Shkupi me “Festival të luleve”

Festivali i luleve u organizua për herë të tretë në parkun e qytetit të Shkupit Foto: printscreen

 Projekt: Festivali i luleve

Përshkrim i projektit: Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me NP “Parqe dhe gjelbërim”,  do të organizojë Festivalin e luleve në kuadër të zbukurimit dhe përpunimit të pjesës së dytë të parkut të qytetit. Në këtë aktivitet do të merr pjesë NP “Parqe dhe gjelbërim”, kompani dhe përfaqësues nga vendet e rajonit që merren me kopshtari. Si rezultat i organizimit të këtij festivali  do të përpunohet pjesa e mbetur e parkut, do të bëhet edukimi i të punësuarve në NP “Parqe dhe gjelbërim”, do të shkëmbehen kulturat me vendet e Evropës dhe do të bëhet vendosja e legjendave prej druri në parkun e qytetit (prejardhja, lloji, mosha, zakoni dhe të ngjashme). (Afati: viti 2014

 

ARSYETIM

“Festivali i parë i luleve” u mbajt në maj të vitit 2014. Kjo është një prej premtimeve të realizuara të kryetarit të Komunës së Shkupit Koce Trajanovski, të dhënë në programin e tij zgjedhorë “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë”, (në pjesën aktivitetet komunale, përmisim i shërbimeve komunale dhe pastërtia publike, faq. 24), me të cilën doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në 17 dhe 18 maj të vitit 2014, në pjesën e dytë të parkut të qytetit, afër “Parkut”, u mbajt Festivali i parë i luleve, me moton: “Dëgjoje ngjyrën”. Mediumet informuan se organizatori i këtij manifestimi është NP “Parqe dhe gjelbërim”, ndërsa sponsor gjeneral është qyteti i Shkupit.

Qëllimi i këtij manifestimi sipas organizatorit, është që të promovohet kultivimi i luleve, të rinjtë të mësojnë diçka më shumë, ndërsa Shkupi të fitojë epitetin, qyteti i lulëzuar. Ideja vjen prej festivalit të luleve që mbahet në Talin.

Festivali i luleve filloi me paradën e luleve në të cilën morën pjesë rrethë 500 fëmijë, të cilët filluan prej sheshit “Maqedonia” dhe u drejtuan kah parku i qytetit. Janë organizuar punëtori të ndryshme për të treguar se si duhet të mbjellen lulet dhe si duhet të përkujdesemi për to, si të bëhet një buqetë lulesh dhe si të bëhen skulptura prej luleve. 

“Festivali i dytë i luleve”, zyrtarisht u hap me 16.05.2015. Në parkun e qytetit dhe përgjatë dy ditëve (16 dhe 17 maj) vizitorët kanë pasur mundësinë t’i shijojnë vazot me lule, të edukohen dhe të zbaviten në vend të hapur. Festivalin e hapi kryetari i komunës Trajanovski i cili u shpreh se kanë për qëllim që Shkupin ta bëjnë qytet të luleve.

“Festivali i tretë i luleve” në Shkup u mbajt me 14 dhe 15 maj të këtij viti nën moton “1000 lule për Shkupin”. Në hapjen zyrtare, kryetari i komunës Trajanovski mes tjerash, tha:

Festivali i luleve në Shkup është manifestim tradicional i qytetit, në të cilin festohet për lulet, gjelbërimin, natyrën dhe shoqërimin në ambient të hapur. Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me NP “Parqe dhe gjelbërim” edhe këtë vit organizuan festivalin e luleve pikërisht në stinën kur, për shkak të kushteve të mira të motit, njerëzit kohën më të madhe e kalojnë në ambiente të hapura, për të zbukuruar tarracat dhe kopshtet e tyre duke mbjellë lule të reja dhe gjelbërim të ri. 

 

BURIME:

 

 Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.