Si ka punuar Kuvendi – çfarë skandali zbuloi revizori shtetëror?

Për pesë vite shuma për ndërtim dhe rinovim të Kuvendit është rritur për tre milion euro.

Në kontratën kryesore në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2015, janë nënshkruar madje gjashtë anekse me procedurë të negociatave, pa shpallur thirrje. Revizori për këtë veprim në lidhje me tenderin konstaton një sërë dobësish dhe veprimesh në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike.

 

Shkruan: Aneta Dodevska

(Revista ekonomike javore e “Portalb”)

 

Paqartësi në furnizimet publike, lëshime në regjistrimin e mjeteve dhe të obligimeve, mirëpo edhe në dy kontratat për shtimin, mbindërtimin dhe përshtatjen e ndërtesës së Kuvendit janë konstatuar nga revizorët shtetërorë, të cilët e publikuan raportin e ri për Kuvendin e RM-së, duke e analizuar llogarinë e buxhetit kryesor dhe llogarinë e buxhetit për donacione.

Revizioni i potencon kompensimet të cilat i marrin deputetët për përdorimin e automobilave privatë për qëllime zyrtare, e të cilat janë në vlerë prej 30% të çmimit të shitjes së një litri të benzinës, për kilometër të kaluar..

Revizioni konsideron se duhet të bëhet analizë e mënyrës së këtillë të kompensimit të shpenzimeve të deputetëve për përdorimin e automobilave privatë për qëllime zyrtare, në krahasim me shpenzimet reale. Në qoftë se konstatohen dallime të konsiderueshme, duhet të rishqyrtohet zgjidhja e këtillë ligjore, theksojnë revizorët

Kuvendi disponon me fond për libra, publikime, botime, gazeta të përditshme. Njësia kompetente për bibliotekë është dashur të mbajë evidencë, të bëjë përzgjedhje, klasifikim të fondit të librave.

Evidenca individuale e librave bëhet nëpërmjet aplikacionit softuerik pa mundësi për gjenerim të raporteve për numrin e përgjithshëm të librave ose për vlerën e tyre. Nga aplikacioni për evidencën e librave na u prezantua gjendja me librat që janë dhënë për shfrytëzim gjatë viteve 2010, 2011 dhe 2012, të cilat akoma nuk janë kthyer, mirëpo për shkak të mangësive të aplikacionit nuk ka u dha pasqyrë për numrin e përgjithshëm të librave të pakthyera, konstaton në mes tjerash revizioni dhe thekson se kjo mënyrë e menaxhimit të fondit të librave nuk është në përputhje me Ligjin për kontabilitet të buxheteve dhe të shfrytëzuesve të buxhetit.

Ky është vetëm një segment nga raporti i publikuar i revizorëve, i cili e analizon punën e shërbimeve të Kuvendit, në disa segmente: financa, furnizime publike, regjistrimi, gjendja e pronës së patundshme prej vitit 2015, thuhet në analizën ekonomike javore në “Portalb”

Efekti i përgjithshëm nga konstatimet e bëra është regjistrimi jo i plotë i mjeteve dhe i obligimeve, prona (toka) e paevidentuar, pasiguria në lidhje me vlerësimin e vlerës së fondit të librave të bibliotekës së Kuvendit, paqartësitë e konstatuara në procedurat për furnizime publike, theksojnë revizorët në raportin e ri të publikuar.

 

 MARRËVESHJE DHE ANEKSE PËR NDËRTIM DHE RINOVIM TË NDËRTESËS SË KUVENDIT

Revizioni shtetëror nën thjerrëz i vë edhe furnizimet publike dhe mënyrën se si janë realizuar ato. Sipas kontrollit të realizuar në vitin 2015 për blerjen e tonerëve janë harxhuar 70.600 еuro në bazë të kontratave nga vitet 2013, 2014 dhe 2015.

Konstatuam se me kontratat janë paraparë lloje të tonerëve që nuk janë blerë, ndërsa sasitë e tonerëve që blihen më shpesh, i tejkalojnë sasitë e përcaktuara në kontratat për vlerë prej 16.276 eurosh. Realizimi i kontratave respektohet sa i përket realizimit të vlerës së paraparë në kontratë pa e respektuar realizimin e sasive,  thuhet në raportin e revizionit.

Revizorët  i analizojnë edhe kontratat për shtimin, mbindërtimin dhe përshtatjen e objektit të Kuvendit.

“Realizimi i punëve bëhet në bazë të dy kontratave nga ofertuesi i njëjtë. Vlera e punëve që duhet të realizohen është 12,7 milionë euro me TVSH të përfshirë, në afat prej dy vitesh nga fillimi i punëve”, thuhet në raportin e revizorëve, ku megjithatë thuhet se përveç kontratës kryesore në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2015, janë nënshkruar madje gjashtë anekse me procedurë të negociatave, pa shpallur thirrje. Revizori për këtë veprim në lidhje me tenderin konstaton një sërë dobësish dhe veprimesh në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike.

Sipas revizorëve, çmimi prej vitit 2010, kur është nënshkruar kontrata e parë, e deri në fund të vitit 2015, është rritur për më shumë se 3 milionë eurosh, prej 12.700.000 në 15.700.000 еuro, shkruhet në analizën ekonomike javore në Portalb.mk.

Kështu, në krahasim me kontratën e parë, njëri nga anekset e nënshkruara për ofrimin e garancisë për cilësinë e realizimit të kontratës, për shkak të anekseve të nënshkruara për vazhdimin e afatit për ndërtim, praktikisht ofron garanci e cila nuk paraqet 10% të vlerës së shtuar të kontratës, por është 10% e vlerës së kontratës kryesore. Me këtë rast, për njërin nga anekset për blerje të pajisjeve dhe instalimeve elektrike, është dashur të realizohet furnizim i veçantë.

Për pagesën e obligimeve në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2015, realizuesit të punëve i janë paguar gjithsej 16,3 milionë euro, nga të cilat pothuajse 2 milionë euro në vitin 2015, thuhet në raport.

Vlera e kontratës së dytë është 3,6 milionë euro. Në një pjesë të procedurave janë konstatuar dobësi.

Me mënyrën e cila është zgjedhur, sipas të cilës të dyja procedurat janë realizuar si të pandara, nuk u bindëm se është siguruar konkurrencë e plotë në këto procedura.

Përgjatë revizionit, nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit janë miratuar obligime për të punësuarit për ndjekjen e realizimit të kontratave konkrete, gjegjësisht të atyre që janë nënshkruar deri në qershor të vitit 2016.

Në bazë të kontrolleve të realizuara, për arsye të ndryshme, Kuvendi ndaj furnizuesve për periudhën prej vitit 2010 deri në fund të vitit 2015 ka pasur borxh prej 3,1 milionë eurosh, prej të cilave 62 për qind janë obligime për periudhën prej katër vitesh (prej vitit 2010 deri në fund të vitit 2014).

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.