet t`ju ofrojë punë.

Nëse, e gjithë kjo ka qenë e rastësishme (të vjetrin thonë se asgjë nuk është e rastësishme), Zaev dhe LSDM duhet të hetojnë dhe të dinë se sa dëm ju bën “dizeli”, dhe jo vetëm për raste festive, por edhe te votuesit e nesërm.

Ndërsa zgjedhjet – në një mënyrë apo tjetër – po vijnë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.