Shpenzimet rrugore mbeten mjete legale për korrupsion

Hari Lokvenec, Foto: META

 

Vendimi i Kuvendit rreth zvogëlimit të mjeteve për kompensim në emër të shpenzimeve rrugore të deputetëve dhe ndryshime e mëparshme të ligjit, janë vetëm kozmetik – pa ndryshime thelbësore, rezultati final i të cilit do të jetë shpenzim i madh dhe joreal i Buxhetit në emër të shpenzimeve rrugore të deputetëve

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Deputeti i LSDM-së në Kuvend në RM-së, Hari Lokvenec dha deklaratë në lidhje me shpenzimet rrugore të deputetëve në të cilën ka një të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin:

Për 30 përqind ulëm shpenzimet për udhëtim, me çka përmbushëm premtimin parazgjedhor 

[Burimi: Telma/Lajme, data: 28.08.2018]

 

 

Kundërspin: Deputeti i LSDM-së,Hari Lokvenec, duke folur për vendimin e ri me të cilin është mundësuar të ulen shpenzimet rrugore për deputetët jashtë Shkupit, të cilët në punë vijnë me veturë personale, parë formalisht, flet të vërtetën.

Është e saktë se shpenzimet rrugore janë ulu për 30 përqind, është e saktë se me disa rregulla, siç është pagesa rrugore se mund të kryhet nëpërmjet kartelës bankare, do të ulen keqpërdorimet. Është e saktë edhe se me vendimin për marrjen me qira të apartamentit, Kuvendi do të ndajë 500 euro neto, është hapur edhe një mundësi për kursim të mjeteve për këtë qëllim… E gjithë kjo është e saktë, por bëhet fjalë për të parit formal të punëve, dhe jo në thelb.

Bëhet fjalë për një vendim ligjor dhe nënligjor, i cili mundëson shfrytëzimin e mjeteve të mëdha nga Buxheti, gjegjësisht të buxhetit të Kuvendit dhe i cili është shfrytëzuar më së paku 12 vitet e fundit për një lloj korrupsioni legal të deputetëve, sepse kishte shembuj me të cilët deputetët e caktuar morën rreth 20 mijë euro në vit në emër të shpenzimeve rrugore.

E gjithë kjo bëhet e mundur me ligj, në të cilin dispozita për shfrytëzimin e shpenzimeve rrugore ka qenë e formuluar kështu:

Kompensimi i mjeteve për shfrytëzimin e veturave personale për shërbime zyrtare – deri me vlerë i cili sipas kilometrave të kaluar nuk mund të jetë më i madh se 30% se çmimi i shitjes së një litër vaji veturash i cili shfrytëzohet. 

Me vendimin e Kuvendit prej vitit 2006 kjo dispozitë ligjore zbatohet ekskluzivisht: lexohet pragu u lartë prej 30 përqind, nuk ka kontroll funksional të llogarive për naftë, të llogarive për pagesa rrugore dhe kontrolle nëse me të vërtetë deputetë udhëton me veturën e tij. Kështu, arrihet deri te shumat e mëdha dhe të paarsyeshme prej qindra dhe mijëra eurosh në vit në emër të shpenzimeve rrugore për deputetët.

Prej kur opinioni kuptoi se edhe përbërja e re e Kuvendit edhe në vitin 2017 dhe 2018 ka vazhduar me praktikën e njëjtë dhe se një pjesë e deputetëve të LSDM-së marrin shuma të mëdha (më parë në pozitën e partisë opozitare fuqishëm kritikonte këtë mënyrë kur bëhej fjalë për VMRO-DPMNE-në), LSDM u gjend në pozitë të palakmueshme, andaj pas disa arsyetimeve të pabaza, në vet fillimin e vitit 2018, duhej të ndërmerrte diçka. Pas disa tensioneve disa mujore dhe marrëveshjeve mes partive politike pjesëmarrëse në Kuvend u miratuar zgjidhja e “Solmonit” – shpenzimet rrugore do të ulet prej 30 përqind për kilometër të kaluar nga çmimi i naftës, në 20 përqind. Prej kur ligji u miratua përgjatë verës, deputetët dje votuan edhe dy vendime. Një është për qiranë e apartamenteve, ndërsa i dyti, ishte për miratimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërtime, është operacionalizim i vendimit ligjor.

Parë nga një kënd i numrave, bëhet fjalë për ulje prej 30 përqind, gjegjësisht një të tretën e pagimit të shpenzimeve të deritanishme. Por, çka nënkupton kjo në thelb?

Kjo do të thotë se, për shembull, deputetit Hari Lokvenec prej Prilepi, deri më tani i janë paguar 15 mijë euro në emër të shpenzimeve rrugore, tani ai do të merr 10 mijë. A është e dukshme ulja prej 5.000 eurosh? Po. Por a janë 10 mijë të mara si shembull, numra real për mbulimin e shpenzimeve dhe amortizimin e veturës? Jo. Kjo edhe më tej është mbi shumën reale për mbulimin e shpenzimeve rrugor e dhe amortizimin e veturës, sepse as nuk është harxhuar aq naftë, as që është amortizuar aq shumë vetura për një vit që të mund të mbulohet me atë shumë.

Për këtë, kjo shumë, ajo përqindje e ulur prej 30 në 20 përqind për kilometër të kaluar edhe më tej mund të konsiderohet si mjet legal për korrupsion të deputetëve në Kuvendin e RM. Por nuk janë vetëm ato. Ky vendim ligjor ka të bëj me të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emërtuat në shtet.

Në një tekst të tij kushtuar kësaj teme në janar të vitit 2018, dha shembuj me numra të cilët janë tregues të shumave reale.

Prej këtu, parë formalisht, deklaratën e Lokvenecit (dhe deklaratat e ngjashme të deputetit të LSDM, Tomisllab Tuntev për të njëjtën çështje), është e vërtetë. Por, parë në thellësi, vendimi i Kuvendit dhe ndryshimi paraprak i ligjit, janë vetëm për kozmetikë – pa ndryshime thelbësore, rezultati final edhe më tej do të jetë shpenzim i madh dhe joreal i parave prej Buxhetit në emër të shpenzimeve rrugore të deputetëve.

Pikërisht për këtë deklaratën e Lokvenec e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.