Shtesa për personat me nevoja të veçanta është rritur 20 përqind (e plotësuar me REAGIM dhe me PËRGJIGJE të Redaksisë)

Foto: pxhere.com

(Pas publikimit të kësaj analize, në reaksionin e “Vërtetmatësit” arriti reagimi i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale të cilën e publikuam në tërësi nën shkrimin. Nën këtë reagim, është edhe përgjigja e redaksisë së “Vërtetmatësit”)

 

Do të rritet  shume  e mjeteve për mbrojtjen e personave me nevoja të veçanta për 50%. 

 [Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 216); data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të rritet shuma e mjeteve për mbrojtjen e personave me nevoja të veçanta për 50 përqind”Ky premtim i LSDM-së është dhënë në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në suaza të “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në gjashtë muajt e parë” (faqe 216), nëse është edhe Programin për punën e Qeverisë (2017-2020) në faqe 11, vetëm se aty nuk është specifikuar afati për realizim por vetëm thuhet se do të realizohet përgjatë mandatit. Deri më tani (01.04.2019) pothuajse pas dy vitesh prej zgjedhjes së Qeverisë së udhëhequr të LSDM (31.05.2017), ky premtim është pjesërisht i realizuar. 

Më saktë, në fund të tetorit të vitit të kaluar janë bërë ndryshime ligjore me të cilët është rritur shtesë e veçantë të cilët e marrin me nevoja të veçanta, por jo për 50 përqind siç është premtuar, por rreth 20 përqind.

Këto ndryshime ligjore Kuvendi i miratoi me 24 tetor 2018 dhe sipas tyre shuma e vërtetuar me shtesë të veçantë prej 4.202 denarë rritet në 5.021 denarë. Prindërit e vetëm të cilët kanë fëmijë me nevojat të veçanta me penga fizike ose mentale ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në 26 vjet, në vend të 6.303 denarëve do të marrin shumë prej 7.531 denarë. Për prindërit e pasiguruar, të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në para, të cilët kanë fëmijë me nevoja të veçanta deri në 26 vjet, shtesa rritet prej 5.252,50 denarë në 6.276 denarë.

Ndryshimet ligjore të përmendura janë publikuar në Gazetën zyrtare (nr. 198) me 31 tetor të vitit 2018, hynë fuqi më vonë.

Përndryshe, një vit më parë, me ndryshime ligjore të bëra në nëntor të vitit 2017, fëmijëve me nevoja të veçanta ju mundësua që me automatizëm të vazhdojnë të realizojnë të drejtat (shtesa e veçantë dhe mjekim papagesë) edhe pas moshës 26 vjeçare.

Duke pasur parasysh se sipas afatit për realizim të premtuar në Programin Zgjedhor, mjetet për mbrojtjen e të drejtës së kësaj kategorie të qytetarëve duhej të rriteshin për 50 përqind më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017, ndërsa deri më tani janë rritur vetëm rreth 20 përqind, premtim e vlerësojmë pjesërisht të realizuar. 

 

BURIME:

 


 

36 përqind e mjeteve është rritur për mbrojtjen e personave me pengesa për gjysmë mandati në Qeveri

 

(Reagimi i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale  – 02.04.2019)

 

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale reagon në pretendimet të cilët i shpërndanë “Vërtetmatësi” se personat me pengesa nuk kanë marr rritjen e premtuar. MPPS punon në pajtim me programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore në të cilën thuhet se do të përmirësojë sistemin e mbrojtjes dhe se do të rris shumën e mjeteve për mbrojtje të të drejtave të personave me nevoja të veçanta për 50% në periudhën e mandatit të saj (faqe 11). Edhe pse, Qeveria është në gjysmë mandatit, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është afër realizimit të kësaj përqindje. Prej vitit 2016 deri në vitin 2019 Buxheti për persona me pengesa është rritur për 36%. Në vitin 2016 janë realizuar gjithsej 1.009.784.679, ndërsa në vitin 2019 në buxhetin për këtë qëllim janë paraparë 1.373.600.140 denarë.

Ajo çka duam të potencojmë është se rritja e mjeteve në para në buxhetin e MPPS-së për persona me pengesa nuk duhet të matet përmes transfereve të drejtpërdrejta deri te përdoruesit final, por edhe përmes zhvillimit të shërbimeve dhe lehtësimit të qasjes deri te mjetet në para.

Me reformën sociale realizimi i të cilës varet prej votimit të deputetëve në Kuvend zgjerohen ato ekzistuese dhe lejon lehtësime të reja për personat me pengesë. E drejta për pengesa po zgjerohet edhe për personat me pengesa intelektuale, përderisa shtesa për kompensim të pagës për kohe pune të shkurtuar për prindin i cili kujdeset për fëmijë me pengesa rritet në 50% prej pagës neto mujore.

Lartësia e ndihmës minimale të garantuar rritet për 0,5 koeficient, për nenin e parë nëse është person me pengesa, gjegjësisht për koeficient 0,2 për çdo person tjetër në familje me pengesa, por më së shumti për tre nene, gjegjësisht merret shumë më e madhe e mjeteve. Njëkohësisht kompensimi për pengesa nuk llogaritet si e hyrë gjatë realizimit të ndihmës minimale të garantuar.

Me reformën sociale përfshihet edhe shtesa – e ashtuquajtur kompensim i vazhdueshëm për prindër, i cili është kujdesur për fëmijën me pengesa deri në moshën 26 vjeçare, i njëjtë që nuk shfrytëzon shërbim të mbrojtjes sociale familjare (vendosje në institucion), i cili nuk është punësuar dhe nuk shfrytëzon të drejtën e pensionit, pas përmbushjes së moshës 62 vjeçare të gruas, gjegjësisht 64 vjeçare të burrit.

Këtë vit për herë të parë do të zhvillohet shërbimi për anulimin e kujdesit i cili do të sigurojë kujdes afatshkurtër të anëtarëve të varur të familjes për shkak të afateve, pushimit dhe kënaqjes së nevojave personale dhe profesionale të anëtarëve në familje të cilët kujdesen për to, gjë që është pjesë e Ligjit të ri për mbrojtje sociale.

Po ashtu duam të potencojmë se në vitin 2019 disa herë rritet norma buxhetore për procesin e deinstitucionalizmit dhe arrijnë shifrën 89 milion denarë, ndërsa në të njëjtën janë përfshirë edhe fëmijët e rritur. janë siguruar mjete shtesë edhe nga Banka Botërore për zhvillim të shërbimeve prej 31,6 milion denarë. Vitin e kaluar MPPS për herë të parë siguroi normë buxhetore për procesin e deinstitucionalizuar dhe arriti vlerën 29,1 milion denarë.

Për financimin e Programit të Organizatave nacionale invalidore dhee Kryqin e Kuq në vitin 2019 janë rritur mjetet gjithsej deri në 70 milion denarë.

Në prill të vitit të kaluar janë bërë hapat e parë për vendosjen e shërbimeve sociale të individualizuara në bashkësi, kur për herë të parë në vend u soll shërbimi për asistencë personale për persona me pengesa më të lehta ose më të rënda dhe për persona tërësisht të verbër të financuar prej Buxhetit të MPPS, me çka u ndanë 17,5 milion denarë. Këtë vit shërbimin do ta shfrytëzojnë gjithsej 200 persona me pengesa në gjithë vendin dhe për të njëjtin në Buxhet janë paraparë 25 milion denarë.

Përkrah shërbimit asistencë personale e cila përfshihet edhe si e drejtë ligjore, do të përfshihet edhe shërbimi ndihmës në shtëpinë e cila ishe caktuar për persona me pengesa intelektuale dhe me pengesa të kombinuara, si dhe për persona të vjetër dhe të paaftë të cilët nuk munden vet të kujdesen për veten, dhe nuk kanë ndihmën e duhur prej familjes.

Si mbështetje të familjeve biologjike të cilët kanë fëmijë me pengesa u rrit shuma e lartësisë së të drejtës së tatimit shtesë për 15%, gjegjësisht prej 4.202 me 5.021 denarë. Po ashtu prindërit e vetëm të cilët kanë fëmijë me nevoja specifike me pengesa fizike ose zhvillim mental ose pengesa të kombinuara deri në 26 vjet në vend të 6.303 denarë do të marrin shumë prej 7.351 denarë. Për prindërit e siguruar, të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale dhe ndihmës ekzistues në para, të cilët kanë fëmijë me nevoja të specifike deri në 26 vjet, shtesa rritet prej 5.252,50 denarë në 6.276 denarë.

Po ashtu ka filluar edhe aplikimi i asistentëve të arsimit dhe personal në mësimdhënie të cilët ju mundësojnë mbështetje fëmijëve me pengesa në procesin arsimor. Përmes masave aktive për punësim – Programi për punë komunale përgjatë vitit akademik 2017/2018, duke filluar prej 1 tetorit 2017 deri me 1 qershor të vitit 2018 u angazhuan gjithsej 140 asistent mësimdhënës në 18 komuna në shtet.

Në vitin e ri shkollor 2018/2019, ky numër është rritur me pjesëmarrjen e 34 komunave dhe 300 asistentëve në mësimdhënie.

Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale në vitin 2017 u paraqit nevoja për mendim e konsiliumit dhe shkuarjes në 3 mjek për realizimin e të drejtës për kompensimin në para për ndihmë dhe kujdes prej personit tjetër. E drejta për kompensim në para dhe dhe kujdes për personin tjetër, shtesa për mobilitet, verbëri dhe shurdhim po realizohen pa marr parasysh lartësinë e të hyrave të personit i cili ka nevojë, ndërsa kompensimi për kohën e punës së shkurtuar të prindërve dhe personave me pengesa po realizohet pa marr parasysh moshën e personit. Përderisa e drejta për shtesë të veçantë deri në 26, me automatizëm kalon në të drejtë për ndihmë dhe kujdes te personit tjetër. Me ndryshime ligjore është siguruar kohë pune me afat të shkurtuar për prindërit me fëmijë me pengesa të vazhdojë edhe pas 26 viteve.

Me respekt,

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale 

 


 

Ne vlerësojmë premtimin zgjedhor të LSDM me afat për realizimin deri me 30.11.2017

 

(Përgjigje e redaksisë me rastin e reagimit të MPPS – nga redaksia “Vërtetmatësi” – 02.04.2019)

 

“Vërtetmatësi” tashmë tetë vite i ka analizuar premtimet zgjedhore të partive politike (në nivel lokal dhe central) pavarësisht partisë e cila është në qeveri dhe gjithmonë e bën këtë me qasje objektive dhe pa tendecë.

Në rastin konkret për tekstin që reaguat, nuk është bërë vlerësimi i përgjithshëm i reformës sociale, por premtimit zgjedhor të LSDM-së, se do të rritë shumë e mjeteve për mbrojtje të të drejtave me nevoja të veçanta për 50%”, dhënë në Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 216)me afat për realizim gjashtë muaj nga mandati i qeverisë”. Që do të thotë premtimi është dashur të realizohet deri me 30.11.2017, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjidh me 31.05.2017.

Në reagimin tuaj, Ju thirreni në afatin të cilin e ka dhënë qeveria në Programin e saj (periudha përgjatë mandatit), flisni përgjithësisht për reformën social për personat me pengesa dhe theksoni se: “Qeveria është në gjysmë mandati. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është afër realizimit të kësaj përqindje (50%). Prej vitit 2016 deri në vitin 2019 Buxheti është caktuar për personat me pengesa është rritur për 26%. Në vitin 2016 janë realizuar gjithsej 1.009.784.679 denarë, ndërsa në vitin 2019 në buxhet për këtë qëllim janë paraparë 1.373.600.140 denarë”. 

Por, ne vlerësojmë premtimi zgjedhor të LSDM-së me afat për realizim deri me 30.11.2017. Në afatin konkret ka kaluar, deri atëherë mjetet për mbrojtjet të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, nuk janë rritur për 50%. Për aq sa është e njohur, një rritje e tillë nuk është bërë në vitin 2018.

Përsëri, sipas verifikimit tonë, në fund të tetorit të vitit 2018 janë bërë ndryshimet ligjore me çka është rritur shtesa e veçantë të cilën e marrin fëmijët me nevoja të veçanta për rreth 20 përqind. Më saktë, sipas këtyre ndryshimeve ligjore, të cilët Kuvendi i ka miratuar me 24 tetor të vitit 2018, shuma e verifikuar e të drejtës së shtesës së veçantë prej 4.202 denarë rritet në 5.021 denarë…

Dhe kjo u shkrua në tekst. Edhe pse ka skaduar afati për realizimin e premtimit të dhënë të LSDM: “do të rritet shuma e mjeteve për mbrojtjen e personave me nevoja të veçanta për 50%”, (30.11.2017), duke pasur parasysh se është rritur shtesa e veçantë për personat me pengesa (pavarësisht se kjo është bërë në vitin tjetër – 24.10.2018), duke vlerësuar, janë bërë aktivitet në raport me rritjen e të drejtës së personave me nevoja të veçanta, themi se premtimi është “pjesërisht është realizuar”. Po të duam të jemi më të ashpër, vlerësimi do të ishte “i parealizuar”, sepse, të përsërisim, afati për realizim ka skaduar që në vitin 30.11.2017. 

Në reagim potenconi se “rritja e mjeteve në para në buxhetin e MPPS është caktuar për persona me pengesa në zhvillim nuk duhet të mater përmes transfereve të drejtpërdrejta deri te shfrytëzuesit final, por edhe përmes zhvillimit të shërbimeve dhe lehtësimit të qasjes deri te mjetet në para” dhe njëkohësisht theksoni se MPPS ka realizuat dhe mjetet e tjera në drejtim të shërbimeve më cilësore për personat me nevoja të veçanta.

Për informacionin tuaj, “Vërtetmatësi” në periudhën e kaluar në disa kthesa vlerësoi premtimet e Programit zgjedhor të LSDM në pjesën e politikës sociale, më konkretisht për personat me nevoja të veçanta, të cilat kanë të bëjnë me masat për të cilat në reagimin tuaj thekson se i keni realizuar.

Ashtu për shembull, me 22.06.2018 është publikuar teksti se: është mundësuar orari i shkurtuar i punës për prindërit me fëmijë me pengesa pa marr parasysh moshën, me 18.07.2018 është publikuar teksti për sjelljen e asistentëve personal (janë marr masa për ndihmë të personave me pengesa fizike), ndërsa me 27.03.2019 është publikuar teksti se “shtesa për personat me nevoja të veçanta vazhdon me automatizëm pas moshës 26 vjeçare”.

Me respket,

Redaksia e „Vërtetmatësi“

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.