Shumica e qytetarëve paguajnë participim mjekësor

Foto: Wikipedia

Në Programin parazgjedhor “Jetë në Maqedoni”, LSDM dha edhe premtimin në vazhdim:

Do të sigurojmë mjekim pa pagesë për të gjithë personat e siguruar. Për këtë qëllim, do të shfuqizojmë participimin për mjekim në spital. 

[Burimi: LSDM – Jetë në Maqedoni (faqe 226), data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Partia qeverisëse LSDM në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 në programin e saj partiak dha premtimin se do të shfuqizojë çdo lloj participimi për mjekim spitalor në gjashtë muajt e parë – gjë që deri më tani nuk  është realizuar.

Bëhet fjalë për rreth 200 mijë pacientë, të cilët përgjatë vitit për shkak të problemeve shëndetësore duhet të mjekohen në spital duke shfrytëzuar shërbimet më shumë se një ditë.

Sipas Raportit të fundit vjetor (faqe 24) të Fondin për sigurim shëndetësor në RM (FSSH )në vitin 2017 në mjekim spitalor janë ekspozuar mbi 212 mijë qytetarë, me çka mesatarja e qëndrimit në spital ka qenë 5,36 ditë. Vlen të theksohet se numrat kanë rend të rënies prej vitit 2009 dhe në raport me numrin e përgjithshëm në spitale dhe në raport me mesataren e qëndrimit për çdo pacient. Por, për nga FSSH në vitin 2017 ka ndarë 14,6 miliard denarë ose rreth 238 milion euro.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev në deklaratën e dhënë para disa ditësh, participimin të cilin e kanë paguar këto 212 mijë pacient për mjekimin e vet spitalor ka arritur rreth 400 milion denarë, që është e barabartë me 6,5 milion euro, edhe pse në mediume u transmetua numri 7,6 milion euro.

Përgjithësisht prej participimit për mjekim spitalor dhe deri më tani janë liruar vetëm pensionerë, pensioni mujor i të cilëve është nën 12.600 denarë. Për këtë flitet edhe në Programin e Qeverisë për vitin 2018, në të cilin thuhet se programi po realizohet me mjete financiare me vlerë prej 48 milion denarësh ose rreth 780 mijë euro.

Ky Program në seancën e Qeverisë në maj të këtij viti u ndryshua dhe u plotësua, ndërsa me ndryshime, edhe përkrah pensionistëve, prej participimi lirohen edhe personat deri në 18 vjeç që vijnë prej familjeve që shfrytëzojnë ndihmë sociale.

Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuar Programi për ndryshime dhe plotësime të Programit për sigurimin e mjeteve për mjekim spitalor duke mos paguar për pjesëmarrje (participim), me të cilin përkrah pensionistëve përfshinë edhe personat në moshë deri 18 vjeç të familjeve që shfrytëzojnë ndihmë monetare sociale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018thuhet në kumtesën e seancës.

Nuk mundën të gjejmë të dhëna se për sa fëmijë që vijnë nga këto familje bëhet fjalë, por përgjithësisht, marrëse të ndihmës sociale janë rreth 30.000 mijë familje.

Pasi që premtimi i LSDM-së ka të bëj me lirimin prej participimi gjatë mjekimit spitalor për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë edhe pse është premtuar se kjo do të ndodh në 180 ditët e para të ardhjes së LSDM-së në qeveri, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” ky premtim nuk është realizuar. 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.