Si caktohen dënimet në Republikën e Maqedonisë?

Foto: pixabay.com

Sansksionet e caktuara, dënimi me burg, dënimi në para – gjoba ose ndonjë lloj tjetër i masave alternative të caktuara nga gjykata përkatëse për vepra penale të kryera, ekzekutohen kur vendimi me të cilin është caktuar dënimi do të hyjë në fuqi dhe kur nuk do të ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e të njëjtit për shkak të parashtrimit të çfarëdo lloj ankese ligjore. Procesi është urgjent dhe e realizon gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve. 

Sanksionet e caktuara, dënimi me burg, dënimi në para – gjoba ose ndonjë lloj tjetër i masave alternative të caktuara nga gjykata përkatëse për vepra penale të kryera, ekzekutohen kur vendimi me të cilin është caktuar dënimi do të hyjë në fuqi dhe kur nuk do të ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e të njëjtit për shkak të parashtrimit të çfarëdo lloj ankese ligjore. Procesi është urgjent dhe e realizon gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve. 

 

Shkruan: Sashe Dimovski

 

Sipas dispozitave të ligjeve maqedonase për procedurë penale dhe ekzekutim të sanksioneve, gjykimeve dhe vendimeve hyjnë në fuqi kur nuk mund më tej të hidhen poshtë ankesat ose kur nuk janë të lejuara ankesat. Nëse nuk parashtrohet ankesë ose palët heqin dorë nga ankesa, vendimi bëhet i zbatueshëm me skadimin e afatit për ankesë.

Gjykata kompetente për ekzekutimin e sanksioneve është gjykata sipas vendbanimit/vendqëndrimit të personit të dënuar. Sipas Ligjit për ekzekutim të sanksioneve, gjykata e shkallës së parë është e detyruar që ta kryejmë menjëherë, dhe më së voni në afat prej tre ditësh kur vendimi hynë në fuqi. Procedura për referimin e të dënuarve në burg është urgjente.

Gjykata për ekzekutimin e sanksioneve është e detyruar që të ndërmerr të gjithë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e dënimit me burg menjëherë pas pranimit të vendimit ekzekutiv, ndërsa më së voni në afat prej tetë ditësh pas pranimit të tij.

Procedura për ekzekutimin e të gjithë gjykimeve në pjesën e dënimeve e udhëheq gjykatësi për sanksione, person të cilin duhet ta ketë çdo gjykatë themelore. Ai mes tjerash vendos për:

•  referencë për dhënien e dënimit me burg; 

• zvarritje të vuajtjes së dënimit me burg; 

• ndërprerje të vuajtjes së dënimit dhe hyrjen në fuqi ndalesën për vuajtje të dënimit me burg;

•  vjetërsia e ekzekutimit të dënimit ose ndalesa për vuajtjen e dënimit për shkak të vdekjes së personit të gjykuar, informon gjykatën përkatëse për shkak të marrjes së vendimit të duhur; 

Gjykata për ekzekutim të sanksioneve është e detyruar që të ketë qasje ndaj ekzekutimit të sanksioneve menjëherë pas marrjes së vendimit. Gjykata, në rastin kur i gjykuari nuk u paraqit në ekzekutimin e dënimit me burg në ditën e caktuar, menjëherë do t’i jep urdhër Ministrisë së Punëve të Brendshme për arrestim të personit të gjykuar, po ashtu, do të kërkojë që përderisa personi i gjykuar fshihet ose gjendet në arratisje, organi të nxjerr ose lëshon urdhër arresti për gjetje të personit të gjykuar për të vuajtur dënimin me burg të caktuar.

 

AKTI DREJTUES

Personit të gjykuar personalisht i dorëzohet akt drejtues në të cilën është shënuar dita kur duhet të paraqitet në ndërtesën e përcaktuar të burgut. Me aktin drejtues personi i gjykuar paralajmërohet se përderisa nuk paraqitet në ditën e caktuar, në burg do të futet me forcë.

Personi i gjykuar prej momentit të marrjes së aktit drejtues për shkuarjen në burg deri me datën kur është shënuar akti për fillim të realizimit të dënimit duhet të ketë më së paku tetë ditë, më së shumit 13 ditë kohë. Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve me dorëzimin e aktit drejtuese personit të gjykuar njëkohësisht njofton edhe burgun për ditën se kur i dënuari duhet të paraqitet. Nëse personi i gjykuar, në pajtim me aktin drejtues, nuk paraqitet në ditën e caktuar për kryerjen e dënimit me burg, burgu për duke mos e zgjatur do të njoftoi gjykatësin për ekzekutim të sanksioneve.

 

KËRKESA PËR SHTYRJE TË VUAJTJES SË DËNIMIT

Personi i dënuar i cili gjendet në liri mund me lutje të shtyjë fillimin e vuajtjes së dënimit me burg, nëse:

1. Gjenden në mjekim mjekësor prej ndonjë sëmundje më të rëndë akute ose varësie;

2.  Ka pasur rast vdekje ose sëmundje më të rëndë në familjen e ngushtë të personit të gjykuar;

3. Shtyrja është e nevojshme për shkak të ekzekutimit ose përfundimin e punëve urgjente të papërfunduar ose punë sezonale, ose punë të shkaktuara për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore ose ndonjë fatkeqësi tjetër, ndërsa në familje personi i gjykuar nuk ka forcë tjetër punëtore;

4.  Personi i gjykuar është i detyruar që të kryejë punën e caktuar të cilin e ka filluar, dhe për shkak të moskryerjes së asaj pune do të kishte dëm më të madh të dukshëm;

5. Shtyrja e dënimit kur personit të gjykuar i duhet për shkak të përfundimit të vitit shkollor ose për kalimin e provimeve për të cilët është përgatitur;

6. Së bashku me personin e gjykuar është gjykuar edhe partneri ose anëtarë të tjerë familjar, ose nëse ndonjëri prej tyre po vuan dënim, dhe me arrestimin e të gjithë këtyre personave për shkak të vuajtjes së dënimit do të rrezikohej mirëmbajtja e pleqve, personave të sëmurë ose anëtarë të mitur në familje, ose do të vinte në pikëpyetje ekonomin normale të familjes;

7. Gruaja e gjykuar, fëmija i të cilët është më e vogël se një  vjet, ose është shtatzënë, dhe deri në lindje nuk kanë mbetur edhe tre muaj ose

8. Është e nevojshme që personi i gjykuar në kohët të caktuar të kujdeset për edukimin e ruajtjen e fëmijëve ose për përkujdesjen e personave të dobët për të cilët është e detyruar që të kujdeset, sipas mendimit të organeve për mbrojtje sociale në komunën në të cilën fëmijët ose ato personave kanë vendbanim ose vendqëndrim. 

Kundër vendimit të marr me lutje për shtyrje të fillimit të vuajtjes së dënimit me burg, personi i gjykuar dhe prokurori publik përkatës kanë të drejtë për ankesë deri te këshilli penal në gjykatën kompetente për kryerjen e sanksioneve në afat prej tre ditësh deri në ditën e pranimit të vendimit të shkallës së parë.

Ankesa zhvat ekzekutimin e dënimit. Këshilli penal është i detyruar që të merr vendim pas ankesës në afat prej tre ditësh pas pranimit të ankesës. Shtyrjen e fillimit të ekzekutimit të dënimit me burg mund ta caktojë edhe gjykata përkatëse për vendosje par kërkesës për përmirësimin e procedurës penale (Gjykatën themelore), të parashtruar në shërbim të personit të gjykuar, me kërkesë për rishkrim të jashtëzakonshëm të një vendimi përfundimtar (Gjykata e Lartë) dhe me kërkesë për ndryshim të dënimit me burg në dënim me para, nën kushte të parapara me ligj.

 

EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME BURG MUND TË SHTYHET: 

 

  • Përderisa zgjat sëmundja, gjegjësisht mjekimi, nëse shtyrja kërkohet për shkak se personi i gjykuar gjendet në mjekim për shkak të ndonjë sëmundje më të rëndë akute ose varësia.

Për shkak të arsyes specifike (hospitalizim për shkak të sëmundjes së rëndë akute ose varësisë0 Ligji lejon lutje për shtyrjen e fillimit të ekzekutimit të dënimit mund ta vuaj partneri i tij, familjar nga gjaku në linjën e parë, prindi adoptues, fëmija i adaptua, vëllau, motra ose kujdestari. Personi i gjykuar të cilit i është shtyrë vuajtja e dënimit për këtë shkak është i detyruar që në çdo 30 ditë të dorëzojë fakt të vlefshëm për gjendjen e tij shëndetësore. 

  • Më së voni për tre muaj, nëse shtyrja kërkohet për shkak të vdekjes ose ndonjë sëmundje në familjen e afërt të personit të gjykuar; nëse shtyja është e nevojshme për shkak të ekzekutimit ose përfundimit të punëve urgjente përgjysmë ose sezonale, ose punë të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ose ndonjë fatkeqësie tjetër, dhe në familjen e të dënuarit nuk ka forcë të mjaftueshme punëtore; nëse shtyrja kërkohet për shkak se personi i gjykuar është i detyruar që të kryejë një punë të caktuar të cilën e ka filluar tashmë, dhe për shkak të mos kryerjes së asaj pune do të ketë dënim më të madh; dhe nëse është e nevojshme që personi i gjykuar për kohë të caktuar të kujdeset për edukimin dhe ruajtjen e fëmijëve ose kujdesin e personave të pafuqishëm për të cilët është i detyruar t’i kryejë, sipas mendimit të organeve për mbrojte sociale në komunën në të cilën fëmijët ose ato persona banojnë ose kanë vendqëndrimin.
  • Pas kryerjes së vitit shkollor nëse shtyja personit të gjykuar i është e nevojshme për shkak të përfundimit të vitit shkollor ose
  • Gjashtë muaj nëse shtyrja personit të dënuar i është e nevojshme për shkak të provimeve për të cilët është përgatitur;

 

 

BURIME:


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .