Shkupi me park të ri lojërash, ndoshta në vitin 2018!

PROJEKT: NDËRTIMI I PARKUT TË LOJËRAVE

Përshkrim i projektit: Nëpërmjet partneritetit publiko-privat, Qyteti i Shkupi do të gjej partner privat, i cili do të ndërtoj Parkun e lojërave në Shkup

( Vlera e projektit: 8 milion euro. Afati: 2013-2015)

Arsyetim:

Ky premtim është nga programi zgjedhor i kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski (faqe 9) e quajtur “Zgjedhja ime” dhe deri më tani nuk është realizuar.

Kjo temë është punuar në “Vërtetmatës” ( VMRO-DPMNE: Rindërtim për parkun e lojërave në Shkup) pas premtimit të dhëna nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski me 15.06.2011 informoi që Qyteti do t’i ketë parkun e lojërave nën koncesion vendor apo  të huaj të cilët do ta ndërtojnë dhe do të menaxhojnë me atë në periudhë prej 30 vitesh.

Atëherë u konstatua që ky premtim për ndërtimin e Parkut të lojërave në Shkup është jo konsekuent.

Nga atëherë në programin zgjedhor “Zgjedhja ime” është vendosur sërish ky premtim me ndryshim që parku do të ndërtohet me partneritet publiko privat.

Mediumet me 30.11.2015 informuan që Qyteti i Shkupit do të ndërtoj park lojërash me vlerë prej 6,5 milion euro.

Ndërtimi do të filloj vitin e ardhshëm dhe do të zgjas deri në vitin 2018 dhe do të ndërtohet në vendin e të vjetrit. Do të jetë me sipërfaqe prej 24 mijë metra dhe do furnizohet me pajisje për adrenalinë, fëmijë dhe familjare.

Me këtë do të bëhet ndryshim i plotë i pajisjeve të vjetra , numri më i madh i të cilave nuk janë ndryshuar, rindërtimi i fundit i Parkut të lojërave është bërë në vitin 1973. Ndërtimi i parkut të ri të lojërave përfshinë hyrjen dhe objekt për blerjen e biletave, shitore për suvenire, zyrë administrative. Tualete dhe xhveshtore për të punësuarit. Në hapësirën e jashtme do të ndërtohen shitore për ëmbëlsira, ushqim, tualete publike dhe objekt i mbyllur në formë të një skeleti, tha Slobodanka Aleksandra-VMRO-DPMNE.

Këtë vendim e përkrahën edhe këshilltarët e LSDM-së

Për këshilltarët opozitarë, ideja për parkun ka mund të realizohet shumë më herët, kur para disa viteve kanë propozuar që qyteti me parat e tij të ndërtoj dhe të menaxhoj me të, dhe të mos e jep nën koncesion. Sipas Dragi Davçevski nga LSDM, në qoftë se do të ishte pranuar oferta e tyre, Parku do të ishte tani më 2 vite në funksion. Opozita e përkrahu idenë për ndërtim, por vlerëson që në këtë moment qyteti ka prioritete në fusha tjera  dhe objekte kapitale ku duhet të investohet, sepse gjatë kohe janë premtuar, por nuk  janë realizuar.

Në faqen e  Qyteti të  Shkupit është hapur procedurë për “Furnizimi, transporti dhe montazhi i pajisjeve të parkut të lojërave”-Shkup me datë 21.03.2016.

II.1.1) Vlera e llogaritur pa TVSH: 109.217.850,00 den.

Sipas marrëveshjes ofertë duhet më së voni të arrij me 04.04.2016 në ora 13.00.

Pas kërkimit në internet dhe në agjencitë e lajmeve nuk mund të gjendet  lajme nëse ofertat janë të ofruara dhe kur do të kjo do të ndodh. Nuk ka informacione edhe për atë as në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit.

Më herët mediumet shkruan që po të ndërtohet vendimit ideor të arkitektëve Kliment Patçev, Filip Koneski, Boris Jurmovski, Marjan Dimiq dhe Boris Georgiev, ndërsa parashihnin edhe qendër edukative multimediale për Hënën, trupat qiellor dhe astronominë. Parku do të përbëhet nga pjesa administrative,pajisje të reja për zbavitje dhe për vozitje në përputhshmëri me standardet evropiane të sigurisë, objekte për shërbim me ushqim dhe pije, për shitje të suvenireve, pjesë e mbyllur për të luajtur, parking.

Duke marrë parasysh që katër muaj pas shkeljes së afatit përfundimtar për realizim (2015)i paraparë në Programin e Trajanovskit, projekti është ende në fazën e procedurës së prokurimit, ndërsa duke marrë parasysh edhe paralajmërimet  për ndërtim që Parku i lojërave duhet të filloj të ndërtohet gjatë vitit 2016 dhe të jetë gati në vitin 2018, këtë premtim e vlerësojmë si jo konsekuent dhe  si të parealizuar.

 Vërejtje:

Këtë temë “Vërtetmatësi” e ka analizuar në prill të vitit 2014, si projekt nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së (2011-2015) “Manifest për reforma dhe zhvillim” (faqe 137), i cili atëherë u vlerësua si “i parealizuar”. Për rikujtim, partia në pushtet në Programin me të cilin doli në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2011, premtoi “ Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, nëpërmjet modeleve të partneritetit publiko privat, do të mundësojmë rindërtim të tërësishëm të Parkut të lojërave në Shkup në park bashkëkohor për zbavitje me shumë përbërje të reja atraktive, të cilat, përpos për qytetarët e vendit, do të jenë atraktive edhe për vizitorët nga vendet fqinje“. Në periudhë prej tre viteve (2011-2014) qyteti ka pas disa tentime të dështuara të jep nën koncesion ndonjë investitori i cili do të investonte në ndërtimin e këtij parku.

 

Linqe:

Vlerësuar nga: Vlado Gjorçev

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.